• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Presidenti kroat: Shqipëria ka bërë përparim, por BE s’ka reflektuar

13:24 : 18/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ndodhet për një vizitë dy ditore në Shqipëri me ftesë të Presidentit Begaj.

Në konferencën e përbashkët që u zhvillua ditën e sotme, Milanoviç deklaroi se vendet e Bashkimit Evropian po tregohen të pasinqertë me Shqipërinë dhe Kosovën.

Milanoviç deklaroi se është dëshmitar prej 20 vitesh i zhvillimit të Shqipërisë në të gjitha aspektet, por fatkeqësisht shton ai “ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale nga ana e Bashkimit Europian.

Presidenti kroat theksoi se është i vetmi jo shqiptar që ka kërkuar në New York njohjen e Kosovës.

Lexo edhe:

Raporti i BE kritika qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por vendi nuk ka siguri kibernetike

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

“Në 20 vite jam dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në të gjitha aspektet. Fatkeqësisht ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale nga ana e Bashkimit Europian. Dua të them diçka që e kam thënë për herë të parë në vitin 2012, kur kryeministër ishte Sali Berisha, por rrethanat ishin të ngjashme. Në atë kohë Shqipëria kishte 3 vite që ishte anëtare e NATO-s. Në atë kohë Serbia dhe Mali i zi kishin avancuar, por për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë. Ky absurd i cili ishte i dukshëm atëherë është i dukshëm edhe tani.

Një shtet që është mjaft i organizuar që të jetë anëtare në NATO, në të njëjtën kohë avancimi drejt një aleancë tjetër si Bashkimi Europian, aty Shqipëria nuk ka mundur as të bëjë hapin e parë, madje as të ngrihet nga shtrati. Kjo është e pasinqertë, nuk është siç duhet. Tashmë pas 11 vitesh, kemi lëvizur pak por jo shumë.

Kjo flet shumë për Bashkimin Europian, për prioritetet tona. Fakt është që jam ndër të vetmit që nuk jam shqiptar, dhe kam bërë në New York thirrjen për të pranuar Kosovën. Kjo është tema për të cilën foli edhe zoti president. Këtë fakt e di e gjithë Europa, por nuk do ta përmendi, kjo nuk është shumë e mirë dhe e sinqertë. Kjo është e padobishme e madje e dëmshme për ne. Kemi 12 vjet që dëgjojmë argumente të njëjta e ndërsa koha kalon, pengesat bëhen më të vështira. Shuma pak gjëra po bëhen.” – tha Milanoviç.

Etiketa: BEPresidenti i KroacisëZoran Milanoviç

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti i BE kritika qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por vendi nuk ka siguri kibernetike

15:46 : 04/11/2025
AKTUALITET

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

11:03 : 04/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

Studimi i BE-së për lëndët e para, ja zonat me nëntokën më të pasur në Shqipëri

08:15 : 04/11/2025
RAJONI

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

15:02 : 03/11/2025
BOTA

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

08:22 : 03/11/2025
Para

Rama mbledh grupin parlamentar, porosi deputetëve: Angazhohuni në Kuvend, krijoni kontakte me qytetarët

TË GJITHA

“U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt. Zbardhen bisedat

20:14 : 04/11/2025

AKU hesht! Analizat konfirmojnë praninë e Akticlic në mandarina

20:07 : 04/11/2025

Egnatia shmang humbjen me 10 lojtarë ndaj Vllaznisë, Partizani ndan pikët me Vorën!

19:58 : 04/11/2025

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

19:44 : 04/11/2025

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë në Kosovë

19:40 : 04/11/2025

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025

Italia, Franca dhe Belgjika kundër transferimit të aseteve ruse te Ukraina

19:27 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com