• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kurti: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon për planet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës

14:13 : 03/10/2023
në RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të martën se sulmi i 24 shtatorit ndaj policisë në veri të vendit, është dëshmi e planeve të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës.

Të dielën e 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës një grup serbësh të armatosur qëlloi mbi policinë e Kosovës duke vrarë një oficer dhe plagosur një tjetër. Përgjatë përleshjeve që pasuan, tre sulmues mbetën të vrarë.

“Ndërsa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samite të Procesit të Berlinit për të arritur marrëveshje për të ardhmen, siç kemi parë para një jave Serbia po punonte në plane ushtarake për aneksimin e territorit tonë. Kjo tregon që fqinji ynë në veri nuk është i interesuar për bashkëpunim rajonal dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian, por në vend të kësaj ka orientime alternative gjeopolitike të cilat janë pjesë e ambicieve hegjemoniste ndaj fqinjëve”, tha kryeministri Kurti.

Ai theksoi se çështja më e rëndësishme dhe urgjente sot është siguria për Kosovën e sulmuar dhe ndëshkimi për sulmuesit, shumica dërmuese e të cilëve tha ai, janë pjesë e organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallura terroriste nga qeveria e Kosovës më herët gjatë vitit.

Lexo edhe:

SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të Kurtit

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

“Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton ndëshkimin e Serbisë e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht e zyrtarisht atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit. Por në të njëjtën kohë edhe dorëzimi apo ekstradimi i të gjithë atyre të cilët janë duke u përndjekur sepse ikën nga vendi i krimit dhe nga shteti ynë”, tha ai.

Kryeministri Kurti i bëri këto komente në një debat të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbi Procesin e Berlinit, që është një nismë e krijuar me synim thellimin e bashkërendimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të kësaj pjese në Bashkimin Evropain.

Ai tha se Serbia nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal dhe integrim evropian, duke theksuar lidhjet siç tha gjithnjë e më të ngushta të Beogradit me Moskën.

“Për integrim dhe bashkëpunim rajonal është me rëndësi që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të gjitha të përparojnë në mënyrë demokratike ngase bashkëpunimi i mirëfilltë ndodh prej vlerave të përbashkëta dhe orientimit të përbashkët strategjik. Shumica e vendeve të Ballkanit i kanë këto të përbashkëta por jo të gjitha. Është e dukshme posaçërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit të Serbisë kundër Kosovës, por edhe bashkëpunimit të saj të hapur dhe çdoherë e më të ngushtë me Rusinë se mungesa e bashkëpunimit rajonal është për shkak të dallimeve të thella në orientimin strategjik”, tha kryeministri Kurti.

Beogradi i ka mohuar lidhjet me ngjarjet e 24 shtatorit të cilat i mori përsipër Milan Radoiçiç, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi.

Përleshjet e 24 shtatorit nxitën shqetësime të reja ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e rajonit dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës, që shpalli pavarësinë me mbështetjen e Perëndimit dhe Serbisë që kundërshton shtetësinë e saj më mbështetjen e Moskës.

Ngjarjet e së dielës së kaluar do të jenë pjesë e një diskutimi gjatë ditës në Parlamentin Evropian, nga i cili kryeministri Kurti tha se pret ndëshkim të qartë për sulmuesit.

“Unë besoj që diskutimet që zhvillohen në vijim përfshirë edhe ato në forumet e Bashkimit Evropian, më i larti i tyre Parlamenti Evropian, për nga përfshirja qytetare e demokratike, është siguria për Kosovën, ndëshkimet për sulmuesit dhe në të njëjtën kohë të mos provojmë të vazhdojmë me çfarëdo ideje të status quo-së, që mund ta ketë e nuk besoj që do të duhej ta kishte ndokush”, tha kryeministri Kurti./Voa

Etiketa: albin kurtiserbetsulmi ne kosove

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të Kurtit

14:41 : 12/09/2025
RAJONI

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

12:31 : 07/09/2025
RAJONI

Kurti përkujton Nënë Terezën: Kur kanë kaluar 28 vite nga vdekja e saj, bota vazhdon ta nderojë

19:43 : 05/09/2025
RAJONI

“Albin Kurti do jetë i vdekur”/ Grafite kërcënuese për kryeministrin e Kosovës në veriun e Mitrovicës

13:45 : 03/09/2025
RAJONI

BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Albin Kurtin

20:35 : 28/08/2025
RAJONI

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

20:35 : 19/08/2025
Para

Deputetët e opozitës mblidhen sërish në Kryesinë e Kuvendit, të pranishëm Berisha dhe Bardhi

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com