• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Iluzioni i rritjes ekonomike

08:53 : 07/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Iluzioni i rritjes ekonomike rrezikon të shtojë vetëkënaqësinë e politikëbërësve, duke i shmangur ata nga ndërmarrja e reformave për të zgjidhur problemet reale që ka ekonomia. “Shkëlqimi” i ndërtesave të reja mund të zbehet shumë shpejt në momentin që investitorët e huaj do të tërhiqen (shifrat zyrtare tregojnë se kjo ka filluar të ndodhë), apo burimet informale që e kanë fryrë deri tani tregun, do të fillojnë të shterojnë… 

Ekonomia shqiptare ia ka dalë gjithnjë që të “befasojë” shumëkënd për aftësinë e saj të rimëkëmbjes, sidomos për shifrat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Në vitin pandemik, institucionet ndërkombëtare parashikuan që PBB-ja do të binte midis 7-9%, si rrjedhojë e pasojave që do të vinin nga mbyllja dhe recesioni global.

Në fakt, rënia reale rezultoi në pak më shumë se 3%, ndër më të ulëtat në rajon. Në vitet në vijim, vendi u rrit më shumë sesa parashikimet e fillimvitit.

Krahas elasticitetit të sipërmarrjeve, që në pjesën më të madhe janë të vogla e të mesme e përshtaten me shpejtësi, dhe ndihmës nga turizmi, janë dy sektorë që veçanërisht po i mbajnë në këmbë shifrat e PBB-së.

Lexo edhe:

Shqiptarët perceptojnë pabarazi ekonomike shumë më të lartë se në treguesit zyrtarë

Plani me kushte i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, 31 reformat e Shqipërisë

Ata janë pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Në tremujorin e parë të këtij viti, ekonomia u zgjerua me 2.72%, niveli më i ulët që nga periudha e pandemisë, teksa “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” kontribuuan me +0,62 pikë përqindje.

Së bashku me ndërtimin, prej 0.42 pikë përqindje, të dy sektorët kontribuuan në 38% të rritjes totale të ekonomisë.

Në tremujorin e dytë 2023, në zgjerimin prej 3.23% të ekonomisë, ndërtimi kontribuoi me 1.43 pikë përqindje dhe pasuritë e paluajtshme, me 0.72 pikë përqindje.

Të dy sektorët dhanë një kontribut shumë më të lartë se në tremujorin e parë, duke ndikuar në 66% të së gjithë rritjes ekonomike.

E njëjta tendencë është konstatuar dhe në dy vitet e mëparshme, ku ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë kontribuar në rreth gjysmën e rritjes ekonomike, apo dhe më shumë.

Shqipëria është një vend në zhvillim dhe potenciali i saj, sidomos në turizëm, po tërheq investime të shumta në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në zonat bregdetare, të nxitura dhe nga çmimet më të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit me strukturë të ngjashme.

Në vitin 2022, pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 21% të vlerës së përgjithshme të Investimeve të Huaja Direkte, duke kompensuar deri diku tkurrjen e hyrjeve që erdhën për disa vite radhazi nga punimet për gazsjellësin TAP.

Ndonëse në afatin e shkurtër, varësia e lartë e ekonomisë nga këta dy sektorë mund të duket si “shpëtimtare”, në afatin e gjatë nuk pritet të sjellë asgjë të mirë.

Është e vërtetë që ndërtimi është një sektor jetik për ekonominë, por Shqipëria ka probleme të thella strukturore, që nuk pritet të zgjidhen nga kanalizimi i lartë i parave në sektorë joproduktivë, siç janë ndërtimi apo investimet në pasuritë e paluajtshme.

Historia e 30 viteve e ka treguar qartë këtë.

Gati 50% e investimeve totale të brendshme në vend vijon të shkojë për banesa, nga 25% që është ky tregues për mesataren e Bashkimit Europian, sipas statistikave të Eurostat, që i referohen treguesit të formimit bruto të kapitalit fiks.

Ritmet nuk kanë ndër mend të ndalen, të paktën në të ardhmen afatmesme, ndonëse popullsia po tkurret, numri i familjeve është në rënie dhe hapësirat bosh po reduktohen.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, sidomos në kryeqytet, vazhdon të rritet dhe bashkia vijon të parashikojë që një të tretën e të ardhurave që mbledh nga taksat e tarifat t’i sigurojë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, të paktën edhe për tre vitet e ardhshme.

Në kontrast, këto taksa nuk duket se po përdoren për të nxitur diversifikimin e ekonomisë, apo për të përmirësuar cilësinë e mjedisit, duke favorizuar ndërtimin në kurriz të shëndetit.

Pavarësisht parave të pafundme të derdhura në ndërtim në këto 30 vjet tranzicion, vijojmë të mbetemi ndër shtetet me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, teksa rritja ka prodhuar më shumë pabarazi.

P.sh., me të ardhurat që janë rritur me ritme shumë më të ulëta se çmimet e pasurive të paluajtshme, një individi apo familjeje do t’i duhet të punojë shumë vite më tepër për të blerë një apartament.

Vendi vijon të ketë si avantazh kryesor konkurrues koston e ulët të fuqisë punëtore. Pagat e ulëta kanë nxitur emigracionin masiv, sidomos tek të rinjtë, një ikje që ka filluar të ndikojë dukshëm në ekonomi, si në konsum edhe në tregun e punës.

Ndërsa në të ardhmen pritet që të zhbalancojë shumë tregues, nga produktiviteti në ekonomi e deri te skema e pensioneve.

Pasojat e valës së re të emigracionit sa po vijnë e po bëhen më të dukshme dhe nuk po arrijnë të kompensohen as nga bumi turistik i këtij viti, që nuk dihet as se sa i qëndrueshëm do të jetë.

Të dhënat e INSTAT për tremujorin e dytë treguan se “Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor” kontribuoi me më pak se 6% të rritjes ekonomike në tremujorin e dytë, ose 10 herë më pak se ndërtimi e pasuritë e paluajtshme!

Iluzioni i rritjes ekonomike rrezikon të shtojë vetëkënaqësinë e politikëbërësve, duke i shmangur ata nga ndërmarrja e reformave për të zgjidhur problemet reale që ka ekonomia.

“Shkëlqimi” i ndërtesave të reja mund të zbehet shumë shpejt në momentin që investitorët e huaj do të tërhiqen (shifrat zyrtare tregojnë se kjo ka filluar të ndodhë), apo burimet informale që e kanë fryrë deri tani tregun, do të fillojnë të shterojnë./Monitor

Etiketa: ekonomikeiluzionirritjes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarët perceptojnë pabarazi ekonomike shumë më të lartë se në treguesit zyrtarë

08:04 : 29/04/2025
AKTUALITET

Plani me kushte i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, 31 reformat e Shqipërisë

08:01 : 05/04/2025
AKTUALITET

Kurum, kompania me fitime marramendëse që thotë se është në vështirësi financiare

13:52 : 27/08/2024
BOTA

Gjermanët ngrihen në protestë kundër dëbimit të të huajve

19:07 : 28/01/2024
AKTUALITET

Rama kritika liderëve të BE: Premtimet ekonomike nuk janë realizuar plotësisht

12:27 : 16/10/2023
AKTUALITET

Shehaj çmonton Veliajn me fakte: Janë zhdukur 70 mln € nga taksa 3% e të pastrehëve

19:14 : 13/03/2023
Para

Njihuni me historinë e vërtetë të babait të Bombës Atomike

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com