• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rritet frika se Rusia mund të tërhiqet nga Traktati i Ndalimit të Provave Bërthamore

09:48 : 07/10/2023
në BOTA

Shtetet e Bashkuara kritikuan ashpër njoftimin se Rusia mund të tërhiqet nga Traktati i Ndalimit të Provave Bërthamore. “Një vendim i tillë nga një vend nënshkrues rrezikon pa nevojë normat globale kundër provave bërthamore”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ligjvënësit rusë do të shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes nga Traktati për Ndalimin e Provave Bërthamore, tha të premten kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus.

Deklarata e ligvënësit Vyacheslav Volodin erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Moska mund të konsiderojë tërheqjen nga traktati ndërkombëtar, pasi Shtetet e Bashkuara kurrë nuk e ratifikuan atë.

“Kjo është në përputhje me interesat tona kombëtare”, tha ligjvënësi Volodin. “Dhe kjo do të vijë si një përgjigje e duhur ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat ende nuk e kanë ratifikuar traktatin.”.

Traktati i vitit 1996, që ndalon “të gjitha shpërthimet bërthamore ose provat e tjera bërthamore” në të gjithë botën është nënshkruar nga 187 vende, por Shtetet e Bashkuara dhe shtatë vende të tjera nuk e kanë ratifikuar atë.

Lexo edhe:

Vila luksoze, plazhe private e këngëtarë/ Jeta e “shfrenuar” e aleatëve më të besuar të Putin në Dubai

Zvicra e zhgënjyer nga tarifat e Trump: E padrejtë ajo çfarë po bëhet ndaj nesh!

“Do të ishte shqetësuese dhe për të ardhur keq nëse një vend nënshkrues do të shqyrtonte tërheqjen nga Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Provave Bërthamore”, tha në një deklaratë Robert Floyd, kryetar i komisionit që mbështet zbatimin traktatit. Ka shqetësime të përhapura se Rusia mund të rifillojë provat bërthamore në përpjekje për të nxitur Perëndimin të heqë dorë nga vazhdimi i mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Volodin tha se ligjvënësit do të diskutojnë rreth tërheqjes nga traktati bërthamor në takimin e ardhshëm të këshillit të ligjvënësve mbi përcaktimin e axhendës të Dhomës së Ulët të Parlamentit rus. “Uashingtoni dhe Brukseli kanë nisur një luftë kundër vendit tonë”, tha ligjvënsëi Volodin. “Sfidat e sotme kërkojnë vendime të reja.”

I pyetur të premten nëse tërheqja nga traktatit do të çonte në rifillimin e provave bërthamore, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se “kjo nuk do të jetë një deklaratë mbi qëllimin për të rifilluar provat bërthamore”.

Duke folur të enjten në një forum me ekspertë të çështjeve të jashtme, Presidenti rus Putin tha se ndërsa disa ekspertë kanë folur për nevojën e kryerjes së provave bërthamore, ai ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje.

“Unë nuk jam gati të them ende nëse është e nevojshme që ne të bëjmë prova bërthamore apo jo”, tha ai. Ekipet e kërkim-shpëtimit nxjerrin trupin e një 10 vjeçari, të vrarë nga një sulm rus me raketa në Kharkiv.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nxjerrin trupin e një 10 vjeçari, të vrarë nga një sulm rus me raketa në Kharkiv

Ndërkohë, një djalë 10 vjeçar dhe gjyshja e tij humbën jetën të premten në Ukrainë nga një sulm rus me raketa. Kjo ndodhi një ditë pasi një sulm tjetër me raketa në rajonin e Kharkivit mori jetën e të paktën 52 civilëve, duke u bërë një nga sulmet më vdekjeprurëse të luftës gjatë muajve të fundit.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka dërguar një ekip për të hetuar rastin. Moska hodhi poshtë akuzat se kishte ndërmarrë sulmin./VOA

Etiketa: provat berthamoreRusiaSHBAtraktati

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Vila luksoze, plazhe private e këngëtarë/ Jeta e “shfrenuar” e aleatëve më të besuar të Putin në Dubai

18:56 : 01/08/2025
BOTA

Zvicra e zhgënjyer nga tarifat e Trump: E padrejtë ajo çfarë po bëhet ndaj nesh!

18:29 : 01/08/2025
BOTA

Anijet me naftë ruse drejt Indisë devijojnë rrugë pas njoftimeve të Trump për sanksione 100%

16:43 : 01/08/2025
BOTA

E pazakontë në SHBA/ Embrioni ishte ngrirë në 1994, fëmija lind pas 31 vitesh

16:17 : 01/08/2025
BOTA

Zelensky: Ukraina e gatshme për samit me Rusinë

15:43 : 01/08/2025
RAJONI

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

11:41 : 01/08/2025
Para

EMRAT/ 15-vjeçari përfundoi në spital pasi konsumoi tullumbace me azot, arrestohen tre persona

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

22:30 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com