• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tunelet e Hamasit: Sfida për ushtrinë izraelite

Kompleksi i tuneleve të gërmuara nga Hamasi e vendos para problemeve të mëdha ushtrinë izrealite në rast të një pushtimi me trupa tokësore të Rripit të Gazës. Ata e vështirësojnë edhe më shumë luftën urbane.

08:19 : 25/10/2023
në BOTA

Sfidat më të mëdha që priten për ofensivën e pritshme tokësore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës ndodhen nën tokë: sistemi i tuneleve të Hamasit militant. Organizata që kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania dhe vende të tjera si organizatë terroriste ka në dorë më gjasë rrjetin më të madh të tuneleve në botë – sisteme në përmasa të tilla të krahasueshme gjenden vetëm në Korenë e Veriut. Për shkak të qindra kilometrave tunele shtohen vështirësitë për ushtrinë izraelite në Rripin e Gazës, shkroi para pak ditësh, John Spencer nga Akademia Ushtarake e SHBA, West Point në një artikull. “Kompleksi i zgjeruar nëntokësor është një problem me shumë të panjohura, për të cilat nuk ka zgjidhje perfekte.” Në tërësi ky rrjet, sipas raportimeve e llogaritjeve përbëhet nga 1300 tunele me një gjatësi prej 500 km. Disa tunele madje kanë një thellësi 70 metra, shumica janë dy metra të thellë dhe dy të lartë.

Ekspertët janë të mendimit, se 200 pengjet e marra nga Hamasi pas sulmit terrorist më 7 tetor janë futur në tunele. Këta shërbejnë sipas të dhënave edhe për depozitimin e armëve, artikujve ushqimorë, ujit, gjeneratorëve, karburanteve dhe pajisjeve të tjera. Po ashtu ekspertët janë të mendimit, se edhe drejtues të Hamasit fshihen në këto tunele. Ata do t’i vështirësojnë luftimet edhe pa to shumë të vështira në Rripin e Gazës me një dendësi të madhe popullsie. “Tunelet u lejojnë luftëtarëve të lëvizin të sigurtë dhe të lirë mes disa pozicionesh luftuese”, është i mendimit Spencer. “Me këtë ata neutralizojnë avantazhet e Izraelit në lidhje me taktikën, armët, teknologjinë dhe organizimin.

Tunel i Hamasit - dy ushtarë të Hamasit qëndrojnë në këmbë me maska dhe armë në dorë
Tunel i HamasitFotografi: Ashraf Amra/AA/picture alliance

Ushtria izraelite ndodhet para vështirësive jo vetëm për shkak të abuzimit të Hamasit me civilët dhe pengjet duke i përdorur si “mburoja njerëzore”, duke bërë që të mos dallohen qartë objektivat ushtarake dhe civile. Por sipas të drejtës ndërkombëtare kjo është e parashikuar, thotë për DW, Mike Martin, ekspert për psikologjinë e zhvillimit të luftës në Kings College në Londër. Izraeli i bëri thirrje para disa ditësh popullsisë në Gaza të largohet për sigurinë e saj në jug të vendit.

Por një luftë e tillë ka problemet tipike të zonave urbane. Sipas Martin luftimet në këto zona zhvillohen në tre dimensione. “Qëllohesh nga lart, pra nga ndërtesat e larta, natyrisht edhe nga nëntoka. Dhe nëse e shkatërron një ndërtesë ajo kthehet në rrënoja, në të cilat dikush mund të fshihet shpejt dhe të kundërgodasë.” Sipas tij terreni urban është më i vështiri për një ushtri.

Lexo edhe:

NATO bie dakord për një program gjigant armatimi

Bajram mes luftës dhe urisë, nuk ka festë për palestinezët në Gaza

Kërkim i vështirë

Fillimisht tunelet nëntokësore ishin ndërtuar për të sjellë mall nga Egjipti në Rripin e Gazës për shkak të bllokadës dhe më vonë të kontrabandohej mall edhe përmes Gazës dhe Izraelit. Pas forcimit të përpjekjeve për përgjim me dronë dhe aparate spiunazhi nga pala izraelite, Hamasi investoi gjithnjë e më shumë zgjerimin e rrjetit të tuneleve. Por vetëm pas operacionit ushtarak në vitin 2014, ushtria izraelite zbuloi përmasat e vërteta të tuneleve të Hamasit. Izraeli reagoi duke krijuar një bllokim nëntokësor përgjatë kufirit me Rripin e Gazës për të penguar që tunelet e Hamasit të hynin deri në Izrael.

Nuk është e lehtë lokalizimi i tuneleve, por ka mundësi të zbulimit të tyre me ndihmën e radarëve dhe mënyrave të tjera termike apo sinjaleve akustike. Por shpesh edhe nga faktorët njerëzorë, raportoi organizata “Rand Corporation” në vitin 2017. Për shembull, kur sinjali i telefonit të një luftëtari të Hamasit nuk ndiqet dot më, për shkak të futjes në një tunel.

Kufiri mes Izraelit dhe Rripit të Gazës
Fotografi: JACK GUEZ/AFP/Getty Images

Lufta nëntokësore

Në të shkuarën janë përdorur në tunele gazi lotsjellës dhe mjete kimike, sipas Daphne Richemond-Barak, një nga ekspertet më të njohura në botë në këtë fushë, autore e librit “Lufta nëntokësore”. Por këto metoda me gjasë sot janë ilegale. Ka gjasa që tunelet të bombardohen. Izraeli i ka të ashtuquajturat bomba kundër bunkerëve, që mund të futen thellë në tokë. Por Rripi i Gazës është një nga zonat me dendësi më të lartë popullsie në botë, 40 km i gjatë dhe 6 deri në 14 km gjerësi me popullsi 2,2 milionë vetë. Edhe nëse Izraeli e di ku janë tunelet, specifikat e Rripit të gazës e bëjnë shumë të vështirë bombardimin, ndoshta edhe të pamundur. Izraeli zotëron edhe të ashtuquajturat bomba precizioni, për të qëlluar tunelet apo për t’i bërë të papërdorshëm, raporton “Rand Corporation”. Por përdorimi i tyre nuk e ka sjellë rezultatin e dëshiruar.

Një sfidë tjetër për ushtrinë izraelite: Lufta në tunele është më e vështira. Nën tokë është errësirë dhe ftohtë. Zhurmat si ajo e breshërisë së armëve janë më të forta se mbi tokë, përdorimi i armëve trazon dheun duke krijuar pluhur. Tunelet po ashtu mund të jenë minuar. Në të shkuarën ushtarët izraelitë hynin në tunel pasi forcat speciale e kishin dhënë dritën e gjelbër të sigurisë. Nga viti 2014 ushtria izraelite angazhon njësi speciale të ushtrisë për luftën në tunele. Ata kanë trajnuar në ambient fizik ose virtual këtë lloj lufte. Këto njësi mbështeten edhe nga robotë dhe qen të stërvitur.

Përgatitje për ofensivë tokësore? Trupa izraelite dhe tanke në kufi me Rripin e Gazës
Përgatitje për ofensivë tokësore? Trupa izraelite dhe tanke në kufi me Rripin e GazësFotografi: Jim Hollander/newscom/picture alliance

Suksesi i pasigurtë

Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë përgatitje për një luftë tunelesh, si ato të ushtrisë izraelite, është shprehur, John Spencer nga Akademia Ushtarake amerikane, një nga themeluesit e grupit ndërkombëtar për zhvillimin e luftës nëntokë. Ekspertja tjetër, Daphne Richemond-Barak po ashtu pjesë e grupit themelues ka dyshime. “Izraeli duhet të zhvillojë një operacion të gjatë e zgjeruar nga ajri dhe toka për të shkatërruar këtë infrastrukturë nëntokësore”, shkroi ajo për gazetën britanike “Financial Times”. Sipas saj, ushtria mund të shkatërrojë tunelin, ta përmbytë apo ta mbyllë. Por kjo do të ishte e vështirë sidomos në një ambient urban. Ky operacion mund të zgjaste me muaj. “Madje edhe në një skenar të tillë, që do të shkaktonte kosto të papërfytyrueshme njerëzore, nuk ka gjasë që të shkatërrohet i gjithë rrjeti i tuneleve në Rripin e Gazës”, thekson Richemond-Barak.

Edhe Mike Martin, ekspert në Kings College, e shikon tunelin si një sfidë të jashtëzakonshme. “Me teknikën e radarit dhe zbardhjen sizmike tunelet vërtet zbulohen”, thotë ai në bisedë me DW, por aparati i shërbimit inteligjent izraelit ka dobësitë e veta. Martin kujton fillimin e shkallëzimit të situatës në Lindjen e Afërt. Një sulm të përmasave të tilla ata nuk e parashikuan, thotë Martin duke iu referuar sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor me më shumë se 1200 viktima. “Kjo të tregon se ka disa pika të dobta. Më duket se Izraeli me këto dobësi nuk e di si Hamasi do ta mbrojë Rripin e Gazës dhe cilat janë planet e ardhshme. Mund të vendosësh disa pikëpyetje mbi informacionet izraelite.”/Dw

Etiketa: gazehamasluftetuneleushtria izraelite

Lajme të lidhura

BOTA

NATO bie dakord për një program gjigant armatimi

20:40 : 05/06/2025
BOTA

Bajram mes luftës dhe urisë, nuk ka festë për palestinezët në Gaza

20:32 : 05/06/2025
BOTA

Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë

18:48 : 05/06/2025
AKTUALITET

Artan Hoxha: Një shqiptar nga Fieri u kap duke u shitur kokainë ushtarëve në luftën Rusi-Ukrainë

22:14 : 03/06/2025
BOTA

Hamas dhe Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për vrasjet e civilëve

21:09 : 03/06/2025
BOTA

Britania përgatitet për luftë! Starmer paralajmëron një epokë të re të përgatitjes ushtarake

17:20 : 02/06/2025
Para

Lufta Izrael-Hamas/ Analiza e CNN: Kërkesa për naftë e gaz do të arrijë kulmin deri në vitin 2030

TË GJITHA

Fitoi trofeun europian, klubi londinez shkarkon trajnerin

18:32 : 06/06/2025

“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen nga partnerja pas “Ferma VIP”

18:28 : 06/06/2025

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, makina përfundon në kanal

18:14 : 06/06/2025

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

17:58 : 06/06/2025

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

17:56 : 06/06/2025

Fat dhe sukses! Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

17:41 : 06/06/2025

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com