• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Familjarët e Martin Çeços nuk lejohen në sallë/ Tensione në gjyq, çobani del me probleme mendore

20:29 : 13/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Korçës pas 15 muajsh hetime për vrasjen e Martin Çeços ka mbyllur hetimet.

Sipas grupit hetimor, autorë të dyshuar të vrasjes me paramendim të 26-vjeçarit janë Valter Mollaj, kushëriri i tij Edlir Mollaj, bariu i punësuar Bledi Angjo dhe bashkëfshatarja e tyre Martina Pajollari.

Katër personat akuzohet se e kanë kryer vrasjen në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Prokuroria pretendon se ka arritur të provojë dhe motivin i cili është xhelozia e lindur nga Valter Mollaj i martuar dhe me 3 fëmijë që kishte një lidhje dashurie të fshehtë prej 5 vitesh me 18-vjeçaren Tina Pajollari dhe nuk pranonte që kjo e fundit të lidhej me Martin Çeçon.

Gjatë hetimeve, Prokuroria pretendon se Martin Çeço dhe Martina Pajollari nuk ishin takuar kurrë me njëri-tjetrin.

Lexo edhe:

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

Po ashtu, Prokuroria shprehet se ka arritur të provojë se ditën e ngjarjes Martina Pajollari ishte në një lidhje të dyfishtë dashurie me dy persona të tjerë të fshatit Marjan, shtetasit E. M. dhe A.H., madje me njërin prej tyre kishte kryer dhe marrëdhënie seksuale kundrejt dëshirës.

Pavarësisht këtij fakti, grupi hetimor pretendon se duke u bazuar në dëshmitë e Tina Pajollarit dhe bariut Bledi Angjo, Valter Mollaj ka kërcënuar nëpërmjet telefonit Martin Ceçon dhe më pas duke përfshirë dhe kushëririn e tij Edlir Mollaj janë nisur të 4 drejt fshatit Kolanec dhe kanë dhunuar dhe më pas mbytur me litar 26-vjeçarin Martin Çeço.

Martina Pajollari ka pretenduar se dëshmitë në fazën fillestare të hetimit i janë marrë nën kërcënim dhe shantazh nga dy oficerët e policisë Leonard Ndreka dhe Klau Ogrenaj.

Pajollari ka deklaruar se ajo nuk e ka takuar apo folur kurrë me Martin Çeçon të cilin e njihte vetëm nga kërkesat për miqësi dhe mesazhet që ky i fundit i kishte dërguar në Facebook. Kërkesa dhe mesazhe të cilave nuk iu ishte përgjigjur asnjëherë.

Dy të akuzuarit e tjerë Valter dhe Edlir Mollaj e deklarojnë veten të pafajshëm. Ndërsa Bledi Angjo për të cilin ekspertiza e prokurorisë e ka nxjerrë me zhvillim të vonuar mendor, nëpërmjet avokatit mbrojtës ka kërkuar që të akuzohet vetëm për moskallëzim krimi e jo për vrasje me paramendim. Bledi Angjo, ishe i punësuar si çoban tek vëllezërit Mollaj dhe bashkëpunoi me drejtësinë duke rrëfyer krimin e rëndë.

Ditën e sotme në Gjykatën e Korçës është zhvilluar seanca e parë që është shoqëruar me tensione. Raportohet se nga ana e stafit të gjykatës, vëllai dhe motra e viktimës nuk janë lejuar të futen në sallë, ndërsa babai është nxjerrë pak minuta më pas për shkak të gjendjes së rënduar emocionale. Familjarët kërkojnë dënimin maksimal të autorëve të ngjarjes, raporton Tv Klan.

Grupi hetimor për vrasjen e Martin Çeços përbëhet nga prokurorja Oli (Ollga) Visi dhe 3 oficerët e policisë gjyqësore Leonard Ndreka, Klau Ogrenaj dhe Vangjush Menkshi.

Etiketa: CobaniEdlir MollajHetimetmarrëdhënie seksualeMartin ÇeçoMartina PajollarimbyllenproblemeTina Pajollarivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025
Para

VIDEO/ Si sulmuesit e Hamasit qëllojnë në tualetet e festivalit me 260 të vdekur

TË GJITHA

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025

Parashikimi i motit për këtë të enjte

08:10 : 30/10/2025

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com