• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

08:48 : 27/09/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, VIDEO

Në aeroportin e Kukësit nuk po kryen më fluturime. Këtë mund ta konfirmosh qartësisht nga faqja e internetit e vetë këtij aeroporti ku nisjet dhe mbërritjet rezultojnë pa asnjë fluturim si në ditën aktuale edhe për të nesërmen.

Kjo është një situatë ekstremisht e ndryshme në raport me aeroportin e Tiranës ku si efekt i turizmit frekuenca e fluturimeve ka qenë tepër e lartë.

Teksa ende interesi turistik për vendin mbetet i lartë, mungesa e fluturimeve nga Kukësi tregon se përpara paraqitet sfida e tërheqjes së operatorëve drejt këtij aeroporti ku më herët kryenin fluturime Air Albania dhe Wizz Air.

Koncesioni për aeroportin e Kukësit ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët duket se nuk po rezulton shumë fizibël. I dhënë për një afat 35 vjeçar ky koncesion ka shënuar në vitin 2022 një humbje 159 milionë lekë apo rreth 1.5 milionë euro( 1 euro=107 lekë).

Lexo edhe:

Dështimi i radarit në aeroportin e Napolit shkakton anulime dhe vonesa masive fluturimesh

Më shumë luftë, më pak shpërblime/ Çfarë do të thotë kjo për sulmin e Rusisë në Ukrainë?

Kjo humbje u rrit me 1.5 herë në raport me humbjen e shënuar në vitin 2021 sipas të dhënave nga bilanci të raportuara nga kompania në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të ardhurat nga aktiviteti dytësor i parë ishin 79 milionë lekë apo rreth 743 mijë euro. Këto të fundit janë rritur me 1.2 herë në raport me vitin paraardhës 2021.

Deri në dhjetor 2022 në aeroport raportoheshin 77 persona të punësuar, një staf me rritje në raport me fundin e vitit 2021 kur raportoheshin 69.

Vlera e mbetur e koncesionit më 31 dhjetor 2022 është 1.73 miliardë lekë me rritje në raport me 2021 kur raportohej 1.51 miliardë lekë.

Teksa hapja e një aeroporti të dytë u cilësua shumë i rëndësishëm nga qeveria duke justifikuar kështu koncesionin me kalimin e kohës Kukësi u lakua se do të ishte vetëm një aeroport sezonal. E në fakt fluturimet që janë kryer shpesh kanë ndalur dhe rifilluar por sigurisht frekuenca e fluturimeve apo numri i operatorëve nuk ka ardhur në rritje duke ngritur pikëpyetje mbi ecurinë afatgjatë të këtij partneriteti publik privat dhe kthimin e tij një aeroport fitimprurës.

Në fund të këtij viti në vend pritet që të vijë një tjetër operator low cost por prania e tij është konfirmuar për Tiranën nga ku do të operojë në disa destinacione.

Koncesioni i aeroportit të Kukësit

Në mars të vitit 2019 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për Aeroportin e Kukësit. Procedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k (tashmë zotëron 100% të aksioneve). dhe Bami sh.p.k. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite kurse kohëzgjatja e punimeve dhe afati i vënies në punë është 24 muaj. Vlera e rehabilitimit ishte rreth 8 milionë euro. Fluturimet nga aeroporti i Kukësit nisën zyrtarisht në korrik 2021 me disa destinacione ku fillimisht Zvicra dhe më pas nga Londra./Monitor

Etiketa: aeroporti i kukesitfluturimehumbje

Lajme të lidhura

BOTA

Dështimi i radarit në aeroportin e Napolit shkakton anulime dhe vonesa masive fluturimesh

11:36 : 10/06/2025
BOTA

Më shumë luftë, më pak shpërblime/ Çfarë do të thotë kjo për sulmin e Rusisë në Ukrainë?

08:36 : 10/06/2025
BOTA

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Aeroportet e Kukësit dhe Vlorës, mashtrimet e Ramës me “çorbë oligarkësh”

12:09 : 27/05/2025
BOTA

Venezuela pezullon trafikun ajror me Kolumbinë

22:24 : 19/05/2025
AKTUALITET

Show bajat elektoral/ Doli blof me Kukësin, tani Rama premton se do ngrejë avion nga Vlora

12:22 : 06/05/2025
Para
Martin Bardhi, i ekzekutuar tre ditë më parë në Rrëshen

Vrasja e Martin Bardhit, shoqërohen anëtarë të fisit Reçi: S'kemi lidhje

TË GJITHA

CIES publikon listën e mbrojtësve më të vlefshëm në botë, asnjë nuk luan në Itali

21:36 : 27/06/2025

Zjarr në Fier, digjet një stallë dhe dengje bari

21:29 : 27/06/2025

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

21:23 : 27/06/2025

Europa përvëlohet nga vapa/ Në Itali, Francë, Spanjë e Portugali, termometri shkon deri në 42°C

21:19 : 27/06/2025

Makina përplasi 3 të mitur/ Eksperti: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë, drejtuesit të bëjnë kurs

21:05 : 27/06/2025

Balaj protagonist, Vllaznia fiton miqësoren ndaj ekipit rumun

21:04 : 27/06/2025

Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë

20:55 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com