• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA-ja sanksionon 10 anëtarë të Hamasit dhe rrjetin financiar

17:07 : 18/10/2023
në BOTA

Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se kanë vendosur sanksione kundër një grupi prej 10 anëtarëve të Hamasit dhe kundër rrjetit financiar të grupit militant palestinez në Gazë, Sudan, Turqi dhe Katar, si përgjigje ndaj sulmit befasues ndaj Izraelit ku mbetën të vrarë më shumë se 1.000 njerëz dhe u rrëmbyen rreth 200 të tjerë.

Të sanksionuar nga Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Huaja janë anëtarët të cilët e menaxhojnë kuletën e investimeve të Hamasit, një lehtësues financiar me bazë në Katar, i cili ka lidhje të ngushta me regjimin e Iranit, një komandant i lartë i Hamasit dhe një këmbimore virutale në Gazë.

Irani është financuesi kryesor i Hamasit.Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, tha se “SHBA-ja po ndërmerr hapa vendimtar dhe të shpejtë për t’i goditur financuesit dhe lehtësuesit e Hamasit, pas sulmit të tij brutal dhe masakrës së pandërgjegjshme ndaj civilëve izraelit, përfshirë fëmijëve”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili mbërriti në Lindjen e Mesme të martën vonë për të shfaqur mbështetjen për Izraelin, është përpjekur t’i ulë tensionet në luftën përshkallëzuese mes Izraelit dhe Hamasit, por ato përpjekje kanë përjetuar pengesa të mëdha, posaçërisht pas një shpërthimi që ndodhi në një spital në Gazë të martën, ku u vranë rreth 500 njerëz.

Nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Financimin e Inteligjencës, Brian Nelson, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar për t’i hetuar kanalet e financimit të Hamasit dhe u bëri thirrje aleatëve dhe sektorit privat ta bëjnë të njëjtën gjë, ose të përgatiten “për t’i vuajtur pasojat”.
“Ne nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë kalimin e parave nëpër sistemin ndërkombëtar për aktivitetet terroriste të Hamasit”, tha Nelson.

Lexo edhe:

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

 

 

Lideri i padukshëm i krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, tha se sulmi i 7 tetorit ndaj Izraelit ishte përgjigje kundër bllokadës 16-vjeçare ndaj Gazës, bastisjeve izraelite në qytetet e Bregut Perëndimor gjatë vitit të fundit, sulmeve në rritje të ardhësve ndaj palestinezëve dhe shtimit të vendbanimeve, përveç arsyeve të tjera.

“Mjaft është mjaft”, tha Deif, i cili nuk shfaqet në publik, në një mesazh të regjistruar. Ai shtoi se sulmi i 7 tetorit “është vetëm fillimi”./REL

Etiketa: hamassanksionimSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025
BOTA

SHBA redukton numrin e trupave në Evropë: Shenjë pozitive e rritjes së aftësive evropiane

12:42 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

10:27 : 30/10/2025
Para

Të shtëna në Kamëz, plagoset 16-vjeçari

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com