• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bashkëpunoi” me Vangjush Dakon, përjashtohet 5 muaj nga tenderët firma “Sphaera”

22:45 : 23/09/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

Nga Boldnews.al

Një firmë e cila “bashkëpunoi” me ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është përjashtuar nga tenderët për 5 muaj. Firma “Spahera” u përmend në dosjen e SPAK-ut që futi në burg Vangjush Dakon, për tenderin e projektit bregdetar te zona e Currilave. Por, “gabimet” me apo pa dashje duke fryrë 10 fish kostot, kanë sjellë hapjen e një procedimi, çka pasoi me prangosjen e një prej figurave më komplekse të Rilindjes, i cili tashmë ndodhet pas hekurave. Krahas ish krerëve të Bashkisë, tashmë është marra masa e parë edhe ndaj firmës, ku është përjashtuar disa muaj. Ka dyshime se paratë janë ndarë mes zyrtarëve dhe firmës, por që deri më tani SPAK-u ka ngritur akuzë vetëm ndaj Dakos, teksa hetimet vijojnë ndaj krerëve të firmës. Mësohet se SPAK-u i ka dërguar një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik se si masë e parë është përjashtimi nga tenderët, por nuk dihet sa do të zgjasë, pasi firma mund të kundërshtojë në gjykatë këtë masë shtrënguese.

Njoftimi i Agjencisë së Prokurimit Publik për përjashtimin me 5 muaj të firmës “Spahera”

Dokumenti i mësipërm është njoftimi i Agjencisë së Prokurimit Publik për përjashtimin nga tenderët të një firme. “Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emer ‘Sphaera’ sh.p.k , me NIPT J81809003U, përjashtohet 5 (pesë) muaj duke filluar nga data 20.09.2023 deri në datën 20.02.2024” thuhet në njoftimin në APP. Pra, një masë e parë. Në këtë njoftim nuk jepen të dhëna të tjera mbi arsyet e këtij s’kualifikimi, por emri i firmës “Spahera” lidhet ngushtë me abuzimet e detyrës së Vangjush Dakos. Firma është në pronësi të z. Ajkid Topore, ndërsa ka si objekt “projektime, mbikqyrje dhe kolaudim i punimeve të ndërtimit…”.

Në datën 7 qershor 2023 SPAK njoftoi arrestimin e Dakos …

Në qershor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka bërë disa arrestime, ndalime dhe arrestime të ish-drejtuesve dhe drejtuesve aktualë të Bashkisë së Durrësit. Një nga episodet ishte edhe një tender, ku fillimisht fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak se sipërfaqja e projektit, u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë. Gjithçka ndryshoi për një presje dhjetore, që sipas anëtares së Komisionit, Diana Dedja, ishte thjesht një lapsus. Për këtë ndryshim të fondit, në faqen 23 të dosjes SPAK, thekson se ka qenë në dijeni edhe Vangjush Dako. Sipas SPAK, fondi limit i tenderit ka shkuar në shifrën e 21 milionë lekëve të reja, të cilat janë derdhur në llogarinë e kompanisë ‘SPHAERA’, kur në fakt pagesa duhej të ishte vetëm 2.6 milionë lekë të reja. Sipas prokurorisë, abuzimi me shëtitoren e Currilave është zbuluar edhe nga KLSH në auditin e vitit 2015, dhe për të është vënë në dijeni edhe vetë Dako dhe administrata e bashkisë. Prokuroria thotë se pagesa kompanisë private iu bë në dy këste me dy fatura, 12.5 milionë lekë në datën 24 tetor 2014 dhe 8.3 milionë lekë në 21 dhjetor 2015. “Pagesa e këstit të dytë është kryer nga bashkia Durrës, 6 muaj pasi KLSH kishte njoftuar bashkinë Durrës për shkeljet ligjore dhe evidentimin e dëmit ekonomik” shkruhet në dosje. KLSH ka kërkuar që kompania “SPHAERA” që projektoi shëtitoren të kthente pas vlerën e dëmit, 18,3 milionë lekë të reja. Bashkia bëri një padi në Gjykatën e Durrësit, por çuditërisht asnjë përfaqësues i saj nuk shkoi në gjyq, duke sjellë pushimin e saj.

Etiketa: spaksphaeraVangjush Dako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

18:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

18:12 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025
AKTUALITET

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

19:45 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025
AKTUALITET

SPAK e mori të pandehur, Balluku ‘relaksohet’ me tren në Zvicër

18:29 : 24/10/2025
Para

Mbyllet java e 5-të e Superiores/ Egnatia merr kreun, Dinamo dhe Skënderbeu në pikiatë. Klasifikimi

TË GJITHA

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025

“Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

13:34 : 26/10/2025

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025

Natën në burg, ditën trafikonte drogë me logon e Kristiano Ronaldos/ Arrestohet shqiptari në Itali

12:49 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com