• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi i pazakontë i Dorinës, nënës së Adorës 3 vjeçe: Lindi pa jetë, pësoi 2 herë vdekje klinike

10:31 : 07/10/2023
në AKTUALITET, SHENDETI

Dy herë vdekje klinike, dy atakë kardiakë, dy kriza të rënda, infeksion në gjak e tru, 4 herë në koma dhe 7 diagnoza në kokë e një në zemër. Ky bilanc i pabesueshëm mjekësor i përket një vogëlusheje 3-vjeçare që lufton me ngulm për jetën në çdo frymëmarrje të saj.

Është nëna e Adorës, Dorina Shima që rrëfen mes lotësh në emisionin “Rudina” dhimbjen, forcën dhe frikën për jetën e së bijës. Në muajin e shtatë të shtatzënisë, u shpall gjendja e Covid-it dhe gjithçka ishte më e vështirë.

Një ditë përpara lindjes së Adorës, Dorina kreu një eko që rezultoi mirë dhe më pas përjetoi një krizë të fortë. Ajo iu drejtua menjëherë maternitetit dhe deri mëngjesin e 5 Qershorit, askush nuk ndodhej pranë saj.

Dorina Shima: Aty filluan gjërat të ndryshonin. Mjekja nuk po na rrinte më në kokë, ishin në gjumë të gjithë deri në orën 8 të mëngjesit. Nga ora 1 e natës deri në 8 të mëngjesit unë nuk kam parë staf  mjekësor. Më pas ka ardhur doktoresha që na ndiqte gjatë shtatzënisë dhe aty pa që Adora ka një bratikardi 30 dhe cianozë e thellë.

Rudina Magjistari: Domethënë në momentin që linde…

Lexo edhe:

Viktima e katërt brenda pak kohësh, vdes një i mitur në Korçë pas atakut kardiak

Një vit nga vdekja e Rafael Dwamena, lojtarët e Egnatias përkujtojnë ish-kapitenin e tyre

Dorina Shima: Adora ka lindur pa jetë.

Rudina Magjistari: Ka lindur pa jetë? Si është e mundur?

Dorina Shima: Sepse nga ujërat e pista që ishin mbledhur në barkun tim Adora i ka pirë, i ka konsumuar dhe kjo ka dëmtuar, ka pasur një dëmtim të rëndë në pjesën e kokës së Adorës dhe i ka shkaktuar pjesën e cianozës dhe njëkohësisht pjesën e dëmtimit në tru dhe në zemër.

Rudina Magjistari: Kjo është e shpjeguar nga mjekët më pas?

Dorina Shima: Ma kanë thënë mjekët dhe doktoresha që më ndiqte gjatë 9 muajve, më kanë thënë që kjo gjë është bërë nga neglizhenca e mjekëve. Pastaj aty filloi kalvari.

Dorina dyshon se të gjitha problemet shëndetësore të Adorës kanë filluar në momentin e lindjes sepse gjatë shtatzënisë nuk ka patur asnjë shqetësim.

Dorina Shima: Nga ujërat e pista që kishte pirë Adora, i krijoi probleme në zemër, i krijoi probleme në tru  dhe nuk i kishte rrahjet e zemrës të plota.

Rudina Magjistari: Ti linde në mënyrë natyrale apo me operacion?

Dorina Shima: Jo, e kam lindur me cezarian. Më pas, në orën 8:30 është bërë ndërhyrja cezariane dhe aty panë që Adora është pa jetë. Për një orë e gjysmë, kanë bërë atë procesin për ta rikthyer në jetë. Është rikthyer në jetë dhe ka krijuar një vdekje klinike automatikisht.

Në këtë moment, rrahjet e zemrës së Adorës kanë qenë 20/30 dhe sipas mjekëve, konsiderohet pa jetë.

Dorina Shima: Më pas është rikthyer në jetë dhe ka rënë në vdekje klinike dhe nga aty e kanë dërguar në Tiranë. Unë nuk dija, nuk e dija fare sepse nuk më tregonin për çështjen e Adorës.

Unë nuk e kam ditur fare sepse kam qenë edhe nën efektin e narkozës, por edhe kur kanë kaluar ditët nuk më kanë treguar sepse femra është lehonë dhe nuk dëshiron ta bezdisë askush apo ta shqetësojë një person tjetër dhe nuk donin që psikologjia ime të binte shumë poshtë. Pas 4 ditëve unë e kam marrë vesh që Adora ka kaluar një fazë shumë të rëndë jete.

Rudina Magjistari: Pra për 4 ditë ty ta sollën vajzën?

Dorina Shima: Jo, sepse unë kam qenë në Shkodër, vajza në Tiranë dhe nuk kam pasur kontakt, unë nuk e njihja vajzën se kush ishte.

Rudina Magjistari: Pra e sollën direkt në Tiranë vajzën?

Dorina Shima: Po, në “Geraldinë”.

Rudina Magjistari: Ti kishe 4 ditë ndërkohë vazhdoje qëndroje në maternitet në Shkodër. Si ta shpjeguan? Pse vajza nuk ishte aty dhe ishte në Tiranë?

Dorina Shima: Në fakt nuk ma shpjeguan direkt, por në momentin që unë jam nisur për Tiranë më kanë kërkuar që të shkoj prapë në Shkodër sepse u mblodh stafi mjekësor, bashkë me drejtorin e spitalit dhe aty më thonë që vajza ka krijuar këtë lloj problemi.

Gjatë këtyre 4 ditëve, Dorina nuk e kishte takuar ende të bijën.

Dorina Shima: Në momentin që Adora ka pësuar përsëri një vdekje klinike të dytë, janë bërë gati për të  më marrë në telefon për të më thënë që vajza ka ndërruar jetë. Është rikthyer përsëri në jetë, Zoti i madh ka dashur të jetë  përsëri afër meje, ka rënë përsëri në gjendje kome dhe atë ditë që ka rënë në gjendje kome, mua më kanë dërguar te “Geraldina”. Më kanë dërguar dhe unë nuk e kisha idenë se çfarë ka ndodhur.

Etiketa: Adoraatak kardiakDorina Shimainfeksion ne truvdekje klinike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Viktima e katërt brenda pak kohësh, vdes një i mitur në Korçë pas atakut kardiak

13:35 : 08/01/2025
SPORT

Një vit nga vdekja e Rafael Dwamena, lojtarët e Egnatias përkujtojnë ish-kapitenin e tyre

15:51 : 11/11/2024
SHENDETI

Arresti kardiak, dy simptomat paralajmëruese 24 orë përpara

13:00 : 11/11/2024
SPORT

Pësoi atak kardiak në stërvitje, lojtari shqiptar në gjendje të rëndë për jetën

16:13 : 28/10/2024
AKTUALITET

Gjendet i pajetë një 61 vjeçar në Korçë/ EMRI – Dyshimet e para

16:20 : 27/10/2024
SPORT

Pësoi atak kardiak, ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-futbollisti i Getafes

22:17 : 24/10/2024
Para

Flamurtari në sulm, Çela i sheh të gjitha “finale”: Pres triumfin ndaj Besës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

09:16 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

08:58 : 15/05/2025

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com