• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas videoskandalit të Safet Gjicit, PS fiton sërish zgjedhjet në Kukës

11:23 : 25/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Partia Socialiste fiton sërish bashkinë e Kukësit në zgjedhjet e 24 Shtatorit, që erdhën pas largimit të Safet Gjicit si kryebashkiak për shkak të videoskandalit seksual. Fitorja këtë herë është më e thellë se ajo e 14 Majit.

Matematika i lejoi socialistëve në KZAZ ku po numërohen votat e fundit të festojnë fitoren pa u mbyllur i gjithë procesi i numërimit.

Pamje nga festa e socialistëve në KZAZ

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 13 025 vota mori kandidati socialist Albert Halilaj, kundrejt 7 431 të rivalit nga koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” Emri Vata.

Burimi: KQZ

Në 14 Maj, Safet Gjici i PS fitoi ndaj rivalit të “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati me 2 031 vota diferencë, që në këto zgjedhje u thellua në 5 594 vota.

Burimi: KQZ

Kryebashkiaku i ri Albert Halilaj tha pas konfirmimit të fitores se “do të jem i thjeshtë dhe do u vij në ndihmë të gjithë qytetarëve, lidhur me infrastrukturën, papunësinë, zhvillimin ekonomik, dhe promovimin e turizmit”.

Lexo edhe:

Moti i keq prek edhe Kukësin/ Gurë dhe inerte në rrugë, vështirësi për qarkullimin e mjeteve

Aksident i rëndë gjatë natës në Kukës

Kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama, i cili përmes një postimi në “FB” më herët gjatë ditës shpalli triumfin e parakohshëm, u shpreh se fitorja e PS “flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”.

Drejtuesi politik i PS-së në Kukës Pandeli Majko vlerësoi kandidaturën e socialistëve. “Kjo fitore i dedikohet se pari kandidaturës së mrekullueshme që ky komunitet përzgjodhi, ai është Albert Halilaj. Më pas ka të bëjë me disa gjëra që ky qytet i shpreh pa folur. E ka të veçantë këtë se duhet të jesh i kujdesshëm se duket sikur të përkrah, por mund të ndodhë e kundërta. Kukësi na ka futur në një borxh shumë të thellë”, tha Majko në një prononcim për gazetarët.

Nga ana e përfaqësuesve të opozitës nuk ka ende një reagim.

Kuksianët votuan të dielën për të zgjedhur kreun e ri të bashkisë. Në krahasim me 14 Majin kur u mbajtën zgjedhjet vendore, pjesëmarrja dje ishte më e ulët. Sipas të dhënave paraprake, kutive të votimit i janë drejtuar rreth 3 mijë votues më pak.

Procesi i votimit ishte përgjithësisht i qetë. Përfaqësues të koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’ denoncuan gjatë paradites së të dielës prezencën në disa qendra të votimit të përfaqësuesve të PS që sipas tyre, mbanin shënim zgjedhësit që shkonin për të votuar.

Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit vijnë si pasojë e largimit të Safet Gjicit nga posti i kryebashkiakut, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin. Aktualisht, Gjici ndodhet në burg, nën masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e korrupsionit pasiv. Në pamjet e publikuara, pas konsumimit të marrëdhënies intime me Alma Kaçin (po ashtu e arrestuar për korrupsion aktiv, tashmë nën masën e arrestit shtëpiak), shihet Gjici i cili i premton asaj një tender për sterilizimin e qenëve të rrugës.

Etiketa: kukeszgjedhjet ne kukes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Moti i keq prek edhe Kukësin/ Gurë dhe inerte në rrugë, vështirësi për qarkullimin e mjeteve

15:38 : 26/10/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë gjatë natës në Kukës

08:18 : 23/10/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Kukës-Krumë, tre të plagosur

11:59 : 22/10/2025
AKTUALITET

Hodhi benzinë brenda biznesit të një kompanie celulari dhe kërcënoi punonjësit, arrestohet 49-vjeçari

17:13 : 20/10/2025
AKTUALITET

Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

08:35 : 19/10/2025
AKTUALITET

Një send si granatë ofensive alarmon qytetarët në Kukës, dyshohet se është një lodër

09:36 : 15/10/2025
Para
Foto ilustruese

Kapen me kanabis në makinë, arrestohen dy të rinj në Shkodër, ja ku e kishin fshehur

TË GJITHA

Rruga e errët e emigrantëve shqiptarë

19:05 : 27/10/2025

Dumani: Irena Gjoka po hetohet për fshehje dënimesh nga Greqia

18:56 : 27/10/2025

Nuk fitoi mbështetjen në Kuvend për mandatin e tretë, Kurti paralajmëron zgjedhje të parakohshme

18:49 : 27/10/2025

Pse nuk është në hetim Frida Krifca? Dumani: Për IPARD jemi të kushtëzuar nga autoritetet e huaja

18:45 : 27/10/2025

Dumani: Patronazhimi nuk është krim, penalizojeni me ligj dhe ndërhyjmë ne

18:31 : 27/10/2025

Dumani: Krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon me atë serb dhe malazez

18:22 : 27/10/2025

“Ballukun nuk e komentoj”/ Dumani: Për Olsi Ramën nuk gjetëm prova për “personin e paidentifikuar”

18:14 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com