• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Lajçak: Rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk duket aspak mirë

17:16 : 06/10/2023
në RAJONI

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha të premten se rajoni i Ballkanit Perëndimor “nuk po duket aspak mirë dhe të gjithë kanë frikë se mund të ringjallen fantazmat e së kaluarës”.

Duke folur në Forumin 2BS në Budva, Lajçak theksoi se situata mes Serbisë dhe Kosovës është përkeqësuar pas konfliktit në veri të Kosovës më 24 shtator dhe se kjo është “sfidë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për këto dy vende. “

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

“Fatkeqësisht, pas asaj ngjarjeje situata është e tmerrshme. Tani më e rëndësishmja është vërtetimi i fakteve dhe nxjerrja e konkluzioneve dhe pasojave. Nga njëra anë, duhet të punohet për normalizim dhe dialog, por nga ana tjetër kemi përshkallëzim“, tha Lajçak.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-kryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Lexo edhe:

Sorensen zhvillon biseda të ndara me Bislimin dhe Petkoviqin

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Ja çfarë po përgatit BE

Më 3 tetor, Radoiçiçi u arrestua, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë, para se të lirohej një ditë më vonë, por pa pasaportë dhe me ndalesë për të shkuar në Kosovë.

Lajçak tha se ngjarja e 24 shtatorit nuk ishte aksidentale, por një çështje e rëndë dhe e qëllimshme e cila duhet të hetohet tërësisht.

I pyetur se çfarë mund të ndryshohet, Lajçak theksoi se në rrethanat aktuale nuk është e drejtë që Kosova të jetë nën masa negative të BE-së dhe se një nga mundësitë ka të bëjë me sanksionet (ndaj Serbisë), të cilat ai do t’i mbështeste. Duke i komentuar akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se ai ia mban anën Serbisë në dialog, Lajçak tha se “kur dikujt nuk i pëlqen një mesazh, atëherë e sulmon atë që e ka sjell mesazhin”.

“Dialogu vazhdon që nga viti 2011. Në ndërkohë, kanë ndryshuar qeveritë në Kosovë dhe Serbi, kanë ndryshuar edhe strukturat evropiane. Por, dialogu është e vetmja rrugë. Nuk ka të ardhme evropiane pa marrëdhënie të mira mes Kosovës dhe Serbisë, dhe atje nuk ka normalizim pa dialog”, shtoi ai.

Kjo, theksoi ai, është sfidë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën.

“Gjatë vizitës sime në Amerikë, u takova me të gjashtë presidentët nga Ballkani Perëndimor dhe të gjithë janë të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës“, nënvizoi ai. Vërejtjes së prezantuesit se nuk ka mundësi të arrihet një marrëveshje mes këtyre dy vendeve, Lajçak iu përgjigj “do ta shihni”.

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, në të njëjtin panel tha se në Kosovë duhet të bëhet një hetim i pavarur: “Nëse në fund do të ishte e qartë se Serbia dhe lidershipi i Serbisë qëndronin pas çdo gjëje, ajo donte ta përdorte forcën për t’i ndryshuar gjërat në Kosovë, kjo do ta ‘ndryshonte lojën’. Kjo do të thoshte se kishte një vendim në Beograd që në fakt nuk ka vend për Serbinë në BE, por se ajo mbetet një nga sferat e interesit të Moskës, që do të ishte një lajm i trishtuar”.

Duke folur për zgjerimin, Lajçak tha se për herë të parë ka vërejtur që BE-ja është më e gatshme për Ballkanin Perëndimor sesa vetë Ballkani.

“Megjithatë, zgjerimi nuk do të ndodhë vetvetiu. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është skeptik, por merreni këtë moment seriozisht. Duket se Ukraina dhe Moldavia e kanë marrë këtë moment seriozisht, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor jo”.

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia dhe roli i NATO-s janë fokusi i Forumit të 13-të të Sigurisë 2BS.

/REL/

Etiketa: lajcakMiroslav Lajçak

Lajme të lidhura

RAJONI

Sorensen zhvillon biseda të ndara me Bislimin dhe Petkoviqin

22:48 : 06/02/2025
RAJONI

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Ja çfarë po përgatit BE

09:03 : 29/01/2025
RAJONI

Lajçak për bisedimet: Pas zgjedhjeve, BE po përgatit propozimin për Kosovën dhe Serbinë

21:33 : 28/01/2025
RAJONI

Lajçak: Këtë javë pritet të mbahet takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur

15:39 : 13/01/2025
RAJONI

Lajçak: Kosova të themelojë Asociacionin, Serbia t’i njohë simbolet e Kosovës

09:10 : 18/12/2024
RAJONI

“Rikthehet” dialogu, sot Kosova e Serbia ne Bruksel, Lajcak: Palët, mungesë gatishmërie

12:07 : 17/12/2024
Para

Shqiptarët, të dytët në botë për kthimet e emigrantëve të parregullt nga vendet e BE

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

13:35 : 15/05/2025

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025

Ilir Meta më i votuari tek PD në “zonë e tij elektorale”, merr votat e shokëve tek “313-ta”

13:19 : 15/05/2025

Pesha e regjimit

13:13 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com