• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji për studentët e mjekësisë, Vokshi paralajmëron ankim në GJK: I pavlefshëm dhe diktatorial

13:54 : 14/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Deputetja e së PD-së, Albana Vokshi e quajti diktatorial dhe anti-kushtetues ligjin e qeverisë që detyron studentët e mjekësisë të mos largohen nga vendi pas studimeve, duke u mbajtur diplomat. Vokshi argumetoi se pse nisma e mazhorancës është joligjore dhe denoncoi sesi u frynë kosot e studimeve në relacionin e qeverisë. Ligjëvënësja demokrate paralajmëroi ankim në Gjykatën Kushtetuese për ligjin që po kundërshtohet masivisht dhe nga studentë të mjekeësisë.

Këta të fundit, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë zhvilluar protesta që prej nisjes së vitit të ri akademik. Ata paralajmëjonë se këto aksione do të vijojnë nëse qeveria nuk pezullon ligjin.

Qeveria nga ana tjetër ka argumentuar se ligji erdhi si nevojë për të frenuar emigrimin e bluzave të bardha, megjithatë, përveç studentëve, nisma është kritikuar edhe nga ekspertë të fushës.

Fryrja e tarfiës së studimit

Në një deklaratë nga selia blu, Albana Vokshi tha se “në muajin korrik, në mënyrë dinake, fshehurazi, në shkelje të procedurave, rregullores se kuvendit, pa studime e analiza, me mashtrime Rama – Nikolla – Kushi – Manastirlliu, sollën në parlament një projektligj antikushtetues, që tentonte të mbante peng diplomat e e studentëve të mjekësisë për 5 vjet.”

Lexo edhe:

Miratimi i ligjit, studenti për VOA: Nuk zgjidh shkaqet e largimit të mjekëve nga vendi

Ligji për studentët e Mjekësisë, PD: Jo detyrim për 3 vite punë në Shqipëri

“Duke luajtur gjoja kartën e patriotizmit, Edi Rama ngriti fabulën që Mjekësia është një profesion ndryshe nga të tjerët, pasi shtetit i kushtin shumë formimi i mjekëve të rinj, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të vet. Si e bëri këtë, duke përdorur Universitetin e mjekësisë për kosto shumë herë më të larta, se ato realet, duke u munduar që siç bën gjithnjë të vinte studentët përballë qytetarëve.  Një ligj antikushtetues, diskriminues, jo efektiv, i padrejtë u miratua më nxitim, në mes të natës, duke refuzuar të dëgjonin zërin e studentëve. Një ligj, me anë të të cilit Edi Rama synon të mbulojë dështimin e premtimit të bujshëm të shëndetësisë falas, dështimin e politikave në shëndetësi, dështimin e koncesioneve që kanë shkatërruar çdo shtyllë të shëndetësisë. Një ligj që dëmton universitetin publik e që orienton studentët drejt privatit”, tha Vokshi.

Ajo silli në kujtesë se në vitin 2019, Universiteti i Mjekësisë e ka përllogaritur koston e studimit në programin e Mjekësisë së përgjithshme me vlerën 236.468 lekë/vit.

Kjo vlerë, sqaroi, është dërguar me shkresë zyrtare nga Universiteti i Mjekësisë si përgjigje ndaj Qëndresës Qytetare (shkresa numër protokolli 2206/1, datë 17.07.2023), pra katër ditë përpara miratimit të ligjit famëkeq që merr peng diplomat e studentëve të Mjekësisë.

Ndërkohë, shtoi, në relacionin e përgatitur në Parlamentin e Shqipërisë citohet se “Sipas informacionit të përcjellë nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, kostoja e studimit për programin e integruar të studimit në “Mjekësi e Përgjithshme” është 678.994 lekë/vit”.

“Si në diktaturë”

Mazhoranca socialiste në mënyrë të qëllimshme, theksoi, e ka trefishuar koston e studimit për të arritur, duke mashtruar, qëllimet e saj, dhe miratuar një ligj diktatorial.

“Në vendimet e datave 6 dhe 9 tetor 2023, të Senatit dhe Bordit Administrativ të Unuversitetit të Mjekësisë, kostoja e miratuar është 248.975 lekë/vit. Siç duket qartë, shuma e re e pas katër viteve është e përafërt; me një ndryshim prej vetëm 12 mijë lekësh. Edhe pse Ministrja e Shëndetësisë ka ushtruar presion për rritjen e kostove, Bordi ka refuzuar. Është alarmante dhe e patolerueshme që deputetët e mazhorancës me urdhër të Ramës, në një lëvizje jo etike dhe joligjore, të ndërhyjnë marrin vendime për miratimin e ligjeve me mashtrime, pa analiza e kosto reale, por vetëm me urdhër të Edi Ramës, duke tentuar të caktojnë edhe vendin e punës së studentëve të mjekësisë duke ju mbajtur peng diplomat 5 vjet“, tha Vokshi.

Deputetja u shpreh se kjo bëhej vetëm në kohët kur Parlamenti i Shqipërisë quhej Kuvendi Popullor, dhe ishte nën urdhrat e Enver Hoxhës.

“Ligji i paligjshëm”

Ajo argumetoi se pse zbatimi i ligji është i pavlefshëm.

“Për dijeni të publikut, neni 4 i ligjit të miratuar nga deputetët e Edi Ramës, parashikon se studentët e vitit të parë duhet të nënshkruajnë kontratën përpara datës së testimit të informatizuar në QSHA, pra që në gusht. Faktikisht, ata ende nuk e kanë marrë kontratën, duke qenë se vlera është miratuar vetëm në tetor 2023. Vendimi Nr. 527, dt 7.9.2023 në pikën 6 përcakton që kosto duhej përllogaritur para fillimit të vitit akademik. Kjo e bën të pavlefshëm zbatimin e ligjit për të gjithë studentët aktualë të programit Mjekësi e Përgjithshme, që nga viti i parë e deri në vitin e fundit. Praktikisht ligji ka rënë!! Ka rënë sepse një masë shtrënguese si kjo nuk e zgjidh problemin. Ky ligj cenon të drejtën e lëvizjes së lirë të drejtën për arsimim Qeveria dhe grupi i saj parlamentar janë në paligjshmëri totale, janë në gjueti shtrigash kundër mjekëve të ardhshëm të vendit, janë në ngjashmëri me etërit e tyre të Partisë së Punës”, tha Vokshi.

“Rektori kundër studentëve”

Ajo tha se rektori i mjekësisë në vend që të mbronte interesat e stundetëve ka bashkëpunuar me qeverinëkundër interesit të tyre.

“Qeveria ka gjetur një aleat, fatkeqësisht, edhe te ai që duhej të ishte mbrojtësi i studentëve, rektori i Universitetit të Mjekësisë, sepse qeveria i siguron mbrojtjen për të cilën ai ka nevojë. Sa për kujtesë: Rektori i Universitetit të Mjekësisë është aktualisht nën hetim nga SPAK për koncesionin e Sterizilimit dhe ndaj tij ka masë detyrimi paraqitje nga SPAK. Në vend që të pezullohej nga detyra deri në fund të hetimeve dhe provimit ose rënies së akuzës së rëndë, ai ka bashkëpunuar me qeverinë kundër studentëve”, deklaroi.

Efektet negative

Vokshi u shpreh më tej se miratimi i ligjit, ka prodhuar menjëherë efektet e saj negative.

“Kërkesa për degën e Mjekësisë u ul me mbi 40%, rrjedhimisht me shumë gjasa duke ulur edhe cilësinë. Qeveria ka mundësuar kështu që kërkesat për degën e Mjekësisë në Universitetin publik të shmangen drejt privatit apo të shkojnë në universitetet jashtë duke minuar kështu sektorin publik“, deklaroi.

Ankim në Kushtetuese

Në fund të deklaratës, paralajmëroi ankim të ligjit në Gjykatën Kushtetuese.

“Partia Demokratike është dhe do të jetë në krah të studentëve dhe kërkesave të tyre të drejta dhe kushtetuese. Menjëherë do të kërkojmë dëgjesë në Komisionet parlamentare me ministren e arsimit dhe shëndetësisë. PD do ta ankimojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese”, e mbylli reagimin Vokshi.

2
1
Etiketa: albana vokshi pdligji per studentet e mjekesisestudentet e mjekesise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miratimi i ligjit, studenti për VOA: Nuk zgjidh shkaqet e largimit të mjekëve nga vendi

19:55 : 19/09/2024
AKTUALITET

Ligji për studentët e Mjekësisë, PD: Jo detyrim për 3 vite punë në Shqipëri

14:48 : 18/07/2024
AKTUALITET

Studentët e mjekësisë pas vendimit të GJK: Do mbushim sheshet nëse e drejta jonë cënohet

10:02 : 26/01/2024
AKTUALITET

“Burgosja pas studimeve”, Kushtetuesja shfuqizon afatet e mbajtjes së diplomës për studentët e mjekësisë

15:35 : 25/01/2024
AKTUALITET

Qeveria mban “peng” diplomën, studentët e Mjekësisë vijojnë protestën, takim me rektorin Arben Gjata

08:57 : 30/10/2023
AKTUALITET

Ministria e Arsimit “mbulohet” me letra higjienike! Studentët shfaqen me pranga në duar

12:56 : 18/10/2023
Para

Dhunë në familje e 'tap' në timon, tre të arrestuar në Kukës

TË GJITHA

Dëshirë e trajnerit Tetova, Egnatia përforcon repartin e sulmit

15:31 : 13/05/2025

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

15:21 : 13/05/2025

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025

Kandidatja dhe vëzhguesit e ‘Mundësia’ u përplasen me numëruesit, policia i nxjerr jashtë KZAZ

14:59 : 13/05/2025

KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Do të numërohen edhe zarfet e ardhura nga Greqia

14:53 : 13/05/2025

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

14:31 : 13/05/2025

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i Europës/ Rrugët që do bllokohen të enjte dhe të premte

14:19 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com