• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO-FOTO/ Një i vrarë dhe 3 të plagosur me breshëri kallashi në Rrëshen, kush është viktima

12:34 : 26/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në qytetin e Rrëshenit, ku i vrarë ka mbetur Martin Bardhi, 62 vjeç dhe janë plagosur tre të tjerë.

Krimi, që mendohet të jetë i mirëplanifikuar, dyshohet të ketë si motiv hakmarrjen ndaj 62-vjeçarit të vrarë.

Dinamika

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, Bardhi është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje teksa ishte duke pirë kafe bashkë me tre persona të tjerë në lokalin e tij. Bari ndodhet buzë rrugës, në qendër të qytetit, me një distancë prej rreth 50 metra larg komisariatit të Rrëshenit.

Si pasojë e të shtënave, Bardhi humbi jetën, ndërsa tre personat ulur në një tavolinë me të u plagosën. Ata janë Ilir Bardhoku, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Olti Gjini pronar i një picerie në zonë, si dhe Indrit Bardhi, i afërm i viktimës. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Lexo edhe:

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

Mjeti tip fuoristradë i përdorur nga autorët në krim u gjet i djegur më pas në fshatin Gëziq të Mirditës.

Kreu i policisë së Lezhës, Alfred Elezi, në një prononcim për gazetarët nga vendngjarja, tha se autorët e krimit ishin dy, ndërsa ende nuk janë identifikuar nga policia.

“Rreth orës 10:40, në qytetin e Rrëshenit, në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri shtetasi Martin Bardhi. Janë plagosur dhe tre persona të tjerë që kanë qenë në tavolinë me të. Autorët e ngjarjes janë dy persona të maskuar me një fuoristradë e cila pak pas ngjarjes është djegur në fshatin Gëziq”, tha Elezi, drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës.

1
2
3
4
5
6
7

Pamje nga vendngjarja

“Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli. Gjithashtu, drejt vendit të ngjarjes janë nisur Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, si dhe të Rendit dhe Sigurisë Publike. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në një njoftim zyrtar të policisë lokale.

Dyshimet

Dyshimet e para të grupit hetimor, nisur edhe nga e kaluara e viktimës, janë se krimi mund të ketë ndodhur si një hakmarrje e mundshme.

Martin Bardhi kishte pak kohë që kishte lënë qelinë e burgut (pas zbutjes së masës në ‘detyrim paraqitje’ nga gjykata e Lezhës me kërkesë të prokurorisë) pas arrestimit lidhur me plagosjen ndaj Saimir Rreçit po në Rrëshen, disa muaj më parë.

Kjo ngjarje ndodhi më 26 Mars dhe të përfshirë sipas hetuesve, ishin edhe djali i Martin Mardhit, Erind Bardhi dhe një 28-vjeçar tjetër me lidhje gjaku me familjen Bardhi.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet se u bë një sherr për vendin e parkimit mes Erind Bardhit dhe Saimir Reçit. Erind Bardhi shkoi më pas në banesën e tij së bashku me të atin, viktimën e ditës së sotme, ku mori armën e zjarrit dhe qëlloi mbi makinën e blinduar të Reçit në momentin që ai po largohej. Reçi si pasojë e të shtënave humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës, por nuk u lëndua.

Për këtë ngjarje, Erind Bardhi dhe kushëriri i tij 28-vjeçar u shpallën në kërkim për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa lej, ndërsa Martin Bardhi u arrestua.

Ndërsa Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në qendër të Rrëshenit në vitin 2020.

Etiketa: Martin BardhiRreshenvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

14:36 : 18/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

12:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ Bushgjoka pranon njohjen me viktimën: Punuam bashkë me drogë

10:33 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani

12:11 : 16/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ Mes personave të shoqëruar edhe e dashura e një prej autorëve të krimit

09:25 : 16/07/2025
BOTA

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gaza

22:21 : 15/07/2025
Para

Goditet grupi kriminal “Karteli Ballkanik”, arrestohet shqiptari, mbikëqyrte transaksionin - VIDEO

TË GJITHA

Dodaj kalon te CSKA e Sofies, zbulohen detajet financiare mes Vllaznisë dhe klubit bullgar

16:21 : 18/07/2025

Analiza: Pse Starmer kërkon t’u japë të drejtë vote 16-vjeçarëve në Britani?

16:20 : 18/07/2025

Libri si aksesor plazhi

16:12 : 18/07/2025

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025

Kina: Agjentët e inteligjencës së huaj po na vjedhin mineralet e rralla

16:03 : 18/07/2025

Grabitet shtëpia e Michel Platini në Francë, ish-kreut të UEFA-s i vjedhin 20 trofe

15:53 : 18/07/2025

Kolonjë/ I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

15:52 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com