• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Sulmi ndaj policisë në Kosovë, gjendet i vdekur dhe agresori i katërt/ Zveçla: Serbia po fsheh terroristët

14:54 : 25/09/2023
në KRYESORE, RAJONI

Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar të hënën se e ka gjetur trupin e pajetë të edhe një sulmuesi të dyshuar në veri të vendit, duke e çuar në katër numrin e sulmuesve të vrarë.

Trupi i pajetë është gjetur rreth 1.5 kilometra larg “vendit të incidentit”, një ditë pasi një grup prej dhjetëra personave të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës. Lajmi u konfirmua nga prokurori Naim Abazi. “Jemi duke bërë përpjekje ta identifikojmë atë për momentin, pasi nuk kishte dokumente identifikimi me vete”, tha Abazi.

Abazi shtoi se, po ashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një automjet tjetër me armatim.

Policia e Kosovës u sulmua nga persona të maskuar në orët e hershme të së dielës pasi shkoi për t’i larguar barrikadat e vendosura në Banjskë, të cilët u strehuan në manastirin e fshatit më vonë. Si pasojë, zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën. Të dielën, autoritetet kosovare thanë se tre sulmues u vranë gjatë sulmit, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, u arrestuan.

Lexo edhe:

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se një “formacion terrorist dhe kriminal prej 30 veta” mori pjesë në sulm.

Gjendja në veri të Kosovës të hënën është e qetë, por qasja për në fshatin Banjskë në Komunën e Zveçanit është ende e mbyllur nga policia e Kosovës, pas sulmit vdekjeprurës të së dielës nga persona të armatosur dhe maskuar. Njësia Speciale e Kosovës e ka vendosur një automjet të blinduar dhe vetura të tjera në kryqëzimin Ballaban, i cili dërgon në Banjskë.

Duke folur në një konferencë për gazetarët, Kurti i përshkroi sulmuesit e armatosur si “një njësi e organizuar profesionale, që ka ardhur për të luftuar në Kosovë”.

Ai i bëri thirrje grupit që t’iu dorëzohet autoriteteve kosovare.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se personat e armatosur ishin serbë lokalë të Kosovës, “të cilët nuk mund të vuanin më terrorin e Kurtit”.  Vuçiç e dënoi vrasjen e policit të Kosovës, duke thënë se ajo “nuk mund të justifikohet”, por mohoi se Beogradi kishte ndonjë lidhje me sulmin.

Zveçla: Serbia po fsheh agresorët

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ku janë ekspozuar dhe armët e gjetura ditën e djeshme në veri të vendit.

Ndërsa e ka cilësuar sulmin terrorist, ai është shprehur se plani i presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të destabilizuar sigurinë në Kosovë, dështoi. Ai ka theksuar se përveç armëve u gjetën dhe harta, që sipas tij tregojnë organizimin e sulmit. Sipas tij, në bazë të dokumenteve, nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – Millan Radoiçiç, është i lidhur me sulmin.

Sipas tij, në bazë të armëve që kanë gjetur, besohet se ka pasur plan që në sulm të përfshiheshin “qindra persona për destabilizimin e vendit tonë”.

Ministri kërkoi nga Serbia dorëzimin e gjashtë sulmuesve që sipas tij, janë duke u trajtuar në Novi Pazar. “Sipas informatave të deritanishme gjashtë terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojë menjëherë autoriteve të Kosovës, për aktet e tyre terroriste”, u shpreh. Ai tha se përveç tyre, edhe pjesëtarë të tjerë të grupit që mund të kenë ikur për në Serbi, duhet t’i dorëzohen Kosovës që të përballen me drejtësinë.

Në bazë të informatave, shtoi ministri, disa nga pjesëtarët e grupit që sulmuan policinë ishin pjesëtarë të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile”, që Kosova i ka shpallur si organizata terroriste më herët gjatë vitit.

“Hero i Kombit” për Afrim Bunjakun

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë nderuar në një mbledhje komemorative këtë të hënë pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë në përleshjet me grupin e armatosur. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, i ka ndarë rreshterit Afrim Bunjaku urdhrin më të lartë të Kosovës, “Hero i Kosovës”.

“Rreshteri Afrim Bunjaku dhe pjesëtarët e Policisë dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuar nga Beogradi dhe bënë atë që duhet, rikthyen ligjin, mbrojtjen, integritetin territorial dhe sovranitetin dhe vunë në vend dinjitetin e Kosovës”, ka deklaruar presidentja Osmani.

I pranishëm në mbledhjen komemorative ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Reagon SHBA dhe Moska

Në një reagim këtë të hënë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të shtetit, duke u bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet.

“Autorët e këtij krimi duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi transparent të hetimit”, tha Blinken përmes një deklarate.

“Ne u bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet, dhe menjëherë të punojnë, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, për shtensionimin e situatës, të ofrojnë siguri dhe sundim të ligjit dhe t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, deklaroi ai.

Sipas kryediplomatit amerikan, Policia e Kosovës “ka përgjegjësi të plotë për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës”.

“SHBA-ja njeh dhe respekton rolin e Policisë së Kosovës si reaguesja e parë për situata të emergjencës dhe krizave”, tha Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni e vlerëson koordinimin e ngushtë me Policinë e Kosovës, misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe atë të NATO-s, KFOR, “veçmas për të ofruar siguri për civilët në vendngjarje”, duke shtuar se SHBA-ja do të vazhdojë ta monitorojë situatën.

Ndërkohë, Kremlini u shpreh se është duke e vëzhguar nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk e dënoi sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës.

Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pasi është përkrahëse tradicionale e Serbisë, me të cilën ka lidhje të ngushta. “Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne e shohim një qasje tradicionalisht të anshme ndaj serbëve… gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për mediat të hënën.

Etiketa: kosovesulmi ne kosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

13:15 : 10/05/2025
AKTUALITET

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

19:50 : 09/05/2025
RAJONI

“Kosova nuk është e përgatitur”, Oda Amerikane kërkon shtyrjen e liberalizimit të energjisë

15:29 : 09/05/2025
RAJONI

Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

10:40 : 09/05/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Presidentja do ftojë partitë politike në një takim për zhbllokimin e situatës

10:36 : 09/05/2025
RAJONI

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025
Para

Aksident në Libohovë, përplasen dy makina, plagoset rëndë gruaja

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com