• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bisedimet SHBA-Meksikë lehtësojnë tensionet mbi ndërtimin e murit në kufi

17:52 : 06/10/2023
në BOTA

Zyrtarët amerikanë dhe meksikanë mbajtën bisedime për imigracionin, trafikun e paligjshëm të drogës dhe sfida të tjera të përbashkëta, të enjten në Meksikë. Për shkak të paqartësive mbi zgjerimin e mundshëm të murit kufitar SHBA-Meksikë, Sekretari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara u detyrua të shpjegonte qëndrimin e administratës amerikane. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias e Zërit të Amerikës njofton.

Diskutimet e zyrtarëve të nivelit të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës u përqëndruan në vlerësimin dhe nxitjen e përparimit nga të dyja vendet mbi çështje sfiduese si trafiku i paligjshëm i drogës dhe armëve.

“Ne po thellojmë bashkëpunimin për hetime, arrestime dhe ndjekje penale. Autoritetet meksikane po dërgojnë 40 për qind më shumë kërkesa se sa 6 vjet më parë për gjurmimin e armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara dhe kjo u mundëson organeve të zbatimit të ligjit të ndalojnë trafikun e armëve që në burim”, tha Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland vlerësoi ekstradimin e Ovidio Gomez Lopezit, drejtues i Kartelit të Sinaloas dhe i biri i Joaquin “El Chapo” Guzman.

“Ne e dimë se kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa sakrificën e organeve ligjzbatuese meksikane dhe pjesëtarëve të shërbimit ushtarak që dhanë jetën për vendosjen e drejtësisë”, tha zoti Garland.

Lexo edhe:

Trump urdhëron vendosjen e nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë

Qafë Thanë/ Fluks i lartë automjetesh në dalje të Shqipërisë, pritje të gjata në kufi

Teksa nënvizoi se Meksika nuk është prodhuese e fentanilit, Sekretarja e Sigurisë Rosa Icela Rodriguez njoftoi strategji të reja për të frenuar trafikun e drogës.

“Ne do të zhvillojmë takime me vende që prodhojnë substanca kimike për të rregulluar tregun. Ne do të vazhdojmë të ndjekim organizatat kriminale që aktualisht shesin apo blenë drogë sintetike”, tha Rosa Icela Rodríguez, Sekretare e Sigurisë së Meksikës.

E enjtja, shënoi herën e parë që migracioni ishte pjesë e diskutimeve në kuadër të takimit të nivelit të lartë dypalësh.

Megjithatë, paqartësitë mbi qëndimin e administratës së Presidentit Biden dhe veprimet e fundit lidhur me zgjerimin e murit në kufi, morën më shumë vëmendje.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Alejandro Mayorkas, mohoi të kishte ndryshim të politikave.

“Ndërtimi i murit është miratuar dhe financuar gjatë administratës së kaluar, në 2019 dhe ligji detyron përdorimin e këtij fondi për këtë qëllim”, tha zoti Mayorkas.

Më herët gjatë ditës, Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador e kritikoi ashpër masën.

Në kohën kur bisedimet dypalëshe ishin drejt mbylljes, Sekretarja e Punëve të Jashtme të Meksikës Alicia Barcena u shpreh me një ton më pajtues.

“Sekretari Mayorkas ishte i qartë dhe sqaroi atë që po ndodh dhe për fat të keq, njoftimi përkon me vizitën e tyre”, tha zonja Bárcena.

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare tha se siguria kufirit do të kërkojë një qasje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë teknologji moderne për mbikëqyrje dhe modernizimin e hyrjes se pikave kufitare./VOA

Etiketa: bisedemikufishba-meksike

Lajme të lidhura

BOTA

Trump urdhëron vendosjen e nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë

19:44 : 01/08/2025
AKTUALITET

Qafë Thanë/ Fluks i lartë automjetesh në dalje të Shqipërisë, pritje të gjata në kufi

15:15 : 01/08/2025
AKTUALITET

BIRN: Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK

20:40 : 29/07/2025
BOTA

Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat

19:38 : 20/07/2025
AKTUALITET

Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin me orë të tëra për të kaluar kufirin

15:30 : 12/07/2025
BOTA

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

09:14 : 23/06/2025
Para

OBSH: Europa kërcënohet nga ethet tropikale

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com