• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarret në Pishë Poro dhe pasojat afatgjata

19:09 : 07/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Djegia e zonës së mbrojtur të Pishë Poros do të sjellë pasoja të mëdha afatgjata vlerësojnë studiuesit e shkencave të natyrës dhe përfaqësues të organizatave mjedisore.

Sipas tyre dëmtimi i brezit me pisha rreth 70 vjeçare që mbronin depërtimin e detit do të rrisë dukshëm erozionin detar dhe përmbytjet dhe do të ketë pasoja afatgjata për klimën dhe turizmin në këtë zonë.

Studiuesit bëjnë thirrje të ndërtohet një plan për rimbjelljen me pisha dhe të mos hidhen hapa në uljen e statusit mbrojtës të zonës që më pas mund të sillte zhvillime ndërtimore.

Zjarret që vijuan për 10 ditë në zonën e mbrojtur të Pishë Poros në Fier, pjesë e peisazhit të mbrojtur Pishë Poro -Nartë kanë lënë pas pasoja të mëdha.

Pamjet me dron dëshmojnë se pjesa dërmuese e sipërfaqes me pishë të butë mesdhetare gati 70 vjecare është përfshirë nga zjarri që ka shkrumbuar çdo gjë në katet e poshtme, bimësinë dhe faunën.

Lexo edhe:

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

Profesori i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Tiranës Lulëzim Shuka thotë se brezi mbrojtës i pishave që u krijua para viteve nëntëdhjetë kishte një rol mjaft të madh në mbrojtjen e depërtimit të detit në brendësi të tokës.

Ky brez pishash i krijuar artificialisht para viteve nëntëdhjetë krijoi një perde apo barrierë mbrojtëse për pengimin e hyrjes së ujrave të kripura të detit në pjesën e brendshme të tokës duke mundësuar kështu shkripëzimin e pjesës së brendshme, e ndihmuar dhe nga rritja e nivelit të Vjosës që derdhet në det gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit. Gjerësia e këtij pylli shkon nga disa metër psh 10,20,30 metër deri në 2, 5 kilometër duke krijuar jo vetëm një barrierë mbrojtëse, por edhe një ekosistem, pavarësisht se articifial, shumë të rëndësishëm për nga pikëpamja e biomasës.

Zoti Shuka thotë më tej se pylli me pisha prodhonte rreth 30 kilogramë biomasë në vit e cila është shumë më e madhe se biomasa që prodhohet nga tokat e kripura që është gati gjysëm kilogramë në vit.

Pyjet e drurit janë përthithësit kryesorë të dioksidit të karbonit dhe njëkohësisht rezervuesit e saj. Dhe nga pikëpamja shkencore ky pyll siguron 30 -35 kilogramë biomasë në vit një masë shumë herë më e madhe e krahasur me bimët e kultivuara që shkon 1 deri në 1,5 kilogramë , e krahasuar me bimët natyrore të tokave të kripura që prodhojnë më pak se gjysëm kilogramë biomasë në vit.

Zoti Shuka flet për efektet që krijon një djegie duke krahasuar me zona që janë prekur nga zjarret në një shkallë shumë më të vogël në vitet nëntëdhjetë.

Planet me dron të këtyre zonave përpara se të përfshiheshin nga zjarret e fundit tregojnë se bimësia nuk është rikuperuar ende në ato vatra që u dogjën 30 vite më parë dhe gjate dimrit ujrat e detit depërtojne lirisht duke sjellë përmbytje.

Gati çdo dy vjet bëj ekspedita dhe vizita në zonë për të parë edhe strukturën dhe popullatën e disa llojeve specifik të zoëns bredgetare. Në pjesën jugore të grykëderdhjes së Vjosës tek ai zjarr që ka qenë para 30-35 viteve tani natyra ka filluar të eleminojë pjesën krysore të paosjave të djegieve. Kjo do të thotë që një zjarr do dhjetëra vite të riparohet, nëse ndërhyhet artificialisht me pyllëzime.

“Zakonisht djegie të tilla shoqërohen me ulje të statusit të mbrojtjes së zonës, thotë Zydjon Vorpsi i organizatës shqiptare për mbrojtjen e natyrës (PPNEA),por kjo nuk duhet të ndodhë sipas tij me pyllin e Pishë Poros.

Ndërhyrja duhet sa më shpejt, duhet ripyllëzim dhe një ruajtje strikte dhe pse zona tashmë është e djegur. Gjëja që ndodh zakonisht është që kur zonave u bie vlera natyrore apo ka dëmtime të kësaj mase hiqen nga zona e mbrojtur por kjo nuk duhet të ndodhë me këtë zonë por për më tepër duhet shtuar mundimi për ta rikthyer, ndonëse pas shumv vitesh, sic ka qenë.

Dëmi është kolosal dhe nga pikëpamja turistike thorë zoti Shuka pasi peisazhi i pishave nuk mund të rikthehet për dhjetëra vite dhe vija e plazhit mund të pësojë transformime pikërisht nga mos mbrojtja më e erozionit detar nga brezi me pisha. Ka zona ku dunat e rërës janë në një nivel me detin dhe nuk e pengojnë depërtimin e ujrave tha zoti Shuka.

Djegia e Pishë Poros ka ngjallur reagime të forta të specialistëve të pyjeve në rrjetet sociale edhe për pamundësinë e strukurave shtetërorë të emergjencave për të vënë në kontroll zjarret.

Megjithë përkushtimin e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Fier, prefekturës së Fierit, reparteve zjarrfikëse nga disa bashki dhe qarqe dhe forcave të armatosura qeveria shqiptare nuk kishte mjete për ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarreve masive.

Në zonë fluturuan për shuarjen e zjarreve vetëm disa herë dy avionë grekë në kuadër të ndihmës së mekanizmit europian të mbrojtes civile.

Kjo ndihmë u kërkua pas gati një jave kur ishte shfaqur zjarri masiv që kishte dëmtuar disa qindra hektarë me pisha dhe bimësi.

Nga vlerësimet e specialistëve në terren nuk pati asnjë ndikim në kufizimin e vatrave që vijuan edhe pas ndërhyrjes tejet të kufizuar nga ajri.

/VOA/

Etiketa: Pishë Porozjarr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

12:04 : 08/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Asnjë masë parandaluese/ Zjarr masiv në fushën e mbetjeve, Vlora turistike mbulohet nga tymi kancerogjen

14:05 : 07/06/2025
AKTUALITET

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025
AKTUALITET

U vihet zjarri mbetjeve tek vendgrumbullimi pranë ish-Azotikut në Fier, tymi mbulon zonë

20:56 : 06/06/2025
Para

EMRI - Kush është shqiptari që u kap me mbi 42 kg marijuanë në Selanik

TË GJITHA

Shkullaku: SPAK nuk heton krimin zgjedhor, rasti më flagrant është ai i Troplinëve në Durrës

21:40 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit, Italia shënon golin e avantazhit (Video)

21:31 : 09/06/2025

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

21:28 : 09/06/2025

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

21:15 : 09/06/2025

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

21:14 : 09/06/2025

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com