• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania propozon “Sky Shield”, mbrojtje ajrore për Europën

11:22 : 30/09/2023
në BOTA

Sky Shield, sistemi i mbrojtjes ajrore i propozuar nga Gjermania mendohet të forcojë mburojën e NATO-s për Europën. Çfarë duhet ditur për këtë nismë, që filloi si reagim ndaj sulmit të Rusisë kundër Ukrainës?

Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës ka kthyer luftën në Europë, dhe ka hedhur dritë mbi aftësitë mbrojtëse tëNATO-s dhe Europës. Tani është duke u bërë armatosja, janë duke u përgatitur strategji të reja mbrojtjeje. Këtu bën pjesë mbrojtja nga sulmet e mundshme të raketave ruse, nëse lufta në Ukrainë përshkallëzohet dhe arrin tek një konfrontim me Moskën.

Por mburoja mbrojtëse e NATO-s për Europën ka të çara që pritet të mbyllen nga sistemi i mbrojtjes ajrore, European Sky Shield Initiative, ESSI, propozuar nga Gjermania më tetor 2022. 15 vende nënshkruan në atë kohë një deklaratë të përbashkët në kuadër të takimit të NATO-s në Bruksel, për të krijuar një mbrojtje europiane nga ajri. Krah Gjermanisë, nënshkruan Belgjika, Bullgaria, Estonia, Finlanda, Britania e Madhe, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Rumania, si dhe Sllovakia, Sllovenia, Çekia dhe Hungaria. Më vonë nismës iu bashkuan edhe Danimarka, Suedia, Austria dhe Zvicra.

Kancelari gjerman Olaf Scholz (SPD) foli për “fitore të sigurisë për gjithë Europën dhe argumentoi se mbrojtja ajrore europiane është me kosto më të ulët dhe me aftësi më të mëdha, se sa çdo shtet të ngrejë mbrojtjen vet, që kushton shumë dhe është komplekse. Franca, Italia dhe Polonia nuk marrin pjesë në këtë nismë. Parisi kritikoi duke thënë se ky nuk është një projekt i pastër europian, sepse pritet të blihet teknologji nga Izraeli dhe SHBA.

Synimi i Sky Shield është të krijojë sisteme mbrojtëse sa më të koordinuara, me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë për të shmangur çdo lloj rreziku që mund të vijë nga ajri. Ministria gjermane e Mbrojtjes, përcakton në faqen e saj të internetit, si rreze të shkurtër një distantë prej 15 kilometrash dhe një lartësi maksimale prej 6 kilometrash. Rrezja e mesme, sipas saj, është 15 deri 50 kilometra larg dhe deri 25 kilometra lartësi; rrezja e madhe është më shumë se 50 kilometra larg dhe deri 35 kilometra lartësi.

Lexo edhe:

Europa “digjet” nga vapa, ja zgjidhja që propozojnë disa qytete

Analiza: A po e forcon Donald Trump Europën?

IRIS-T për mbrojtje nga sulmet me dronë 

“Në të tre nga këto fusha ekzistojnë të çara, që mendohet të mbyllen nga ESSI, përkatësisht mundësitë ekzistojnë tashmë, por ato duhen forcuar ose shtuar,” shkruan ministria gjermane e Mbrojtjes.

Për rrezet e shkurtra deri të mesme sistemet ekzistuese të mbrojtjes duhen zëvendësuar nga sistemet moderne të IRIS-T. Ky sistem i prodhuar në Gjermani, mund të sigurojë mbrojtjen nga raketat, raketat drejtuese, dronët, avionët dhe helikopterët në një largësi deri 40 kilometra dhe lartësi deri 20 kilometra.

Në qershor të 2023, Komisioni i buxhetit të Parlamentit gjerman, Bundestag dha dritën jeshile për krijimin e gjashtë njësive të tilla. Deri tani IRIS-T nuk është vënë në përdorim nga ushtria gjermane. Por forcat ajrore gjermane janë të ushtruara me këtë sistem, sepse kanë bërë trajnimin e ushtarëve ukrainas. Gjermania i ka dhënë deri tani dy njësi të tilla Ukrainës.

Për mbrojtjen ajrore më të shtrirë, ushtria gjermane, Bundeswehr, ka në dispozicion sistemin Patriot të armëve (Phased Array Tracking Radar to Intercept on Target), i cili është ende efektiv por duhet modernizuar. Ky sistem amerikan që bën nga toka mbrojtjen ajrore kundër raketave, përdoret kundër avionëve, raketave të drejtuara dhe raketave me rreze të mesme veprimi. Mbas vitit 1984, Patriot është vënë në përdorim nga shumë forca të armatosura, përfshirë edhe Bundeswehrin gjerman.

Përmirësime duhen bërë sidomos në mbrojtjen kundër raketave të drejtuara. Për shkak të nivelit të ulët të fluturimit të tyre dhe kapjes me vonesë të shkaktuar nga niveli i ulët i fluturimit, mbrojtja kundër tyre mund bëhet kryesisht me sistemet moderne të mbrojtjes si Patriot ose IRIS-T. Një mbrojtje gjithëpërfshirëse e sipërfaqes është, sipas të dhënave të Bundeswehrit, “shumë e kushtueshme dhe e mundshme vetëm me përdorimin e shumë sistemeve dhe bën të qartë domosdoshmërinë e një bashkëpunimi ndërkombëtar.”

Arrow 3 kundër raketave jashtë atmosferës së Tokës

Një e çarë tjetër ka të bëjë me mbrojtjen nga raketat me rreze të gjatë veprimi, që mund të qëllojnë objektiva edhe jashtë atmosferës së tokës. “Kjo e çarë duhet mbyllur shpejt, sidomos sepse Rusia e ka një armë të tillë. Gjermania duhet të jetë në gjendje që të mbrohet më shpejt se deri tani nga raketat drejtuese me rreze veprimi më të gjatë se 1000 kilometra,” shkruan ministria gjermane e Mbrojtjes.

Këtë gjë mund ta bëjë sistemi amerikano- izraelit i mbrojtjes kundër raketave, Arrow 3, i cili do të vihet në përdorim në Gjermani deri në fund të 2025. Komisioni për buxhetin dhe shpenzimet për mbrojtjen në Parlamentin gjerman, aprovoi në qershor të 2023 blerjen e tij. Sipas të dhënave izraelite, ai kushton gati katër miliardë euro. Arrow 3 mund të shkatërrojë raketat sulmuese që ndodhen në lartësinë deri 100 kilometra në fillim të stratosferës dhe ka rreze veprimi që arrin deri në 2400 kilometra. Ngjashëm si Patriot, Arrow 3 funksionon i lidhur me një pajisje mobile që bën ndezjen, një stacion të lëvizshëm kontrolli, një stacion mobil radarësh dhe raketa të drejtuara.

Gjermania blen sistemin Arrow 3 – ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe ai izraelit Yoav Gallat ë

Një kupolë e padukshme për një territor sa më të madh

Vendet që marrin pjesë në nismën European Sky Shield duan të krijojë së bashku sistemet e duhura të mbrojtjes, në mënyrë që së bashku të mbulojnë sa më shumë territor me kosto sa më të ulët. Për këtë tregohet kujdes për të parë çfarë nevojash ka cili vend. Anëtarët e ESSI kanë rënë dakord që të mbështesin njëri tjetrin me sisteme armësh dhe municionin përkatës. Nëpërmjet krijimit dhe mbarëvajtjes së përbashkët, duhen ulur kostot e blerjes dhe mbajtjes në përdorim. Në Gjermani kjo pasuri qindra miliardë euroshe e financuar nga borxhet, ka krijuar mundësinë e investimeve për Bundeswehrin në ngritjen e një sistemi modern të mbrojtjes ajrore. DW

Etiketa: europagjermaniambrojtje ajrore

Lajme të lidhura

BOTA

Europa “digjet” nga vapa, ja zgjidhja që propozojnë disa qytete

18:43 : 20/07/2025
BOTA

Analiza: A po e forcon Donald Trump Europën?

12:50 : 20/07/2025
BOTA

Merz-it i ‘soset durimi’: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

09:32 : 19/07/2025
BOTA

Ministri i Jashtëm i Iranit thirrje fuqive evropiane: Ndalin kërcënimet ndaj Teheranit

13:33 : 18/07/2025
BOTA

Gjermania synon të kthehet në epiqendrën e prodhimit të çipeve në Evropë

10:39 : 17/07/2025
BOTA

Gjermania propozon kufizim e fëmijëve emigrantë në shkolla

08:52 : 14/07/2025
Para

Saga gjyqësore, betimi i Belerit përfundon në Durrës

TË GJITHA

IMT e Bashkisë Tiranë mbush xhepat me lekë dhe fal kioskat te “Delijorgji”/ FOTO

11:51 : 21/07/2025

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 50-të

11:44 : 21/07/2025

Siguria ushqimore/ Resuli: Problemi është keqqeverisja, jo AKU-ja që i ndërrohen 4 drejtorë në 6 muaj

11:44 : 21/07/2025

U kap me drogë, arrestohet 25-vjeçarja belge në Rinas

11:39 : 21/07/2025

Parashikimi i motit për javën/ Meteorologu: Temperaturat do arrijnë deri në 41°C në këto qytete

11:32 : 21/07/2025

KUJDES/ Vazhdojnë mashtrimet me mesazhe në celular! Mos hapni linqet, ju vjedhin të dhënat

11:30 : 21/07/2025

Nis seanca për “Dosjen Partizani”, Berisha nuk paraqitet: Do përfaqësohem nga avokatët

11:12 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com