• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk je i sinqertë në 4 ngjarje”, SPAK hedh në kosh marrëveshjen me “ushtarin” e Dumanit

10:11 : 21/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Kur kanë kaluar më shumë se 1 vit nga marrëveshja e bashkëpunimit e datën 30 Mars 2022, lidhur mes prokurorit të Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe të penduarit Henrik Hoxhaj, Prokuroria e Posaçme ka vendosur t’i hedhë në kosh proces-verbalet e dëshmisë së Hoxhajt.

Tashmë kjo marrëveshje që shihni në këtë foto, është “grisur” në mënyrë të njëanshme nga SPAK, duke e konsideruar të penduarin e parë të dosjes “Dumani”, Henrik Hoxhaj, si jo të sinqertë dhe të besueshëm.

Me revokomin e marëveshjes së bashkëpunimit, Hoxhaj humb automatikisht dhe privilegjet që i fitonte në këmbim të rrëfimit pa dorashka në prokurori si dhe sigurinë policore për 9 anëtarët e familjes së tij në Fier. Ndërsa në rast se do deklarohet fajtor, ai rrezikon të dënohet me 35 vite deri në burgim të përjetshëm.

I kontaktuar në telefon nga “Ora News” avokati i Hoxhaj, Gentian Rumano pohoi se ky ishte një vendim i padrejtë i SPAK, për të cilin ai dhe klienti i tij, nuk kanë qënë dakord, pasi sipas tij SPAK mori çfarë deshi nga Hoxhaj dhe më pas e nxori nga programi i bashkëpunimit.

Vetë Henrik Hoxhaj, është njohur me prishjen e marëveshjes në datën 5 korrik 2023. Ndërsa në fund të dokumentit Hoxhaj shkruan se:

Lexo edhe:

Kokainë në banane/ SPAK dhe “Durrësi” shfajësojnë pronarët e “Alba Exotic Fruit”, hiqet sekuestro

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

”…u njoha me vendimin me të cilin nuk jam dakord…rrezervat e pretenduara nga PPKKO nuk janë të bazuara në prova dhe ligj. Për këtë shkak, do të paraqesim pretendime më vonë, drejtuar insjtitucionit tuaj…”.

Dy të arrestuarit që kanë nxjerë blof dëshminë e Henrik Hoxhaj, janë Nuredin Dumani alias “Kusho” dhe Skerdi Tasi alias “Nipçja”. Të dy këta persona akuzojnë Hoxhaj për krime të rënda në Fier dhe Durrës.

Megjithëse pozicioni i tij në këto krime është kompromentuar me analiza ADN-je, foto, video dhe dëshminë e dy shokëve të ngushtë, sërisht Hoxhaj nuk ka pranuar të flasë duke i mohuar ose duke i treguar në një version tjetër që nuk përputhet me realitetin dhe dinamikën e vërtetë të ndodhjes së krimit.

“Ora News” ka mësuar se pika e parë ku SPAK bazohet për prishjen e marëveshjes të lidhur mes prokurorit Kreshnik Ajazi dhe Henrik Hoxhaj, është vrasja e Ervi Dedaj në zonën e Golemit Kavajë.

SPAK shprehet se Henrik Hoxhaj nuk ka pranuar të dëshmojë në lidhje me veprimet e bashkë të hetuarin Fetsim Qoli dhe përfshirjen e tyre në vrasjen e Elvis Dedaj, ngjarje kjo e ndodhur në datën 5 qershor 2012 në rrugën dytësore Plepa-Golem.

Për këtë krim që nuk flet Hoxhaj, ka folur Nuredin Dumani dhe Skerdi Tasi, të cilët kanë treguar se Henrik Hoxhaj dhe Festim Qoli, janë dy njerëzit që kanë vrarë Elvis Dedaj, për shkak të konflikteve që Qoli dhe Elvisi kishin për borxhet.

Pika e dytë është fakti se sipas SPAK, Hoxhaj nuk jep të dhëna identifikuese në lidhje me personin tjetër që i referohet me emrin “Tani”, me të cilin është shprehur se në një rast ka qënë së bashku me të, kur i kanë bërë atentat shtetasit, Filip Gjeloshi.

Në pikën e tretë, Henrik Hoxhaj sipas SPAK nuk tregon shtëpinë në Fier, ku siguronin dhe blinin armët moderne për të kryer vrasje. Në këtë shtëpi, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani rezultojnë të kenë shkuar 2-3 ditë para datës 29 mars 2022, kur ka ndodhur atentati tek kthesa e Cërrikut, ku mbeti i plagosur Dumani.

Dijenia e tij për këtë shtëpi, është provuar nga deklarimet e Nuredin Dumanit dhe kqyrjes së telefonit të tij, ku dallohet qartë përmes fotove dhe videove me një arsenal të rëndë armësh, duke biseduar me Henrik Hoxhaj dhe një person të tretë ende të paidentifikuar.

Gjithashtu marëveshja mes prokurorisë dhe Henrik Hoxhaj, është grisur pasi ai nuk ka treguar porositësin dhe motivin e krimit, për dy atentatet e kryera në 2017-2019 nga ai së bashku me shokun Skerdi Tasi, për vrasjen e biznesmenit Aredin Behari në Fier.

/Ora News

Etiketa: amrreveshjeDumaniHenrik Hoxhaji penduarspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kokainë në banane/ SPAK dhe “Durrësi” shfajësojnë pronarët e “Alba Exotic Fruit”, hiqet sekuestro

10:32 : 02/08/2025
AKTUALITET

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

20:34 : 01/08/2025
AKTUALITET

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

18:36 : 01/08/2025
Ajola Xoxa në SPAK
AKTUALITET

Ajola Xoxa përdori trashëgiminë e babait për “lavatriçe parash”, kontrata fiktive për shitje pronash

15:45 : 01/08/2025
AKTUALITET

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

12:11 : 01/08/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

12:10 : 01/08/2025
Para

Bardhi “paqe” me Berishën/ Lufta brenda PD-së, reagon ambasada e SHBA: Nuk e zgjedhim ne kryetarin!

TË GJITHA

Kokainë në banane/ SPAK dhe “Durrësi” shfajësojnë pronarët e “Alba Exotic Fruit”, hiqet sekuestro

10:32 : 02/08/2025

Kolo Muani drejt rikthimit te Juventus, arrihet akordi me PSG-në

10:24 : 02/08/2025

Qarkullonte me pistoletë, arrestohet 20-vjeçari në Bulqizë

10:12 : 02/08/2025

Zyrtare/ Roma firmos me mbrojtësin e Veronës, Kumbulla jashtë planeve

10:04 : 02/08/2025

Bien lehtë temperaturat, si parashikohet moti për këtë të shtunë

09:49 : 02/08/2025

Xabi Alonso nuk e konsideron titullar, tre ekipe në garë për lojtarin e Real-it

09:43 : 02/08/2025

EMRI/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

09:37 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com