• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jemi kërcënuar me jetë!”/ Banorët e Zall-Herrit nën shpërthimin e guroreve: Po na vrasin!

19:11 : 27/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Banorët e Zall-Herrit prej afro pesë vitesh po jetojnë nën “tërmetet” e shkaktuara nga shpërthimet e 5 guroreve të cilat janë hapur në pesë vitet e fundit në zonë.

Shpërthime të tilla ndodhin në një zonë të mbrojtur që përfshin liqenin e Bovillës, ku banorët kanë bërë një sërë protestash dhe kanë kërkuar që autoritetet të ndërhyjnë pasi guroret po afrohen pranë shtëpive dhe mjetet e tonazhit të rëndë shkaktojnë pluhur që mbulon gjithë fshatin.

Ekipi i emisionit “Fol” në MCN TV, u ndal në fshatin Herraj ku u njoh me shqetësimet e banorëve të cilët i kanë bërë kërkesë ministrisë së Mjedisit që të ndalen shpërthimet dhe rruga të laget.

Njëri nga banorët tha se erdhën ekspertët dhe thanë se nuk ka asgjë dhe pas dy-tre orësh shpërthimet vazhduan sërish.

“Nëse do ketë plasje me orar dhe firma të mirëmbajë rrugën me lagështi dhe lavatriçet të punojnë konform rregullave le të vazhdojnë.

Lexo edhe:

Skerdi Drenova i UKT-së lë 3 muaj pa ujë banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë

Banorët kundër ndërtimit të HEC-it në Kurdari, përplasja zhvendoset në komisariatin e Matit

Na kanë hyrë fadromat në oborr, nuk zbatojnë asnjë rregull. Dritaret nuk hapen, vetëm po u hapën ndonjë herë në 24 orë për ajrosje. Me VKM thuhet që nuk lejohet 300 metër në vijë ajrore lavatriçja e gurores, kurse unë i kam 83 metër larg shtëpisë. Nëse nuk veprojnë konform ligjit, do arrijë puna në vetëgjyqësi” tha banori.

Në fshatin Herraj dhe Priskë janë pesë gurore që ushtrojnë aktivitetin ku njëri nga banorët denoncon me emra biznesmenë si Artan Dulaku apo Ilir Açka dhe thotë se kontrollet nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë qenë vetëm fiktive.

“Gurorja e parë shfrytëzoi lumin, mbaroi lumi u futën në gurore. Këtu është bërë si mall pa zot kush të mundet ta shfrytëzoj, këtu bëhen 300 mjete në ditë. Mesatarja është 300 mjete në ditë. Mesatarja e një kamioni shkon në 45 ton. Njësia administrative na ka mbyllur derën, Veliaj vjen këtu vetëm për fushatë. Votat i kanë marrë, i duan për deputet i marrin, për kryetarë i marrin, kur vjen puna për hallet të mbyllet dera. 350 familje janë në fshat, shumë prej tyre kanë ikur me qira se nuk banohet nga guroret.

Shkolla u mbyll, i morën nxënësit i çuan poshtë, se po të ishte shkolla nuk bëheshin plasje. U mbyll shkolla për ti hapur rrugë plasjeve, po të ishte shkolla nuk do bëhej. Detyrohen kalamajtë ecin nga 3500-6000 metra. Mua më ra guri në oborr nga plasja e minave. E tërhoqëm denoncimin se unë lekë nuk kam që të çaj. Me gjyq më ha mua se ai është biznesmen“, tha ai.

Një tjetër shqetësim i banorëve është se pavarësisht se kalojnë tre tubacione me ujë që furnizojnë Tiranën, nuk kanë ujë edhe pse Bovilla është vetëm 700 metër larg, kanë shtatë muaj pa ujë.

“Uji vjen një javë, pas një jave, s’ka. Ai për vete ujin e ka atje, ne na ka lënë pa ujë. I bëjmë thirrje Kryeministrit të drejtojë sytë nga ne. Deputeti i zonës Xhemal Qefalia vjen për fushatë, një burrë i vjetër i thotë s’po kërkojmë gjë na shtroni rrugën, ngrihet kryetari i komunës e thotë ‘pse tu prish Benzi ty’. Na thonë shkon te ARRSH.”

Një tjetër banor tregon se si nëna e tij dhe dy fëmijë të vegjël shpëtuan nga hedhja e gurit nga shpërthimi.

“I ra guri nënës time, kishte dy fëmijë të vegjël. Nënën e ruajti Zoti ka lëvizur nga vendi. Guri ra në tarracë dhe më pas në shkallë, shtëpia është plasur në dy tre vende”, perfundoi banori.

Etiketa: banoretGuroretzall herr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skerdi Drenova i UKT-së lë 3 muaj pa ujë banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë

14:21 : 15/08/2025
AKTUALITET

Banorët kundër ndërtimit të HEC-it në Kurdari, përplasja zhvendoset në komisariatin e Matit

16:42 : 12/08/2025
AKTUALITET

Përkeqësohet situata e zjarrit edhe në Tiranë, evakuohen banorët e dy fshatrave

16:07 : 12/08/2025
AKTUALITET

Fatura politike e premtimit të Ramës për Thethin

18:15 : 30/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në malin e Shpiragut, rrezikohen disa fshatra! Banorët: Jemi të frikësuar për shtëpitë!

14:37 : 26/07/2025
AKTUALITET

“Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën

20:45 : 23/07/2025
Para

Vllaznia-Egnatia/ Pjesa e dytë nis me gol, Isgandarli shënon për rrogazhinasit

TË GJITHA

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025

Emërimet e ministrave të rinj, Lubonja: Kriteri i Ramës, ‘kush është më i binduri’!

22:09 : 11/09/2025

“Ditën që u ngrit Bela, u noterizua vdekja e Veliajt”/ Bushati: Kryebashkiaku në burg me urdhër të Ramës

22:03 : 11/09/2025

Abilekaj: Kabineti i Ramës, një tufë papagajsh, sekretarë të bindur e pa profil politik

22:00 : 11/09/2025

Gazetari: Ministri i ri i Mjedisit, kamikaz i Kumbaros që varrosi çështjen e inceneratorëve

21:50 : 11/09/2025

Ish-presidenti i Brazilit, Bolsonaro shpallet fajtor për grusht shteti!

21:41 : 11/09/2025

Bardhi: Balluku kërcënon me një grup të fuqishëm kriminal Ramën dhe SPAK-un

21:33 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com