• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Elbasanit/ 6.8 vite burg për Mërtirin dhe Zoton, Bllako i pafajshëm

17:16 : 05/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Posaçme dha këtë të enjte vendimet për të pandehurit e dosjes së inceneratorit të Elbasanit. Ish-sekretari i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako u shpall i pafajshëm për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” që i ishte ngarkuar nga SPAK, duke u bërë i vetmi nga 8 pandehurit që merr pafajësi nga gjykata.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 5 vjet e 8 muaj burgim. Ndaj Kokës, gjykata rrëzoi akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa e shpalli fajtor për veprat penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Po ashtu, Kokës iu hoq e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.

Për të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, gjykata caktoi 6 vjet e 8 muaj burgim. Ata u shpallën fajtorë për veprat penale: korrupsioni aktiv dhe pastrimi i produkteve të veprës penale. Dënimi 4 vite e 8 muaj u dha për Stela Gugallian për të njëjtat akuza. Të tre janë ende në kërkim policor.

Dënime më të lehta u dhanë për katër ish-zyrtarët e tjerë të pandehur të çështjes, anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Me nga 2 vjet e 8 muaj u dënuan Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo. Serafin Pepa u dënua me 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa Bardhyl Çabiri me 2 vite burgim. Për tre të fundit, gjykata vendosi lirimin nga qelia, pasi konstatoi se marzhi i dënimit është më i ulët se sa koha e kaluar në paraburgim apo arrest shtëpiak. Ndërsa Për Zeqon, që ka qenë nën masë sigurie arrest shtëpie, gjykata vendosi që ta kryejë në qeli pjesën e mbetur të dënimit. Në këtë proces nuk u përfshi anëtarja tjetër e komisionit Etleva Kondi, e cila ka refuzuar gjykimin e shkurtuar.

Të gjithë të pandehurit përfituan nga gjykimi i shkurtuar.

Lexo edhe:

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për t’u liruar nga qelia

Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme

Sa i përket shoqërisë që ka fituar koncensionin për ndërtimin e inceneratorit “Albtek Energy” sh.p.k, që sipas SPAK ka pronar faktik Mirel Mërtirin dhe administrator bashkëjetuesen e tij Stela Gugallja, gjykata vendosi të caktojë si dënim penal “mbarimin e personit juridik” të tyre dhe konfiskimin e pasurive të tyre. I njëjti vendim u dha edhe për kompaninë “Integrated Technology Services” me pronar Klodian Zoton, që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të konçensionit.

Gjykata vendosi po ashtu konfiskimin e aksioneve në kantinën e pijeve “Kantina e Pijeve Gjergji Kastrioti Skënderbeu” në pronësi të Lefter Kokës në vlerën e mbi 3 milion eurove – vlerë që është gjykuar ekuivalente me shumën monetare të përfituar prej tij përmes korrupsionit. Ndërkohë, vendosi të lirojë nga sekuestro pasuritë e Kokës të sekuestruara më herët.

Sipas SPAK, zyrtarët e qeverisë dhanë një koncesion me prokurim pa shpallje duke përdorur një metodë prokurimi të paparashikuar në legjislacionin e prokurimeve publike.  Prokuroria thotë se dy kompanitë e inceneratorit të Elbasanit, Albtek Energy” dhe “Integrated Technology Services” kanë paguar rreth 329 milionë lekë fatura për punë të pakryera, skema përmes të cilës dyshohet se Lefter Koka ka përfituar paratë e korrupsionit.

Vendimi për dosjen e inceneratorit të Elbasanit vjen një javë pas atij për inceneratorin e Fierit.

Etiketa: alqi ballakoInceneratori i Elbasanitlefter koka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për t’u liruar nga qelia

12:09 : 24/10/2025
AKTUALITET

Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme

13:35 : 15/10/2025
AKTUALITET

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

19:37 : 25/09/2025
AKTUALITET

Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

16:55 : 01/09/2025
AKTUALITET

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

20:40 : 18/08/2025
AKTUALITET

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr leje për të vizituar nënën e sëmurë

11:39 : 07/08/2025
Para

Dinamo, Di Biagio para Egnatias: Jam i lumtur për ecurinë e skuadrës

TË GJITHA

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com