• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

BE dhe SHBA dënojnë sulmin në Kosovë

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, e ka dënuar ashpër sulmin nga një "bandë e armatosur” kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri.

11:49 : 25/09/2023
në RAJONI

BE dënon ashpër sulmin

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, e ka dënuar ashpër sulmin nga një “bandë e armatosur” kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri. “Të gjitha faktet për sulmin duhet të vërtetohen. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë Borrell, duke shtuar se “më shumë jetë të personave të pafajshëm janë duke u rrezikuar nga armiqësitë rreth Manastirit në Banjskë. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, thuhet në reagim.

Edhe i ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbim Miroslav Lajçak ka dënuar sulmin të dielën kundër Policisë së Kosovës. “Dënoj ashpërsisht sulmin e tmerrshëm kundër Policisë natën e kaluar. Dhuna në çdo formë është absolutisht e papranueshme”, shkroi Lajçak në X, ish-twitter. Lajçak u shprehu ngushëllimeu familjeve të viktimës, efektivit të Policisë së Kosovës dhe kolegëve të lënduar dhe kërkoi që sulmuesit të dalin para drejtësisë.

Lajçak kërkoi që palët t’i rikthehen menjëherë dialogut.

Lexo edhe:

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata në Hagë po i shërben Serbisë, jo drejtësisë

Serbia kërkesë zyrtare UEFA-s, sfida ndaj Shqipërisë mund të mos luhet në Beograd

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka dënuar ashpër sulmet “e dhunshme dhe të orkestruara” ndaj Policisë së Kosovës, në veri. “Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”, ka thënë Hovenier. Sipas tij, “kryesit e këtyre veprave duhet të mbahen përgjejgës dhe të përballen me drejtësinë”. Edhe drejtuesja e misionit të OKB në Kosovë, Caroline Ziadeh e dënoi ashpër sulmin e fundit në Kosovë.

Kurti: Sulm “terrorist”

Kryeministri Albin Kurti, sulmin mbi policinë e Kosovës e ka cilësuar “terrorist” duke thënë se “krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po sulmon shtetin tonë”.

“Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda”, shkruan kryeministri Kurti. Ai  zotohet për mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Policia ka rrethuar manastirin Baska
Policia ka rrethuar manastirin BaskaFotografi: OGNEN TEOFILOVSKI/REUTERS

“Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve”, shkruan Kurti.

Zhvillimet e së dielës në fshatin Banjska

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Svecla, tha gjatë së dielës, se sulmi prej të cilit u vra një punonjës i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagos, “po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 vetë me  uniformë, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme”.

Sulmuesit po qëndrojnë brenda një manastiri në fshatin Banjska dhe ata tashmë janë të rrethuar një njësitë speciale të policisë së Kosovës dhe është koha që të dorëzohen, tha ministri Svecla.

Autoritetet e Kishës Serbe nga Dioqeza e Rashkës – Prizrenit thanë se janë të shqetësuar për shkak se “një grup personash të armatosur, të maskuar, kanë hyrë në manastirin (Banjskë) me automjet të blinduar, duke thyer portën e mbyllur të Manastirit”.

Persona të armatosur dhe të maskuar në oborrin e manastirit Baska
Persona të armatosur dhe të maskuar në oborrin e manastirit BaskaFotografi: Office of the Kosovo Government

“Persona të armatosur, të maskuar, po lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna. Dioqeza dënon ashpër dhunën e hapur që ushtrohet në objektin fetar të Kishës Ortodokse Serbe, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që sa më parë t’i japin fund konfliktit”, thuhet në një njoftim, pa u specifikuar se kush janë këta persona të armatosur./Dw

Etiketa: SerbiSHBA< BEsulmi ne kosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata në Hagë po i shërben Serbisë, jo drejtësisë

12:06 : 16/09/2025
SPORT

Serbia kërkesë zyrtare UEFA-s, sfida ndaj Shqipërisë mund të mos luhet në Beograd

18:14 : 11/09/2025
RAJONI

Kosova ngre aktakuzë ndaj një burri të dyshuar për spiunazh për Serbinë

10:38 : 11/09/2025
BOTA

Parlamenti Europian dënon dhunën në Serbi, paralajmërohet Vuçiç

22:42 : 09/09/2025
BOTA

Beograd/ Në kërkim nga SHBA-ja, arratisen pa gjurmë dy të dyshuar për spiunazh

19:10 : 09/09/2025
BOTA

Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiçit

11:15 : 05/09/2025
Para

Vuçiç takon ambasadorin rus në Serbi, një ditë pas sulmit në veri të Kosovës

TË GJITHA

Sot Kuvendi në seancë maratonë, çfarë pritet të ndodhë

08:12 : 18/09/2025

Temperatura deri në 33 gradë, moti për sot

07:59 : 18/09/2025

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com