• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ “Gjyshi hajdut” bën kërdinë me vjedhje në Tiranë, gjykata e liron se është i moshuar

20:55 : 24/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Një i moshuar është kthyer në tmerrin e qytetarëve dhe bizneseve në Tiranë, pasi brenda një kohe të shkurtër ka bërë mbi 15 vjedhje.

Autori quhet Lilo Skëndo, 77 vjeç, dhe është cilësuar si “gjyshi hajdut” për shkak të moshës së madhe. Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua një qytetare, e cila tregon se në datën 12 tetor 2023, ka qenë te një lokal-pastiçeri te zona e Xhamllikut në së bashku me djalin. Pas saj ka shkuar një i moshuar, i cili bën disa lëvizje dhe i merr nga çanta portofolin. Personi e fut portofolin në xhup dhe më pas ngrihet dhe largohet nga lokali. Qytetarja thotë se kishte 50 mijë lekë të vjetra që do blinte ilaçe, kartën e identitetit, të bankës dhe mjete të tjera.

Qytetarja i serviri Fiks Fare videon e kamerave të sigurisë, ku personi duket i moshuar. Në kokë mban kapele dhe është i veshur me të zeza. Ai afrohet te tavolina pas denoncueses, me veprime të ngadalta por të sakta, ai merr portofolin dhe e fut brenda xhaketës. Më pas, pa u vënë re, ngrihet nga karrigia dhe lehtë-lehtë del nga lokali.

Denoncuesja thotë se ka shkuar te Komisariati Nr.4 në Tiranë dhe i kanë thënë se ky person s’e ka herën e parë, por procedohet dhe më pas lirohet nga gjykata për shkak se është i moshuar. “Po nëse do të vriste, a do ta lironin” thotë qytetarja, ndërsa saktëson se kërkon që personi të ndalojë pasi ka parë shumë njoftime për vjedhje të ngjashme. “Dikush ta ndalojë, s’ka asnjë mjet ky shtet për ta frenuar atë” pohon ajo, ndërsa bën apelim që dikush të merret pasi është kthyer në një shqetësim.

Pas ankesës, Fiksi bëri një kërkim të thjeshtë në internet dhe rezulton se autori është konsideruar si “gjyshi hajdut” dhe është kthyer në tmerrin e shumë personave dhe bizneseve. Në rrjete sociale janë me dhjeta video të “gjyshit hajdut” që futet dhe vjedh ku të mundet; në restorant, lokale, shtëpi, klinika …

Gazetarët e Fiksit interesohen te Komisariati i Policisë Nr.4, se çfarë masash janë marrë. Punonjësit thonë se personi në fjalë ka shumë denoncime dhe është arrestuar dhe ndaluar disa herë. Por, ai është liruar nga prokuroria dhe gjykata për shkak të moshës. Punonjësit thonë se nuk e kanë gjetur pasi ai s’ka një adresë fikse dhe “me vjedhjet jeton”. Fiksi shkon sërish te Komisariati, kësaj herë për të pyetur se ku jeton dhe banon ky person. Madje, pyesin nëse ka apo jo familje që mund të kujdeset për të. Punonjësi i sportelit kontakton me inspektorin e zonës, i cili i thotë se “Lilo Skëndo s’ka një adresë fikse” dhe aktualisht është shpallur në kërkim policor.

Redaksia e Fiks Fare i bëri një kërkesë për informacion Drejtorisë së Policisë së Tiranës se sa herë është proceduar, ndaluar apo arrestuar Lilo Skëndo dhe çfarë masash do merren për të ndaluar këto vjedhje.

Lexo edhe:

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

“Në lidhje me kërkesën Tuaj, mbi ankesën e disa qytetarëve, të shoqëruara me video, ku duket një i moshuar që kryen vjedhje në disa biznese, në dëm të qytetarëve në vende të ndryshme të qytetit të Tiranës, ju bëjmë me dije se nga ana e Komisariateve të Policisë, në juridiksion të Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë janë regjistruar 15 raste të vjedhjeve të subjekteve të ndryshme nga shtetasi Lilo Skëndo. 15 raste janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Tiranës, në ngarkim të shtetasit Lilo Skëndo. Pas konsultimeve me Prokurorinë, ky shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për arsye të moshës së madhe që ka” përfundon policia, pa iu përgjigjur pyetjes se çfarë masash do të merren për këtë person!

Komisariati i Policisë Nr.4, Tiranë

Fiksi –  Si kaluat?

Polici –  Si jeni, mirë?

Fiksi –  Desha të pyes për të plotfuqishmin e zonës desha ta takoj. Për një rast vjedhje që është bërë.

Polici –  Ku banon ti?

Fiksi –   Unë jam në rrugë të Elbasanit, por po pyes për një kushërirën time. Ka denoncuar këtu para një jave për një vjedhje aty te Pastiçeri T….

Polici –  Ka bërë kallëzim. Po. Aaaa për çfarë ishte ajo?

Fiksi –   Për një vjedhje…

Polici –  Portofol? Po! Nuk e kanë kapur atë se e di unë. Lilo Skëndo është ai hajduti. Është një burrë i vjetër nja 80 vjeç.

Fiksi –   A di si është muhabeti duhet dokumenti se lekët ja bëjmë hallall. Në qoftë se ka mundësi të paktën të kthejë portofolin me dokumente, se i ka me kartë identiteti me të gjitha. E morëm vesh ça tipi është. Ai është bërë viral.

Polici –  Më dëgjo. Zonja ka bërë kallëzim. Unë ta shpjegova për kulturë, se po ta kishim gjetur, kapur Lilon këto në sekondë do kishin marrë zonjën në telefon. Po Lilo është një plak që fle poshtë urës. Ai Lilo është 78 vjeç. Ai Lilo që i ka vjedhur portofolin asaj. Po ai 20 herë është kapur, 20 herë ka dalë. Atë punë bën, se është pa familje, pa asnjë gjë.

Fiksi –  Po si u liroka ky.

Polici –  Tani mos na kërko llogari pse i liron gjykata miku im. Unë po të flas, ne si polici bëjmë punën tonë me hajdutin. Është hajdut ordiner. Unë e kam njohur atë ditë që ma tregoi ajo zonja në telefon dhe e njohin të gjithë oficerët e tjerë. Dhe po ta kapin, se ia shpjegova asaj zonjës 300 milionë herë dhe më dëgjo miku im se nuk është as i pari, vjedh kaq e aq lekë. Lekë! Dhe kur ti kapë policia e sjell këtu. Ne nuk shtiem fall këtu.

Fiksi –  Se s’janë pak …

Polici –  Ne na vjen keq edhe për 10 mijë lekë i miku im. Të dish procedurën, është bërë një kallëzim. Ka mbaruar puna, po të sqaroj kot unë. Nga kjo që bëhet kallëzim letrat referohen në prokurori. Kur ta gjejmë, kur ta kapim të njoftohet zonja të paraqitet në komisariat.

Fiksi –  Thjeshtë njoftohet?

Polici – Njoftohet zonja, në momentin që kapet të paraqitet në komisariat!

Etiketa: e lirongjykatagjyshihajduti moshuarLilo Skëndomoshen

Lajme të lidhura

RAJONI

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025
AKTUALITET

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

21:22 : 04/08/2025
RAJONI

Dënimi nga Gjykata, Dodik: Republika Sërpska do të hakmerret

15:24 : 03/08/2025
AKTUALITET

Kompeks pa leje në Dhërmi/ Policia “shpëton” Klaudio Rikon e “Olea”, arreston inxhinierin

12:13 : 03/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet hajduti “serial” në Durrës, vidhte vila, hotele e biznese/ EMRI

13:10 : 02/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

09:37 : 02/08/2025
Para

OKB bën thirrje për armëpushim në Gazë

TË GJITHA

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 87

13 vatra gjatë orëve të fundit në Shqipëri, 7 janë ende aktive

21:37 : 08/08/2025

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025

Bylis forcon skuadrën, firmos me talentin 18-vjeçar nga Mali

21:18 : 08/08/2025

Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër

21:05 : 08/08/2025

“Luftë” për ushqim në Gaza, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

21:00 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com