• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

3 orë në SPAK për të dhënë shpjegime, pas daljes Jorgo Goro “kyç” gojën

13:01 : 05/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është thirrur sot në SPAK.

Goro ka qëndruar rreth tre orë në Prokurorinë e Posaçme, por pasi la ambinetet e SPAK ai nuk preferoi të bënte koment, por shtoi shkurtimisht se ishte thirrur për t’u marrë pyetje si çdo qytetar i thjeshtë.

“Isha si çdo qytetar për të dhënë sqarime”, tha shkurtimisht Goro.

Fredi Beleri nga qelia e burgut ka paditur në SPAK kryetarin në detyrë të kësaj Bashkie, Jorgo Goron. Kallëzimi i Belerit në Prokurorinë e Posaçme është depozituar pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa në të akuzohet Goro për ‘Shkelje të barazisë në tendera’, kallëzim ky që vjen pas raportit të auditimit të KLSH.

Kujtojmë se Goro ngelet ende në detyrë, pavarësisht se humbi zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë fituesi i garës është Fredi Beleri, ndodhet pas hekurave për blerje votash, duke mos kryer në këto kushte dhe betimin.

Lexo edhe:

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

  • Zbardhet kallëzimi

Zbardhen detaje nga kallëzimi i Fredi Belerit, i cili fitoi zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Himarës, ndërkohë që ndodhet pas hekurave. Syri Tv ka siguruar kallëzimin e depozituar nga Beleri, i cili ka bërë një padi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj Artan Gaçi si dhe ish-kreut të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Në dokumente thuhet se Beleri ka hartuar një dosje që sipas tij përbën skandal me shfrytëzimin e tokave në mënyrë të paligjshme në Bashkinë Himarë. Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.

“Në AMTP në emër të Foto Pavllo Mehilli figuron e ndarë një parcelë në vendin Perivolo me nr e ngastrës 36/36/1 me sipërfaqe 5512 m2 e ndarë si tokë truall. Në Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) nuk mund të ndahej dhe ndalohej shprehimisht në referim dhe kuptim të Ligjit 7501 dt 19.07.1991 “Për Token”, ndarja e sipërfaqeve tokë truall. Një ndarje e tillë është absolutisht e paligjshme, e pavërtetë dhe një nga provat se jemi përpara një AMTP-je të falsifikuar. Komisioni i Tokës në Fshat në kohë, nuk mund te dispononte kurrsesi mbi një sipërfaqe toke truall, sikundër nga ana tjetër, kjo sipërfaqe ku është regjistruar AMTP në fjale në vitin 1994, momenti që gjoja është ndare me AMTP, kjo parcelë nuk ka qenë kurrë tokë truall,” thuhet në kallëzim. Po ashtu sqarohet se Jorgo Goro e ka nënshkruar këtë planvendosje.

“Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka konfirmuar duke nënshkruar planvendosjen e ngastrës 36/36/1 pa marrë fare parasysh konfigurimin e saj në hartë në raport me kufijtë e shënuar në AMTP dhe pa e verifikuar në raport me ngastrën që i përputhej kësaj pasurie në hartën kadastrale 1:5000 mbi bazën e të cilës është kryer ndarja e tokës bujqësore në kooperativën Gjilek-Dhërmi. Të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryera nga Kryetari i Bashkisë Himarë, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlore në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kryer për shkak se kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve dhe mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i Ministres se Mbrojtjes në atë kohë, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme. Trashëgimtarët e shtetasit Foto Mëhilli, duke tjetërsuar një pasuri që rrjedh nga një vepër penale si ajo e falsifikimit, kanë kryer edhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim me investitorët strategjikë, shtetasin Artan Gaçi etj. Po ashtu edhe shtetasja Olta Xhaxhka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, me mosveprimet e saj, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit nuk i takojnë. Kjo shtetase nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj,” -thuhet në padi.

Etiketa: belerijorgo gorokallezimspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025
AKTUALITET

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

19:45 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025
AKTUALITET

SPAK e mori të pandehur, Balluku ‘relaksohet’ me tren në Zvicër

18:29 : 24/10/2025
AKTUALITET

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

18:04 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Balluku nuk do e festojë Shën Valentinin”, Llabani: T’i sekuestrojnë celularin dhe do gjejnë prova të pakontestuara!

18:01 : 24/10/2025
Para

Me kallashnikov me vete, kapet 20-vjeçari që tentoi t’i ikte policisë në Rrëshen/ Emri

TË GJITHA

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025

Rama programon Diellën ti thurë lavde në Berlin

10:58 : 25/10/2025
Burgu

Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri tentuan arratisjen, dërgohen për gjykim 3 punonjësit e burgut ‘313’

10:44 : 25/10/2025

I dehur në krye të detyrës, arrestohet polici në Vlorë

10:39 : 25/10/2025

IMT shemb lokalin e Shkëlqim Dukës, vendi ku u krye eksperimenti për vrasjen e Eduard Reçi

10:26 : 25/10/2025

“Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale

10:11 : 25/10/2025

I vodhi pronarit grek 130 mijë euro dhe u arratis! Shqiptari kapet pas një viti në Itali

10:03 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com