• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 13 tetor 2023/ Çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj

23:32 : 12/10/2023
në HOROSKOPI, SHOW BIZ

Horoskopi, e premte, 13 tetor 2023

Dashi

Do jeni mjaft kurajozë dhe nuk do ndaleni për asgjë çast sot. Ritmi do jetë edhe më i përshpejtuar nga më parë. Me Jupiterin në anën tuaj edhe ju do e keni çdo gjë më të lehte dhe më të qartë në planin sentimental. Romantizmi do të rizgjohet dhe do ia kaloni mjaft mirë. Ju beqarët do jeni ata më të favorizuarit. Shfrytëzojini sa te mundni takimet që do bëni sepse mund të ndesheni edhe me personin e duhur. Në punë do jeni mjaft inteligjentë, të kujdesshëm dhe të pamposhtur. Problemi i vogël që ju është shfaqur së fundmi do mund të kalohet. Në planin financiar do merrni iniciativa të mëdha për ta stabilizuar buxhetin dhe do ia dilni mbanë.

Demi

Sektori financiar mund t’iu sjellë goxha shqetësime gjatë kësaj dite kështu që duhet të bëheni gati për t’i përballuar ato me sa më shumë lehtësi. Nëse jeni në një lidhje edhe pse nuk do ketë furtuna të forta, ju duhet të mbroheni gjithë kohës. Bashkëpunoni më tepër me partnerin dhe do i bëni ballë çdo vështirësie. Një takim ekzaltues do iu bëjë ju beqarëve të harroni realitetin dhe të ëndërroni pa kufij. Do ndiheni mirë, por mbajini këmbët në tokë. Në punë mos i refuzoni këshillat që do iu japin, por ne fund bëni atë që mendoni se është më e mira. Financat do të destabilizohen. Mos merrni vendime impulsive sepse ato do e përkeqësojnë situatën.

Lexo edhe:

Horoskopi, e enjte, 22 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mos harroni çadrën, njihuni me parshikimin e motit për nesër

Binjakët

Marrëdhënia me të tjerët do jetë shumë e mirë sot dhe gjithçka do ju realizohet ashtu si keni dashur përherë. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë e zjarrtë. Do i shprehni hapur dëshirat që keni dhe secili do mundohet t’ia plotësojë tjetrit. Ju beqarët do keni vetëm njohje miqësore dhe asgjë më shumë sesa aq. Për lidhjet e ëndërruara do ju duhet ende të presin. Në punë do keni sukses të garantuar dhe do filloni të mendoni edhe për të ndërmarrë një projekt vetjak. Në planin financiar do përballeni me goxha vështirësi, megjithatë mirë është të mos e lëshoni veten.

Gaforrja

Sot do bëni mirë të meditoni dhe të mendoheni gjatë. Klima nuk do jetë shumë e ngrohtë dhe shpesh do përballeni me sfida të vështira. Për ju të dashuruarit dita do jetë shumë e paqëndrueshme. Do jeni shumë konfuzë për lidhjen që keni krijuar dhe nuk do preferoni të mbylleni në vetvete e të reflektoni gjatë. Ju beqarët në të kundërt do entuziazmoheni mjaft nga një takim që do realizoni dhe do hidhni hapa pa u menduar gjatë. Në punë do e bëni çdo gjë me pasin sepse jeni ne fushën më të pëlqyer dhe gjërat kanë për t’iu shkuar shumë mirë. Në planin financiar do vendosni rregull dhe nuk do keni asnjë tronditje.

Luani

Sot do ju mungojë realizmi dhe kujdesi çka mund të sjellë probleme të vazhdueshme. Mundohuni t’i rivendosni sa më parë këmbët në tokë në mënyrë që të mos vuani. Influenca e Plutonit do jetë paksa e rrezikshme për jetën tuaj në çift. Bëni shumë kujdes me gjithçka që do thoni në mënyrë që mos lëndoni dhe mos lëndoheni. Nëse jeni beqarë kujdes mos dashuroheni pas dikujt, i cili nuk bën për ju. Kontrollojini emocionet. Në punë bëni më shumë kujdes nga persona të afërt që me intriga do ju nxjerrin jashtë rrugës së duhur. Në planin financiar nuk pritet të ketë ndonjë përmirësim të ndjeshëm, por ju do keni mundësi të ruani ekuilibrin.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do e ruani gjithë kohës kontrollin dhe nuk do reagoni pa qenë plotësisht të bindur për diçka. Nëse jeni në një lidhje jeta do ju shkojë edhe më mirë sesa e kishit menduar. Mund ta përforconi lidhjen dhe mund të bëni plane për fejesë. Gjithçka është e mundur. Ju beqarët do e shfrytëzoni aftësinë tuaj për të joshur dhe do bëni për vete dikë interesant. Në punë do jeni gjithë kohës burim frymëzimi dhe do ja dilni në çdo iniciativë që do ndërmerrni. Financat nuk do kenë as ndryshime pozitive dhe as negative. Mundohuni sa të mundni të ruani ekuilibrin dhe të ulni shpenzimet.

Peshorja

Plutoni do ju ndihmojë të keni arritje në çdo fushë sot dhe do ndiheni më të plotësuar. Nëse jeni në një lidhje do keni fat dhe do mund ta përforconi më shumë lidhjen që keni krijuar. Kështu siç jeni mund të përballoni sfida e vështirësi nga më të ndryshmet. Klimë e shkëlqyer edhe për ju beqarët. Pranoni ftesat që do iu bëhen dhe do takoni një person mjaft të veçantë. Në punë mos mendoni se çdo gjë do realizohet si me magji, por bëni edhe ju përpjekjet tuaja. Nëse merreni me biznes sfidat do jenë më të vështira. Yjet do jenë mjaft të favorshëm edhe në sektorin financiar. Kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni pa limit.

Akrepi

Jo të gjitha dëshirat do ju plotësohen gjatë kësaj dite, por kjo nuk duhet t’iu demoralizojë. Nëse keni një lidhje, duke qenë se ajo nuk ka shkuar ashtu si ju e keni pritur, duhet të tregoheni pak më të hapur ndaj dialogut sot. Sqarojini të gjitha ato që ju kane munduar kaq shumë. Ju beqarët do keni aventura, por që nuk do sjellin atë gëzim që keni pritur. Në punë do keni të bëni me kolegë të pavendosur që do ua bëjnë çdo gjë akoma më të vështirë. Merrni guximin dhe veproni edhe vetë në një moment. Në planin financiar do keni fat, gjithsesi shmangni transaksionet e mëdha derisa gjendja të stabilizohet. Mos ndërmerrni shumë rreziqe.

Shigjetari

Do jeni shumë të vendosur gjatë kësaj dite dhe nuk do e ktheni më kokën pas për të kujtuar problemet që keni pasur. Planetët do të favorizojnë dashurinë në çift dhe ndjenjat e forta. Kjo ditë do jetë shumë e bukur dhe e mbushur me çaste të lumtura. Shfrytëzojeni për të bërë gjithçka që iu pëlqen. Ju beqarët duhet të përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të ndryshuar tërësisht jetën dhe statusin tuaj. Në punë, pavarësisht se do jepni më të mirën nga vetja, sërish do kaloni peripeci e vështirësi. Reflektoni me kujdes dhe rimendojini objektivat. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem kështu që mund t’ia plotësoni edhe pak më tepër qejfin vetes.

Bricjapi

Ka mundësi që gjatë kësaj dite të ndodhin disa gjëra ndryshe nga zakonisht që do ju bëjnë të reflektoni gjatë. Mund t’iu kërkoni falje edhe disa të afërmve. Për ju të dashuruarit pritet të ketë ndryshime rrënjësore pozitive në jetën sentimentale kështu që përfitoni sa më shumë të mundni. Besojini me tepër atij që keni në krah që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë. Nëse jeni beqarë, planetët do kujdesen veçanërisht për jetën tuaj sentimentale. Venusi do krijojë mundësi me shumicë për takime. Në punë do ju rizgjohet shpresa për të arritur shumë më lart. Formimi i fundit që keni marrë do ju ndihmojë tej mase. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por goxha i mirë. Shlyejini borxhet sot sepse nëse i lini për më vonë do iu bjerë të paguani më shumë dhe nuk do mundeni dot.

Ujori

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më bujarë dhe mund të merrni përsipër edhe disa gabime që nuk i keni bërë vetëm për një klimë sa më të qetë. Nëse keni një lidhje dhe marrëdhënia ka qenë e fortë kohët e fundit, ajo do vazhdojë edhe sot të jetë e njëjtë. Do jeni bashkëpunues dhe mjaft tolerante. Ju beqarët do ndiheni mirë pranë miqve të ngushte dhe nuk do e keni mendjen të kërkoni dashurinë. Për momentin ka gjera më të rëndësishme për ta. Për sa i përket jetës profesionalë përgatituni të merrni një letër ose një telefonatë që do ju japë një përgjigje pozitive për një kërkesë të bërë. Buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni asnjë vështirësi.

Peshqit

Marsi do ju bëjë të jeni më të frenuar dhe më të kujdesshëm gjatë kësaj dite. Gjithë kohës do kujdeseni për të vendosur çdo gjë në rregull. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më të arsyeshëm dhe në asnjë mënyrë mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri sepse do zhgënjeheni vetë dhe do e bëni tjetrin të ndihet keq. Ju beqarët do jeni si në ajër dhe nuk do e keni aspak mendjen për të kërkuar dashurinë. Sipas Dritare.net, në punë do bëni mirë të pranoni të ndryshoni pozicion pasi do jeni më të qetë, më pak të ngarkuar dhe nuk do keni përballje të shpeshta me kolegë që nuk i duroni dot. Në planin financiar po nuk bëtë kujdes mund të keni probleme goxha serioze.

Etiketa: 13 tetor 2023e premtehoroskopiparashikimiyjet

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 22 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 21/05/2025
AKTUALITET

Mos harroni çadrën, njihuni me parshikimin e motit për nesër

17:42 : 21/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 21 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 20/05/2025
HOROSKOPI

Momente të paharrueshme, cilat janë tre shenjat e horoskopit që do kalojnë pushime fantastike

16:04 : 20/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025
HOROSKOPI

Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin

19:09 : 19/05/2025
Para

Asani: Sonte ishte si një finale! Me këtë grup jo Çekia, por të vij kush të dojë

TË GJITHA

Megaoperacioni ‘Ura’/ Gazetarja Llabani: Për muaj u transkriptuan bisedat

22:16 : 22/05/2025

Goditja e grupit kriminal, gazetarja: Kompania e ‘Visit të Pojës’ mori leje ndërtimi për hotel

22:16 : 22/05/2025

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

22:15 : 22/05/2025

Zyrtare/ Surprizë e merkatos, titullari i Teutës njofton largimin

22:14 : 22/05/2025

“Putini merr 80% të votave”/ Berisha: Kjo është farsë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje!

21:54 : 22/05/2025

Alimehmeti: Votat për personazhet anonime, indikator i ‘trenit bullgar’

21:50 : 22/05/2025

UNICEF: Fëmijët në Gaza po vdesin nga uria

21:49 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com