• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ardi Veliu njofton vartësit për largimin si kreu i AMP/ Çfarë fshihet pas vendimit?

10:36 : 23/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ardi Veliu ka njoftuar bashkëpunëtoret në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për largimin si kreu i këtij institucioni. Mësohet se ai ka zhvilluar një takim me vartësit, të cilëve u ka bërë me dije largimin e tij nga drejtimi i AMP.

Largimi i Veliut si drejtor i agjencisë u njoftua nga media javën e kaluar. Lidhur me këtë lëvizje foli në një emision televiziv të enjten mbrëmja dhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai tha se Veliu ka dhënë dorëheqjen pasi janë zbuluar përgjime të tij me banda kriminale.

“Dha dorëheqjen sepse është gjetur me Encrochat dhe SKYEÇ në kominikim me bandat më të rrezikshme. Por famëziu balla që i kërkon dorëheqjen është shimë më i regjistruar se ardi veliu në ato SKYEÇ dhe encrochat. E them me përgjegjësi të plotë. Ne jemi në këto kushte”, u shpreh Berisha.

Foto e treguar nga Berisha në emision

“Ja ku janë 3 telefonat e kriptuar të Ardi Veliut. Janë përdorur dhe nga Taulant Balla. Kanë pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri në ndërtesën e Këshillit të Ministrave. Më kanë thënë që kur përdor atë aplikacion, merr fund pjesa tjetër. Në Kryeministri ka pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri, këta telefona. Nga 8 mijë telefona të kriptuar, Kryeministria ka pasur përqendrimin më të lartë të tyre”, shtoi ai.

Një raportimi mediatik, pretendoi se arsyeja që Veliu dha dorëheqjen është “sepse emri i tij ka dalë në dosjen e sjellë nga Franca në mesazhet e SKYECC, në komunikime me trafikantë të ndryshëm, para zgjedhjeve të vitit 2021”.

Lexo edhe:

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

U filmua duke marrë ryshfet, arrestohet inspektori i policisë në Rinas

Nga Taulant Balla, kreu i Ministrisë së Brendshme – institucioni që ka nën varësi AMP, ka pasur një reagim lidhur me çështjen vetëm ditën e sotme. Ai konfirmoi se Ardi Veliu paraqiti te ai dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore këtë të hënë. Në një njoftim nga ministria e Brendshme, bëhet me dije se drejtimin e Agjencisë deri në fund në zgjedhjen e drejtuesit të ri do ta mbajë Dritan Dorda, Zv.drejtor i Përgjithshëm i AMP-së. Sipas të njëjtave burime, “Ardi Veliu do të vijojë të japë kontributin e tij, në një tjetër detyrë shtetërore”. Në njoftimin e MB bëhet edhe një bilanc i veprimeve të AMP nën drejtimin e Veliut.

Ndërkohë, vetë Ardi Veliu nuk e ka komentuar publikisht largimin si kreu i AMP, post që e ka mbajtur prej shtatorit 2022.

Më herët ai ka qenë zv.ministër i Infrastrukturës ndërsa ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në postim e kryepolicit, Ardi Veliu ka shumë dritëhije, ndërsa policia e drejtuar prej tij është përfshirë në ngjarje që kanë shkaktuar revoltë, si vrasja e Klodian Rashës apo përdorimi masiv i gazit helmues në protesta të ndryshme. Një tjetër episod i zi ishte gjatë një raportimi për një komision parlamentar, teksa u përpoq të denigrojë nënën e një adoleshenti që ishte dhunuar nga policia në zonën e liqenit, ndërsa vendi ishte në karantinë për shkak të COVID. Në vitin 2021, në një përgjim nga dosja e njohur si “Ndragheta”, ngrinte dyshime se në vitin 2017, Ardiu Veliu është korruptuar nga persona të lidhur me mafian italiane gjatë kohës që mbante detyrën e kreut të policisë së Tiranën.

Ndaj tij janë ngritur akuza të rënda nga opozita si në kohën kur drejtonte policinë ashtu edhe nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Etiketa: AMPardi veliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

U filmua duke marrë ryshfet, arrestohet inspektori i policisë në Rinas

12:16 : 15/10/2025
AKTUALITET

Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat MSSC, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni

12:13 : 13/10/2025
AKTUALITET

Kanabis dhe armë pa leje, arrestohet efektivi i policisë në Krujë

20:36 : 11/10/2025
AKTUALITET

Tregti me sende të vjedhura, lihet në fuqi dënimi me burg për shoferin e Ardi Veliut

16:28 : 10/10/2025
AKTUALITET

Skandali seksual në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve Dhurim Çenko

16:41 : 03/10/2025
Para

Fundi i tetorit sjell lumturi të papërshkrueshme për këto 3 shenja horoskopi

TË GJITHA

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025

Lulzim Basha paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja (Video)

16:18 : 30/10/2025

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025

Vrasja e Edmir Bregut/ Lihet në burg vëllai i deputetit të PS, Enea Kume. Në fuqi masa edhe për “Rrumin”

15:39 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com