• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e 3-vjeçarit, Prokuroria nis hetimet, ja çfarë deklaron babai i vogëlushit

10:34 : 06/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Opinioni publik u trondit dje nga një ngjarje e rëndë, ku një 3-vjeçar humbi jetën pas një ndërhyrje te dhëmbët në një klinikë private.

Brian Spahiu ka humbur jetën pas një operacioni në klinikën dentare private “Splendent” në kryeqytet.

Mësohet se Prokuroria ka sekuestruar kartelat në klinikën private ku është kryer operimi dhe kartelën në QSUT ku djali është dërguar në gjendje kome.

Hetimet kanë nisur edhe për Ina Xhaxhon vajzën e mjekut, pasi edhe ajo kishte marrë pjesë në operacionin e të miturit

REAGIMI I PLOTË I PROKURORISË:

Lexo edhe:

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen ku i mituri me inicialet B.S., humbi jetën pas trajtimit në një klinikë private, si dhe interesin e shtuar të medias në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Tiranë dëshiron të informojë se:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 më shkresën Nr.7057/k Prot të datës 04.10.2023, ka regjistruar më datë 05.10.2023 procedimin penal nr.6477 të vitit 2023, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 i Kodi Penal. Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit.

Si ndodhi ngjarja?

I mituri është dërguar nga familjarët në një klinikë dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë. Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për 2 ditë dhe ka ndërruar jetë. Trupi i të miturit është dërguar në morg për tu kryer autopsia. Për ngjarjen e rëndë familjarët bëjnë fajtor mjekun dhe vajzën e tij, Ina Xaxho. Daja i 3-vjeçarit tha se mjeket bënë ta pamundurën për ta shpëtuar por ishte vonë pasi i ishte helmuar mëlçia. Ai ka thënë se vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, dhe se do të bëjnë të pamundurën që ata të mos e kalojnë kaq lehtë. Gjithashtu ata kanë akuzuar dentistin për manipulim të ngjarjes. Mjeku 70-vjeçar është proceduar penalisht për ngjarjen. Xhaxho ka deklaruar se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare dhe se fëmija nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit.

  • Mjeku mohoi akuzat, babai i 3-vjeçarit: Ai gënjen! Djali doli në gjendje të rëndë

Babai i djalit tre vjeçar, i cili ndërroi jetë pas mjekimit që mori në klinikën dentare të Roland Xhaxhos, ka përgënjeshtruar deklaratën e mjekut. Për mediat, Bledar Spahiu, thotë se djali i tij doli nga klinika pa fletëdalje, e se ishte në gjendje të rëndë.

“Gjendja sa ka vajt ka qenë shumë e rënduar. Pjesën e zemrës unë do ta nxjerr letrën prapë. Unë si prind, nëse ai do kishte probleme, duke biseduar me doktorët atje s’do e çoja fare. Është një fëmijë 3-vjecar. Ti bësh 14 dhëmbë, nuk i bëj unë. Pjesa e lekëve. Nuk e ka përmend asnjë njeri. Kartela e dentistes, ka nxjerrë 14 dhëmbë mbushje. Ka marrë 700 mijë lekë për mbushjen. Sekuestrimi i kamerave, me kalimin e kohës ka letra sa të duash. Nga anestezia i ishin dëmtuar të gjitha organet, mëlçia veshkat, të gjitha”, tha babai.

Një ditë më parë, mjeku anestezist Roland Xhaxho i cili asistoi fëmijën 3 vjeç që humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë ka reaguar për herë të parë pas njoftimit në media për ngjarjen tragjike. Sipas tij arsyeja pse të gjithë dhëmbët e fëmijës janë kuruar brenda një seancë është sepse fëmija kishte lindur me probleme në zemër, gjë për të cilën është operuar dhe dy vite më parë, siç thotë mjeku dhe në këtë rast duke qenë se dhëmbët kishin infeksion duheshin trajtuar sa më shpejt në mënyrë që infeksioni të mos shkonte në zemër, duke qenë se i mituri e kishte problematike.

Në deklaratën e tij thuhet se fëmija ka dalë zgjuar nga klinika, në krahët e të atit dhe duke kërkuar vëllain e vogël.

“Mesa duke gjendja është komplikuar në ambiente e shtëpisë dhe më pas është dërguar në ambientet e QSUT nga prindërit. Gjendja e tij shëndetësore u përmirësua ndjeshëm në 24 orët e para, por më pas fatkeqësisht është rënduar, pavarësisht përpjekjeve të pafundme,” – shkruan Xhaxho

Kartela/ Brianit iu dëmtua mëlçia nga narkoza, mjeku Xhaxho i pranishëm në QSUT kur vdiq 3-vjeçari

Etiketa: 3-vjecariHetimetprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025
AKTUALITET

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

21:59 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Ekspertiza e kryer në Itali është e tmerrshme”/ Rrëfimi i babait të Brian Spahiu: Jam i shokuar!

19:58 : 16/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Shkodrës sekuestron pasururitë e të dënuarit për drogë në SHBA e Itali

15:09 : 13/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
Para

A do ketë reshje shiu këtë fundjavë? Meteorologu tregon si do të jetë moti

TË GJITHA

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com