• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një pjatë fasule do të jetë më e shtrenjtë se kurrë, pritet të shkojë 6 mijë lekë/kg

14:58 : 21/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Prodhimi i paktë i fasules këtë vit po i bën fermerët që ta shesin atë me çmimin më të lartë historik.

Përpara disa ditësh, në tregun e shumicës, një kilogram fasule trenare, u tregtua me 450 lekë/kg por fermerët paralajmërojnë që çmimi pritet të shtrenjtohet deri në 600 lekë/kg.

Shkak për prodhimin e ulët sipas tyre u bënë reshjet e shumta të shiut që vonuan procesin e daljes së fasules me një muaj.

“Nga shirat e tepërt që ranë, bishtaja mezi doli. Kur del aq me vonesë, përgjithësisht pas një muaji, dihet që prodhimi do të jetë i paktë. Nga rreth 8 dynimë që kam me fasule trenare, prodhimi i fasules këtë vit do të shkojë rreth 3 kuintalë/dyni. Nga prodhimi i paktë do shitet më shtrenjtë”, deklaron Fatmir Feretllari, një fermer nga fshati Kreshpanj i cili e kultivon këtë lloj fasuleje që prej vitit 1993 për shkak të cilësisë dhe rezistencës së saj.

Vitin e shkuar kjo fasule tregtohej me 250 lekë-300 lekë/kg.

Lexo edhe:

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

Por fasulja e kuqe e importuar nga Argjentina dhe ajo nga Turqia po konkurrojnë me çmime fasulen vendase.

Ilir Pilku, ekspert bujqësie, ndërsa ngre shqetësimin se po kthehemi në një vend importues edhe për produktet e traditës, thotë se këto fasule të importuara po shiten me rreth 100 lekë më lirë për kg.

Por sipas fermerëve, ndonëse në pamje ata ngjajnë me fasulen vendase, nuk kanë të njëjtat vlera ushqimore.

“Për shkak të rritjes së kostove, fasulja vendase po shitet 450 lekë/kg që t’i amortizojë ato. Vitet e fundit po importohen fasule nga jashtë dhe reklamohen sikur janë autoktone të zonës. Por ne nuk mund ta shesim aq lirë fasulen e vendit tani”, thotë Vladimir Malaveci, një banor nga Maliqi.

Vitin e shkuar ata u përballën me mbiprodhim ndërsa për prodhimin e paktë këtë vit fajësojnë qeverinë që nuk po i përkrah lidhur me orientimin e tregut.

/GazetaSi

Etiketa: 600 lekeArgjentinaCmimifasulepjateshtrenjtohetturqiavendase

Lajme të lidhura

BOTA

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025
BOTA

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

10:23 : 28/10/2025
BOTA

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, qytetarët në panik

22:29 : 27/10/2025
BOTA

Kryeministri britanik do të vizitojë Turqinë, çfarë pritet të diskutojnë dy liderët

16:25 : 26/10/2025
AKTUALITET

Shtrenjtohet ari në Shqipëri, shkon deri në 12 mijë lekë të reja grami

20:15 : 24/10/2025
BOTA

Turqia po forcon mbrojtjen ajrore, kërkon avionë bombardues “Eurofighters” nga Katari dhe Omani

15:45 : 23/10/2025
Para

Flakët u përhapën nga era e fortë, neutralizohet zjarri pranë dy banesave në Krujë

TË GJITHA

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com