• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Militantët e Hamasit kryejnë sulm masiv, Izraeli shpall gjendjen e gatishmërisë për luftë

10:08 : 07/10/2023
në BOTA

Ushtria e Izraelit tha më 7 tetor se po godiste caqe të Hamasit në Gaza pas një breshërie intensive të sulmeve me raketa në orët e para të mëngjesit, që kishin për shënjestër caqe në jug të Izraelit.

Grupi militant i Hamasit lëshoi dhjetëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv. Një zëdhënës i ushtrisë tha se një shtëpi në Tel Aviv është goditur nga një raketë edhe pse nuk ka ende raportime për viktima. Një grua 70-vjeçare raportohet se është vrarë në jug të Izraelit, ku zyrtarët kanë paralajmëruar banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për shkak të “incidentit të sigurisë”.

Mohammed Deif, udhëheqësi i grupit militant palestinez Hamas ka marrë përgjegjësinë për sulmin, me krahun e tij të armatosur duke thënë se ka lëshuar 5000 raketa në 20 minuta.

Hamasi publikoi një deklaratë duke thënë se mbi 5.000 raketa janë lëshuar në atë që e ka quajtur “Operacioni Përmbytja Al-Aksa”.

“Ne kemi vendosur të themi mjaft është mjaft”, tha Deif. “Ne e kemi paralajmëruar armikun edhe më parë. Pushtimi kreu qindra masakra kundër civilëve. Qindra dëshmorë dhe të plagosur vdiqën këtë vit për shkak të krimeve të pushtimit. Sulmi i parë, i cili synoi pozicionet e armikut, aeroportet dhe fortifikimet ushtarake, tejkaloi 5000 raketa dhe predha”, tha ajo.

Lexo edhe:

Izraeli ndalon vizitën e Macron në Tel Aviv, nëse Franca nuk heq dorë nga njohja e Palestinës

Netanyahu kundër Hamasit: Lufta do të përfundojë vetëm sipas kushteve tona

Mediat palestineze pretenduan se militantë të armatosur kanë kaluar kufirin nga Gaza për në Izrael, ndërkaq Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë shkruar në X – që më herët njihej si Twitter – se “një numër i terroristëve janë infiltruar në territorin e Izraelit nga Rripi i Gazës”.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza.

Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.

Raportohet se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është nisur për në Tel Aviv për një takim urgjent me zyrtarët e sigurisë, përderisa ministri i Mbrojtjes ka autorizuar që të thirren në detyrë rezervistët e ushtrisë.

Sulmi vjen në kohën kur në Izrael po shënohet një festë fetare hebreje. Po ashtu vjen pas një periudhe të luftimeve intensive në Bregun Perëndimor, ku pothuajse 200 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite gjatë bastisjeve këtë vit. Ndërkaq, si pasojë e sulmeve palestineze ndaj caqeve izraelite janë vrarë mbi 30 persona.

Izraeli ka mbajtur një bllokadë strikte në Gaza që kur Hamasi mori territorin në vitin 2007. Kufizimi i lëvizjes së mallrave dhe njerëzve ka shkatërruar ekonominë në Gaza, por Izraeli ka thënë se bllokada është e nevojshme për të parandaluar që armët të arrijnë te grupet militante.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor më 1967 gjatë luftës gjashtëditore.

Etiketa: GazaHamasiIzraelilufte

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli ndalon vizitën e Macron në Tel Aviv, nëse Franca nuk heq dorë nga njohja e Palestinës

20:24 : 04/09/2025
BOTA

Netanyahu kundër Hamasit: Lufta do të përfundojë vetëm sipas kushteve tona

18:16 : 04/09/2025
BOTA

Izraeli refuzon Hamasin për marrëveshjen e armëpushimit, lufta nuk ndalet për asnjë çast

08:42 : 04/09/2025
BOTA

Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

22:36 : 03/09/2025
BOTA

Izraeli shpall fazën e dytë të operacionit në Gaza: Do të luftojmë Hamasin deri në fund     

20:10 : 03/09/2025
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu attends the weekly cabinet meeting at his office in Jerusalem, Israel, Sunday, May 5, 2019. (Abir Sultan/Pool Photo via AP)
BOTA

Kryeministri belg tha se do të njohë shtetin palestinez, Netanyahu: Udhëheqës i dobët!

18:04 : 03/09/2025
Para

​Pochettino për Brojën: Ne besojmë tek ai, është tejet i talentuar

TË GJITHA

Kërcet arma në Shkodër, ekzekutohet në mes të qytetit 34-vjeçari

23:33 : 04/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Gjermania pëson disfatë, argëtohet Spanja

23:32 : 04/09/2025

Horoskopi ditor, 5 Shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:22 : 04/09/2025
NË foto, Kristjan Kola

FOTO/ Ky ishte i riu që u ekzekutua me a*më zjarri në Shkodër

23:16 : 04/09/2025

EMRI/ Arrestohet në Santo Domingo shqiptari, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar kokai*e

23:11 : 04/09/2025

V*asja në Shkodër, policia: Kristian Kola u ekzekutua jashtë një lokali

23:07 : 04/09/2025

Vra*ja në Shkodër/ Zbulohet identiteti i viktimës, autorët ishin 2 persona me motorr

22:54 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com