• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Te gjitha shkeljet e dosjes “Buka”, pse duhet hetuar Fezollari dhe Veliaj

20:31 : 20/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Ola Xama

Së fundi kemi dëgjuar lajme mbi një hetim të ri që Prokuroria e Posaçme ka nisur ndaj ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj për rolin që ka patur në privatizimin e shoqërisë “Buka” në kohën që ishte ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Nga ato faqe që kam lexuar në dosje, disa vendime gjykatash dhe reagimit që ka bërë ish-zv/Kryeministri Ahmetaj, kuptova se që nga viti 1996 kur u privatizuan 49% të kuotave të kompanisë “Buka” dhe deri në momentin që shteti mbajti vetëm 4.73% të aksioneve, zyrtarët e këtij vendi kanë patur si synim shitjen dhe asgjësimin e pasurive tona, pa parë asnjëherë interesin publik.

(Lexo edhe: Dosja Buka/ Roli i Erion Veliajt në skandalin e qendrës Emerald të Lirim Fezollarit)

“Ëndrra” për privatizimin e shumicës së paketës të shoqërisë “Buka”, bashkë me pronat e saj, është tentuar të pengohet nga një familje që zotëronte 6155 m2 tokë në zonën e lagjes “5 Maji”. Ligji detyron që vlera e pronës të kthehet si përqindje në aksionet e kompanisë që ka vendosur fabrikën si kompensim për pronarët e truallit.

Lexo edhe:

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

Qendra “Emerald” e Lirim Fezollarit në “5 Maj” iu vendos tra me pagesë banorëve, institucionet heshtin

Shteti në vitin 1996 i ndan 3.123% të aksioneve pronarëve dhe në vitin 2000 familja Myderizi nis një betejë ligjore për të kundërshtuar mënyrën e vlerësimit. Në vitin 2006 Gjykata e Apelit vendos t’i japë të drejtë dhe urdhëron institucionet përgjegjëse të bëjnë rivlerësimin.

Nga ky vit e deri në 30 janar 2014, kur Ahmetaj firmos urdhrin për privatizimin e aksioneve shtetërore, askush nuk lëviz dorën që të firmosë për rivlerësimin e pjesës takuese në shoqëri të familjes Myderizi me vlerë të drejtë, sipas urdhrit të formës së prerë të gjykatës.

(Lexo edhe: Dosja “Buka”/ Pse SPAK nuk sekuestron pronat e paligjshme të Fezollarit – Precedentët)

Ahmetaj cakton ekspertë për vlerësimin e paketës shtetërore të aksioneve dy persona: Silvana Gjikdhima dhe Emil Nova, të cilët zmadhojnë në 4.73% vlerën e aksioneve për familjen Myderizi me çmimet e tokës të vitit 1995, 16 euro/m2. Në një akt vlerësimi të ekspertit të kontraktuar nga familja Myderizi, vlera e tokës aty vlerësohet 260 euro/m2 kundrejt një vlere totale 1.65 milion euro, nga 106 mijë që ishte vlerësuar nga ekspertët e kontraktuar nga ministri.

Duke qënë se familja Myderizi nuk ka pranuar vlerësimin e aksioneve dhe nuk ka qënë asnjëherë me vullnet themeluese e kompanisë “Buka”, pasi toka i është zaptuar e më pas kthyer, bëhet ky ushtrim: 1.65 milion euro pjesëtim 6.3 milion euro (që ishte vlera e rivlerësuar e totalit të kapitalit të kompanisë), shumëzim 100. Nga kjo rezulton se familjes Myderizi i takojnë 26.19% e aksioneve në kompani dhe jo 4.73%.

(Lexo edhe: Historia e privatizimit mln euro. Si u favorizua Lirim Fezollari nga Ahmetaj e Cani)

Vlerësimi bazohet në vendimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2006, i mbështetur në vendimin e vitit 2001 të Gjykatës Kushtetuese që ka shfuqizuar VKM-në e vitit 1994 me të cilin kanë vlerësuar ekspertët e caktuar nga Ahmetaj. Në vitin 2003 Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të ri, i cili detyron vlerësimin për pronat ish-pronarëve të zëna nga shoqëritë tregtare mbi çmimet që përcakton Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ndryshimet u bënë në frymën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhej se dhe pse janë marrë si asete nga shteti, pronarët duhet të shpërblehen me një vlerë të drejtë.

Këto akte nuk u morën parasysh nga pala shtetërore dhe Lirim Fezollari bleu më 21 gusht 2015 45.97% të aksioneve shtetërore për 3.2 milion euro, mori në zotërim tokën, mori leje ndërtimi dhe ngriti qendrën tregtare “Emerald Mall”. Më 22 tetor 2015, Gjykata Administrative vendos shfuqizimin e urdhrit të ministrit Ahmetaj për privatizimin, vendim që është lënë në fuqi nga Apeli më 30 nëntor 2017. Në këtë kohë Ahmetaj ishte Ministër i Financave dhe Ekonomisë, por vendimin për anullimin e ankandit e merr 1 vit më vonë, më 8 nëntor 2018, 3 muaj pasi Bashkia Tiranë (8 gusht 2018) kishte dhënë lejen e ndërtimit.

(Lexo edhe: Dosja “Buka”/ Arben Ahmetaj sërish i pandehur. Nën hetim biznesmeni Lirim Fezollari)

Nga ky rast kuptojmë se të gjitha institucionet, si ato që kanë privatizuar dhe ndarë aksionet, si ato që nuk kanë zbatuar vendimet e gjykatave dhe kanë dhënë leje ndërtimi, janë në shkelje. Çështja nuk shtrohet nëse është mbrojtur interesi publik dhe sa para ka fituar shteti, sepse shteti në emër të fitimit nuk mund të grabisë pronat dhe të drejtat e askujt. Këtu në fakt e gjithë loja nuk ishte mbrojtja e parave publike, por shkrirja e fabrikës shtetërore të bukës me qëllim zhvillimin e modelit ekonomik të betonit: kulla dhe qendra tregtare!

(Lexo edhe: Dokumenti/ Ankandi u anulua, Lirim Fezollari i shiti vetes pronat e “Buka” sha)

Për këtë SPAK ka hetuar, dhe sipas dosjes, administron mesazhe të komunikimeve që z.Ahmetaj kishte me Lirim Fezollarin, privatizuesin e aksioneve. Brendinë e mesazheve dhe nëse ato e inkriminojnë apo jo e vendos gjykata. Megjithatë, Arben Ahmetaj për një gjë ka të drejtë: të mos hetohet vetëm ai, por dhe ata që kanë dhënë lejen në shkelje. Mbase nuk gjejnë gjë, por hetimet gjithëpërfshirëse i shërbejnë drejtësisë, llogaridhënies dhe transparencës!

*Marrë nga “FB” i autores

Etiketa: arben ahmetajDosja "Buka"Erion VeliajLirim Fezollari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Qendra “Emerald” e Lirim Fezollarit në “5 Maj” iu vendos tra me pagesë banorëve, institucionet heshtin

11:15 : 17/07/2025
AKTUALITET

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

20:06 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Hakmarrje” pasi mori “frenat” e Bashkisë? Manastirliu i shkarkon motrën Anuela Ristanit te Politekniku

13:36 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Bela punëmbaruara” merr në dorë frenat e bashkisë Tiranë

11:38 : 15/07/2025
AKTUALITET

Foto/ Parkimet private zaptuan sheshet e pallateve në mes të Tiranës, pse Rama e Veliaj mbyllën sytë

10:00 : 14/07/2025
Para

Hamasi liron gruan amerikane dhe vajzën e saj ‘për arsye humanitare’

TË GJITHA

Inteligjenca amerikane e konfirmon: Presidenti iranian u plagos në një sulm izraelit

14:58 : 18/07/2025

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

14:36 : 18/07/2025

Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Do të thyhet rekordi historik!

14:30 : 18/07/2025

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

14:29 : 18/07/2025

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

14:17 : 18/07/2025

24-vjeçarja shtatzënë: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për lë lypur

14:07 : 18/07/2025

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

13:54 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com