• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE-ja përgatitet për krizën humanitare që mund të shpërthejë në Lindjen e Mesme

13:53 : 09/10/2023
në BOTA

Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar në lindjen e Mesme pas sulmeve ndaj Izraelit të organizatës Hamas, të cilën BE-ja e konsideron si organizatë terroriste.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thirrur një takim të ministrave të jashtëm të 27 vendeve anëtare për të diskutuar për situatën. Ky takim do të zhvillohet në Muskat ku ndodhen shumica e ministrave evropianë për takimin e Këshillit të bashkëpunimit në Lindjen e Mesme.

BE-ja ka përsëritur se Izraeli pa asnjë dyshim ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e tilla, por duke respektuar të drejtën ndërkombëtare. Zëdhënësi i BE-së ka thënë se janë duke u zhvilluar shumë aktivitetet diplomatike, ndërsa ka bërë thirrje që Hamas-i t’i lirojë sa më parë pengjet që ka kapur.

Si një prej financuesve më të mëdhenj të ndihmës humanitare, BE-ja është duke shqyrtuar edhe këtë ndihmë për palestinezët pas sulmeve të fundit. Disa shtete anëtare kanë vendosur ta pezullojnë këtë ndihmë për të siguruar se nga to nuk përfitojnë organizatat, të cilat konsiderohen terroriste.

Lexo edhe:

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, ka deklaruar se “BE-ja thotë se nuk financon në asnjë mënyrë Hamas-in apo cilëndo organizatë tjetër, e cila konsiderohet terroriste. Zëdhënësja e BE-së ka thënë se ndihma humanitare që i është dhënë popullit të Palestinës, u nënshtrohet rregullave të rrepta në mënyrë që mjetet financiare të BE-së të mos bien në duart e organizatave, me të cilat BE-ja nuk ka kontakte e Hamas-i është një prej tyre.

Bashkimi Evropian ndihmon nga ana tjetër autoritetet palestineze, të cilat ushtrojnë pushtetin më shumë në Bregun Perëndimor.

Bashkimi Evropian është duke bashkëpunuar edhe me organizatat humanitare ndërkombëtare për t’u përgjigjur ndaj krizës humanitare që pritet të krijohet pas shpërthimit të luftimeve në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, po ashtu, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojë në gatishmërinë e BE-së për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës.

“Asgjë në asnjë moment nuk do të ndikojë në gatishmërinë tonë për të ndihmuar Ukrainën. Këtë e kemi përsëritur disa herë dhe e përsërisim prapë”, ka thënë zëdhënësi i KE-së Eric Mamer.

Ndërsa, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a po e analizon BE-ja rolin eventual të Rusisë në shpërthimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, zëdhënësi i BE-së ka thënë se “vendet e BE-së i shikojnë të gjitha mundësitë, kurse Rusia gjithmonë është e interesuar të shkaktojë destabilitet kudo në botë”./rel

Etiketa: BEKrize humanitarelufte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

10:27 : 30/10/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
Para

Sulmi ndaj Izraelit rrit kërkesën për arin dhe për asetet e sigurta

TË GJITHA

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com