• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ambasadorja Bodine: Nuk ekziston një mënyrë për ta larguar ushtarakisht Hamasin nga Gaza

08:15 : 21/10/2023
në BOTA

Lexo edhe:

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

Drejtorja e Institutit për Studimin e Diplomacisë në Universitetin Georgetown, Ambasadorja Barbara Bodine, thotë se opsioni ushtarak nuk është zgjidhja për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe se nuk është mënyrë për larguar Hamasin nga Gaza. Ajo thotë se e vetmja zgjidhje për rajonin është ajo diplomatike.

Amasadorja Bodine e cila ka shërbyer mbi 30 vjet në Shërbimin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara, kryesisht për politikat rajonale dhe çështjet strategjike të sigurisë në Gadishullin Arabik dhe Gjirin Persik dhe si ambasadore në Jemen në vitet 1997-2001, bisedoi me kolegun Ermal Mërtiri, rreth rolit jetik të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe hapave të ardhshëm të administratës së Presidentit Biden.

Zëri i Amerikës: Ambasadore Bodine, ju ia keni përkushtuar të gjithë karrierën tuaj këtij rajoni. Si e shikoni rolin e Shteteve të Bashkuara në konfliktin e tanishëm mes Izraelit dhe Hamasit?

Barbara K. Bodine: Mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë një rol të gjatë dhe jetik, në veçanti në këtë pjesë të Lindjes së Mesme dhe me Izraelin dhe aleatët tanë arabë. Dhe mendoj se do të vazhdojmë të luajmë një rol qendror. Por është e rëndësishme të kuptojmë se nuk do të jemi lojtarët e vetëm, se kjo do të jetë një çështje për të gjithë në rajon dhe lojtarët e tjerë globalë, për të ndihmuar që kjo të zgjidhet, të stabilizohet dhe për arritur paqe të vërtetë.

Zëri i Amerikës: Administrata e Presidentit Biden ka qëndruar deri më tani larg ndërmjetësimit të një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Izraelit dhe palestinezëve, dhe ka ndjekur atë që është quajtur diplomaci e qetë. A mendoni, pas zhvillimeve të fundit, se do të shohim një përfshirje të drejtpërdrejtë nga administrata e Presidentit Biden, ashtu siç kanë vepruar presidentët amerikanë në të kaluarën?

Barbara K. Bodine: Kemi patur një të dërguar të posaçëm që punon për çështjen palestineze dhe kjo administratë ka vazhduar të jetë e përkushtuar ndaj zgjidhjes mes dy shtete dhe për një paqe vërtet të drejtë dhe të qëndrueshme. Mendoj se do të vazhdojmë me diplomacinë e qetë. E di se kemi njerëz në Kajro dhe në Aman, në vendet e Gjirit, partnerët tanë, që gjithashtu po përpiqen që t’i afrohen një zgjidhjeje të drejtë. Do të ketë tashmë më shumë aktivitet. Do të ketë përqendrim më të madh për arsye të dukshme. Por nuk po ia fillojmë nga zero. Kjo është diçka që ka qenë në axhende dhe për të cilën është punuar.

Zëri i Amerikës: Zonja ambasadore, Izraeli pritet të fillojë një sulm tokësor në Gazë. A mendoni se opsioni ushtarak është zgjidhja për këtë konflikt?

Barbara K. Bodine: Mendoj se opsioni ushtarak është rrallë herë zgjidhja. Nuk e shoh se si do të jetë në këtë rast. Mendoj se nëse e dëgjuat me shumë kujdes Presidentin Biden në Izrael, ai gjithashtu po bënte disa paralajmërime. Nuk ka zgjidhje ushtarake dhe do të duhet të jetë një zgjidhje diplomatike. Ka patur disa mendime se ndoshta sulmi tokësor nuk do të fillojë, megjithëse nuk do të mbështetesha tek njëra apo tjetra mënyrë. Por qartësisht fushata me sulme ajrore nuk do jetë zgjidhja. Nuk ekziston një mënyrë për ta larguar ushtarakisht Hamasin nga Gaza. Dhe nuk ekziston vërtet një opsion, një zgjidhje afatgjatë për zhvendosjen me forcë të popullsisë së Gazës në jug. Pra, opsioni ushtarak nuk është zgjidhje.

Zëri i Amerikës: A mendoni se konflikti do të zgjerohet në rajon?

Barbara K. Bodine: Fatkeqësisht është përhapur tashmë, pasi ka aktivitet të shtuar përgjatë kufirit libanez me Hezbollahun. Pra, ka filluar të përhapet. Deri ku do të përhapet? Nuk e di. Dhe ky do të jetë absolutisht përqendrimi i përpjekjeve diplomatike, që të parandalohet përhapja, e cila nuk do të ishte në të mirë të Izraelit, nuk do të ishte në të mirë të palestinezëve, nuk do të ishte në të mirë të aleatëve dhe miqve tanë në rajon. Ky është si zjarri në pyje, është shumë i vështirë të përmbahet. Dhe ne duhet të punojmë, ashtu siç po punojmë me Jordaninë, Libanin, me Egjiptin, për të ndalur përhapjen.

Zëri i Amerikës: Gjatë dekadave të fundit, Izraeli dhe palestinezët i janë afruar një marrëveshjeje, vetëm për ta parë në vazhdim të dështojë. A është e mundshme një marrëveshje e qëndrueshme mes dy palëve? Dhe si mendoni se mund të arrihet kjo?

Barbara K. Bodine: Nëse do ta kisha patur zgjidhjen për çështjen e Izraelit dhe palestinezëve, do ta kisha ndarë me presidentin dhe me Departamentin e Shtetit. Është jashtë kontrollit, por nuk është e pashpresë. Siç thatë edhe juve, i janë afruar (zgjidhjes) disa herë dhe madje jashtëzakonisht afër. Disa herë. Dhe pastaj ka dështuar. Unë jap mësim për negocimin dhe u them studentëve të mi se të gjitha negociatat fillojmë me një dështim. Gjithnjë ka patur dështim përpara angazhimit, përndryshe do ta kishim zgjidhjen që në fillim. Pra, fakti që kanë dështuar nuk është shenjë dëshpërimi. Është realisht shenjë e një shprese të vazhdueshme se diçka mund të arrihet dhe që duhet të arrihet. Dhe mendoj se kjo luftë ka nënvizuar se duhet të ketë një zgjidhje të qëndrueshme diplomatike./Voa

Etiketa: Gazahamasizraellufteushtare

Lajme të lidhura

BOTA

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

13:52 : 08/10/2025
BOTA

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025
BOTA

Paqe në Lindjen e Mesme? Trump: Jemi afër, kemi një shans real

20:09 : 07/10/2025
BOTA

Tmerri i 7 Tetorit 2023: Izraeli pas dy vitesh luftë në Gazë

08:22 : 07/10/2025
BOTA

Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza

09:05 : 06/10/2025
AKTUALITET

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025
Para

Reshje shiu dhe stuhi ere, parashikimi i motit për ditën e sotme

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com