• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Platforma X mbyll qindra llogari të lidhura me Hamasin që nga sulmi ndaj Izraelit

21:19 : 12/10/2023
në BOTA

Platforma e medias social X mbylli qindra llogari të lidhura me Hamasin dhe ka ndërmarrë hapa për të hequr apo shoqëruar me shënime paralajmëruese dhjetëra mijëra postime që prej sulmit të grupit militant ndaj Izraelit, deklaroi të enjten shefja ekzekutive e platformës, Linda Yaccarino.

Platforma i mori këto veprime pas ultimatumit 24 orësh të vendosur nga kreu i Bashkimit Evropian për industrinë, Thierry Breton ndaj pronarit të platformës X, Elon Musk për të ndalur përhapjen e keqinformimit në këtë media sociale që kur Hamasi sulmoi Izraelin, për të respektuar rregullat e reja të BE-së rreth përmbajtjes në internet.

Zoti Brenton tha se kishte shenja se platforma X po përdorej për të shpërndarë përmbajtje të jashtëligjshme dhe keqinformim në Bashkimin Evropian.

Ligji për Shërbime Digjitale, që ka filluar të zbatohet së fundi, detyron platformat e mëdha në internet, përfshirë platformën X dhe Facebook-un, që të heqin përmbajtjen e jashtëligjshme dhe të ndërmarrin masa për të trajtuar rreziqet ndaj sigurisë dhe shprehjes publike.

Sipas zonjës Yaccarino, platforma X ka ndarë burime dhe i ka përqëndruar ekipet brenda saj të trajtojnë situatën që po zhvillohet shpejt, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Ajo shtoi se kompania, pronë e zotit Musk, ka mbledhur drejtuesit për të vlerësuar situatën e krijuar pak pas sulmit.

Lexo edhe:

Izraeli e konfirmon: Kemi nisur një seri sulmesh të reja kundër Hamasit

Gazë: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

“Duam të përsërisim se mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm me ju dhe ekipin tuaj, përfshirë takime, për të trajtuar çfarëdo pyetje konkrete dhe mirëpresim çfarëdo çështje specifike ndaj të cilës mund të përgjigjemi,” shkroi zonja Yaccarino në letrën drejtuar zotit Breton, të shpërndarë në X.

Platforma X ka trajtuar mbi 80 kërkesa nga BE-ja për të hequr nga media sociale përmbajtje brenda afatit të vendosur dhe nuk ka marrë ndonjë paralajmërim nga Europoli për përmbajtje të jashtëligjshme në platformë, sipas letrës.

Zoti Breton i drejtoi një paralajmërim të ngjashëm kompanisë Meta pjesë e së cilës është edhe Facebook, duke i dhënë 24 orë për ta njoftuar mbi masat që kjo kompani ka ndërmarrë për t’iu kundërvënë shpërndarjes së keqinformimit në platformat e saj pas sulmit në Izrael./ VOA

Etiketa: hamasmbylletplatfmorma x

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli e konfirmon: Kemi nisur një seri sulmesh të reja kundër Hamasit

19:00 : 19/10/2025
BOTA

Gazë: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

09:27 : 15/10/2025
BOTA

Tmerri i 7 Tetorit 2023: Izraeli pas dy vitesh luftë në Gazë

08:22 : 07/10/2025
BOTA

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025
BOTA

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025
BOTA

Kryeministri izraelit: Eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do të çojë fundin e luftës në Gaza

22:48 : 13/09/2025
Para

FOTO/ Edi Rama dhe Albin Kurti, të ndarë edhe në stadium

TË GJITHA

30 familje protestë te Gjykata e Apelit: Duam përshpejtim të seancave për çështjet e pronave

20:48 : 04/11/2025

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

20:47 : 04/11/2025

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Shpresojmë të ketë shpejt një qeveri për të zbatuar rekomandimet e Raportit të Progresit

20:39 : 04/11/2025

“U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt. Zbardhen bisedat

20:14 : 04/11/2025

AKU hesht! Analizat konfirmojnë praninë e Akticlic në mandarina

20:07 : 04/11/2025

Egnatia shmang humbjen me 10 lojtarë ndaj Vllaznisë, Partizani ndan pikët me Vorën!

19:58 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com