• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

112 mln euro të marra në 6 vjet, por vetëm 4.4% e mbetjeve u përpunuan nga inceneratorët në 2022

14:21 : 22/09/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Impiantet e djegies se mbetjeve (inceneratorët) pavarësisht se u ndërtuan në një proces tërësisht korruptiv të zbuluar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk po kryejnë funksionin për të cilat u projektuan.

Të dhënat e INSTAT tregojnë së ne vitin 2022 vetëm 4,4 për qind e mbetjeve urbane u trajtuan në incenerator, por qëllimin kryesor ishte prodhimi i energjisë, teksa dy prej objekteve kanë përfunduar në Elbasan dhe Fier dhe janë në administrim të shtetit, pas sekuestrove të lëshuara nga SPAK.

Në vitin 2022, rezulton të jenë menaxhuar rreth 820,322 mijë tonë mbetje urbane. Sasia vjetore e mbetjeve urbane të menaxhuara për banorë, në shkallë vendi, në vitin 2022, është 295 kg/banor, nga 311 kg/banor që ishte në vitin paraardhës.

Në vitin 2022, u ricikluan 18,9% e sasisë gjithsej të mbetjeve, ndërkohë që në vitin e kaluar ky tregues ishte 18,8%.

Në vitin 2022 janë trajtuar me djegie në incenerator për eliminim dhe qëllime energjetike rreth 4,4% e sasisë gjithsej të mbetjeve, duke shënuar kështu rritje të këtij treguesi me 2,4%, krahasuar me të njëjtin tregues në vitin 2021.

Lexo edhe:

VIDEO/ Grushte e shkelma në urbanet e Tiranës, pasagjerët dhe fatorino goditen mes tyre

Indrit Hoxha i bën thirrje SPAK-ut të nisë hetimet: ‘Rilindja Urbane’ u ka kushtuar qytetarëve 2.2 mld euro

Në vitin 2022, janë gjeneruar gjithsej rreth 893 mijë tonë mbetje urbane, ndërkohë në vitin 2021, kjo shifër ishte rreth 955 mijë tonë.

Mbetjet e pa menaxhuara në raport me sasinë totale të mbetjeve të gjeneruara në vitin 2022, janë 0,2% më shumë se në vitin 2021.

Në vitin 2022, sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara bashkë me ato urbane është 11,6% ndaj sasisë gjithsej, nga 13,8% që ka qene në 2021, duke shënuar një rënie me 2,2%.

Niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane në vitin 2022 është 89,2%, duke shënuar një rritje me 0,4%, krahasuar me vitin paraardhës.

Në përbërjen e mbetjeve urbane komponent kryesor janë mbetjet organike. Në vitin 2022, mbetjet organike përbëjnë rreth 58,1% të sasisë gjithsej të mbetjeve, kundrejt 58,6% që ky tregues ishte në vitin 2021.

Në vitin 2022, u depozituan rreth 76,6% e sasisë totale të mbetjeve në landfille dhe fusha mbetjesh, ndërkohë që në vitin 2021, u depozituan 79%, duke shënuar një rënie rreth 2,4% të sasisë gjithsej të depozitimeve në landfille dhe fusha mbetjesh të miratuara si depozita të përkohshme nga bashkitë përkatëse.

Inceneratorët morën 112 milionë euro në 6 vjet

Të dhëna të tjera të Ministrisë së Financave tregojnë se nga viti 2017-2022, koncesionet e inceneratorëve kanë marrë gjithsej pagesa direkte nga buxheti i shtetit prej gati 12 miliardë lekësh, ose 112 milionë euro.

Inceneratori i Tiranës ka marrë 5.5 miliardë lekë dhe vijon të paguhet, teksa Bashkia Tiranë së fundi ndryshoi buxhetin për të siguruar rreth 5.6 milionë euro, pasi Ministria e Financave shkurtoi financimin.

Dy inceneratorët e tjerë, i Fierit dhe Elbasanit kanë marrë përkatësisht 4 dhe 2.4 miliardë lekë, faktikisht të gjitha fondet e parashikuara, pasi për to u hapën hetimet pasi kishin përfunduar pagesat./Monitor

 

Etiketa: 112 milione euroinceneratetmbetetjeturbane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Grushte e shkelma në urbanet e Tiranës, pasagjerët dhe fatorino goditen mes tyre

09:06 : 04/03/2025
AKTUALITET

Indrit Hoxha i bën thirrje SPAK-ut të nisë hetimet: ‘Rilindja Urbane’ u ka kushtuar qytetarëve 2.2 mld euro

15:34 : 09/09/2023
AKTUALITET

Përfaqësuesi i transportit publik paralajmëron: Çmimi i biletës do shkojë drejt 2-fishimit

21:35 : 01/08/2023
AKTUALITET

“Transporti publik në Tiranë, një dështim i dukshëm”

15:26 : 20/02/2023
AKTUALITET

“Rreth 25 % e stafit të urbanëve në Tiranë janë larguar, pakënaqësi nga paga”

08:26 : 08/12/2022
AKTUALITET

Burri prek të rinjtë në zonën intime në urbanin e Tiranës (VIDEO)

22:20 : 04/10/2022
Para

Qëlloi 6 herë në drejtim të pronarit të hotelit pas një sherri, lirohet reperi Vinz, pjesë e grupi Hellbanianz

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com