• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

“Hëngra doner dhe volla për 3 orë”/ Flet një nga pacientët e helmuar: Ai nuk është lokal, krejt pluhur

18:02 : 14/10/2023
në RAJONI

Është rritur në mbi 100 numri i qytetarëve të helmuar në një restorant në Malishevë të Kosovës. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bëri me dije se ka asgjësuar 64 kg mish në lokalin ku u helmuan qytetarët.

Një prej qytetarëve të helmuar, e cila tashmë është e shtruar në Klinikën Infektive në Prishtinë, tregon se nga ushqimi që ka marrë në lokalin më Malishevë i janë paraqitur simptomat me vjellje menjëherë, asaj dhe personave të cilat kanë ngrënë bashkë.

Pacientja, e cila nuk ka pranuar të identifikohej, ka thënë për mediat kosovare se lokali në fjalë ka pasur mungesë të pastërtisë adekuate për ushqim, derisa shton se gjendja e saj shëndetësore sot është më stabile.

“Të mërkurën e kam ngrënë një doner në ora 19:00. Simptomat janë bërë në ora 23:00 të natës. Prej të mërkurës jam kështu, mbrëmë kam qenë më keq, ethe, temperaturë, vjellje, bark qitje… kështu. Vetëm aty jemi helmuar pronari im, një punëtor dhe një punëtore që kemi ngrënë, të tre dhe jemi helmuar. Nuk e di, vetëm doner, se çka ka pasur nuk e di. Si e kemi ngrënë atë jemi helmuar, kemi vjellë, tri orë, nuk ka zgjatë më shumë. As bukë, as asgjë nuk kam ngrënë vetëm ujë. Lokal që është midis rruge krejt pluhur bagerat. Ai nuk është lokal. Krejt pluhur në gojë e futim, nuk e di dje jam kanë më keq sot pak më mirë”, tha pacientja.

Drejtori i Klinikes Infektive, Arben Vishaj konfirmoi se deri tani janë hospitalizuar 12 persona me simptoma të helmimit nga ushqimi, të cilin e kanë marrë në lokalin në Malishevë. Ai tha se ekipi mjekësor ka intervenuar me masa të shpejta dhe gjendja e tyre tashmë është jashtë rrezikut.

Lexo edhe:

Inspektimet zbuluan mijëra kilogramë mish dhe nënprodukte me salmonelë, konsumatori nuk u informua

Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 5 persona të tjerë

Vishaj u shpreh se Klinika Infektive ka kapacitete të mjaftueshme për pacientë me raste të tilla, por shpreson që nuk do të përsëritet një gjendje e tillë.

Ndërsa, zyrtari për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi tha se i janë përgjigjur rastit menjëherë dhe bashkë me policinë kanë filluar inspektimin te lokali ku janë shërbyer klientët në të cilin kanë hasur higjienë jo të duhur dhe mos dezinfektim, si dhe produkte pa origjinë.

Sipas tij, janë marrë pesë mostra të produkteve ushqimore, dy mostra nga sosat, një mostër nga doneri i përpunuar dhe dy mostra nga mishi i bluar, qoftë të papërpunuar dhe janë marrë 26 strisho nga hapësirat e punës mjetet e punës dhe duart e personelit.

“Të gjitha mostrat janë marrë sipas procedurës standarde operative dhe janë nisur për laboratorin e IKSHP-së në Prishtinë, ku edhe janë testuar në disa parametra. Ndërsa, pas përfundimit të mostrimit, produktet të cilat nuk kanë poseduar dokumentacion janë asgjësuar. Sasia totale, 64 kg, kryesisht mish produkte mishi. Lokali nga mbrëmë është mbyllur përkohësisht deri në një vendim tjetër të organeve kompetente”, tha ai.

Ndërkohë, siç raportojnë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Malishevë, janë mbi 100 persona që janë helmuar në këtë lokale, e të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Etiketa: donerhelmimilokalmalishevemishpacientjavjell

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inspektimet zbuluan mijëra kilogramë mish dhe nënprodukte me salmonelë, konsumatori nuk u informua

21:56 : 01/10/2025
BOTA

Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 5 persona të tjerë

19:40 : 30/09/2025
BOTA

OBSH: Mishi i përpunuar në listën e zezë, klasifikohet si kancerogjen i grupit 1

16:17 : 30/09/2025
AKTUALITET

Forcat RENEA zbarkojnë në “Myslym Shyri” në Tiranë

08:41 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Fotoja është e vjetër, ja dërgova dhe Ramës”/ Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin me cigare

15:34 : 23/09/2025
AKTUALITET

Kush do e marrë kafenenë te kulla 5.5 milionë euro që po ndërton qeveria në Ksamil?!

19:59 : 20/09/2025
Para

Trajneri i Çekisë del para mediave pas humbjes me Shqipërinë, ja çfarë deklaron

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com