• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Si mund të duket një ofensivë tokësore e Izraelit në Rripin e Gazës?

18:25 : 16/10/2023
në BOTA

Një betejë që vrau dhjetëra civilë dhe dhjetëra ushtarë izraelitë pothuajse një dekadë më parë, ofron një ide se çfarë lloj luftimesh mund të ndodhin nëse forcat izraelite hyjnë në Gazë, ashtu siç pritet, për të ndëshkuar Hamasin për shkak të sulmeve të tij në jug të Izraelit javën e kaluar.

Ishte 19 korriku i vitit 2014 gjatë luftës së tretë kundër Hamasit. Shënjestra ishte Shijaijah, një lagje me numër të madh banorësh në Qytetin e Gazës, të cilën ushtria tha se Hamasi e kishte shndërruar në një “bastion terrorist” të mbushur me tunele, raketahedhës dhe kurthe.

Beteja erdhi në ditën e tretë të ofensivës tokësore, që i parapriu një fushatë ajrore 10-ditore. Më pas, sikurse tani, civilëve palestinezë iu kërkua që të largohen nga lagjja. Atëherë, sikurse tani, shumica qëndruan në shtëpitë e tyre sepse ose Hamasi iu tha të qëndronin ose nuk kishin se ku të shkonin.

Përderisa forcat izraelite hynë në Shijaijah, ku gjenden një numër i madh ndërtesash dhe rrugicash të ngushta, militantët kryen breshëri sulmesh me armë automatike, raketa kundërtanke dhe me granatahedhës, tha atëbotë ushtria.

Një autoblindë me ushtarë u prish. Kur dy ushtarë dolën që ta rregullonin, një militant sulmoi autoblindën me një raketë kundërtanke, duke vrarë të shatë ushtarët që gjendeshin brenda makinës. Në mes të kaosit, luftëtarët e Hamasit arritën të marrin trupin e një ushtari të vrarë dhe mbetjet mortore të tij ende nuk janë kthyer në Izrael. Pas panikut, ushtarët e urdhëruan që të futeshin në autoblindat e tyre përderisa batalionet e artilerisë gjuajtën 600 predha dhe avionët luftarakë kryen sulme nga ajri. Ditën tjetër, avionët luftarakë izraelitë lëshuan 100 bomba njëtonëshe në zonë, raportuan më vonë mediat izraelite.

Lexo edhe:

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

“Porta e ferrit është hapur dhe copëzat e granatave po hyjnë nga dritaret”, tha atëbotë për AP-në një banor palestinez.

Më 2014, “ishte një çmenduri se sa shumë armë zjarri u përdorën”, tha një ushtar izraelit për “Thyeje Heshtjen”, një grup veteranësh të cilët janë kritikë për politikat në Izrael dhe që mbledhin dëshmi nga ushtarët, të cilët flasin në kushte anonimiteti.

Pesëdhjetepesë civilë u vranë gjatë betejës dyditore, përfshirë 19 fëmijë dhe 14 gra, gjeti një raport i Kombeve të Bashkuara dhe u vranë një numër i panjohur i militantëve. Po ashtu, atëbotë u vranë edhe 13 ushtarë izraelitë.

Amir Avivi, gjeneral izraelit në pension, që kishte shërbyer së bashku me komandantët kyçë në betejën e vitit 2014, tha se tani një sulm tokësor “do të ishte krejtësisht i ndryshëm” sepse sulmet ajrore dhe me artileri do të ndodhnin të parat.

“Do të ishte një manovrim masiv me shumë sulme ajrore dhe artileri – një hyrje shumë, shumë e fuqishme. Ne do të përpiqemi të minimizojmë sa më shumë viktima në mesin e ushtarëve tanë dhe për këtë, ne na duhet shumë mbrojtje”.

Ai tha se më pak fuqi e zjarrit do të duhej nëse në fillim kryen sulme ajrore dhe artileri.

Fuqia e jashtëzakonshme e zjarrit mund të ketë parandaluar numrin e madh të viktimave në mesin e ushtarëve, por shkaktoi numër të madh të vdekjeve në mesin e civilëve dhe ka rrafshuar shumicën e lagjeve. Rreth 670 u shkatërruan dhe pothuajse 1.200 të tjera u dëmtuan rëndë, sipas raportit të OKB-së.

“Ishte një operacion shumë preciz”, deklaroi në mënyrë sarkastike sekretari i atëhershëm i Shtetit, John Kerry.

Izraeli ka urdhëruar një evakuim të paprecedent të pothuajse gjysmës së popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë palestinezësh, duke i urdhëruar ata që të largohen nga pjesa veriore e territorit të rrethuar për në jug. Avivi, gjenerali në pension, tha se qëllimi i evakuimit është që të shpëtohen civilët. Por, jo të gjithë mund dhe duan të largohen.

“Kur të nisë artileria, ata që nuk janë evakuuar ende do të evakuohen”, tha ai.

Raporti i OKB-së gjeti “indikacione të forta” se operacioni Shijaijah sulme pa dallim “që mund të përbëjnë krime lufte”. Gjykata Ndërkombëtare Penale ka hetuar për krimet e mundshme të luftës të kryera nga të dyja palët gjatë luftës së vitit 2014.

Izraeli, që për një kohë të gjatë ka akuzuar trupat e OKB-së se janë kundër tij, ka refuzuar që të bashkëpunojë në çdo hetim.

Lufta vazhdoi edhe për një muaj pas operacionit në Shijaijah, me beteja të ngjashme shkatërruese. Lufta përfundojë përmes një armëpushimi të brishtë dhe Hamasi vazhdoi të kontrollonte Gazën pavarësisht vdekjes së 2.251 palestinezëve – shumica civilë – dhe shkatërrimit të madh. Në palën izraelite, 74 persona u vranë, përfshirë gjashtë civilë.

Në vitin 2021, të dyja palët zhvilluan një luftë tjetër shkatërruese, edhe pse atëbotë nuk kishte pushtim tokësor. Por, të shtunën e 7 tetorit, Hamasi nisi sulme në jug të Izraelit, duke vrarë mijëra dhe duke marrë afër 200 pengje në territorin e ngushtë dhe bregdetar të Gazës. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, që ishte në pushtet edhe më 2014, është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin. Lideri i grupit militant ka thënë se Hamasi është i përgatitur për të gjitha skenarët. Izraeli ka premtuar se në një të ardhme të afërt do të kryejë një ofensivë “shumë të gjerë” ajrore, tokësore dhe detare. Ky shtet ka grumbulluar tanke dhe mijëra trupa përgjatë kufirit me Gazën. Nëse ata hyjnë në Gazë, Shijaijah do të jetë një prej caqeve të tyre të para./REL

Etiketa: Gazaizraellufte

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025
BOTA

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

16:17 : 07/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025
BOTA

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025
BOTA

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025
BOTA

NATO bie dakord për një program gjigant armatimi

20:40 : 05/06/2025
Para

Tekniku i Bullgarisë: Mund të humbasim në Shqipëri, s’kishim kohë për t’u përgatitur

TË GJITHA

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com