• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sfidat e komunitetit bektashi në Maqedoninë e Veriut

22:45 : 17/09/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Kryetari i Komunitetit Bektashi në Maqedoninë e Veriut Arben Sulejmani thotë se komuniteti bektashi po përballet me një seri sfidash. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai thotë se problem mbetet regjistrimi i këtij komuniteti, duke argumentuar se ky proces nuk po kryhet nga autoritetet për shkak se komuniteti bektashi në këtë vend është nën Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, që ndodhet në Shqipëri.

Ndër të tjera, ai ngre edhe shqetësimin e kthimit të pronave të këtij komuniteti, duke veçuar rastin e teqesë “Arrabati Baba”.

Sa i përket bashkëpunimit ndër fetar, ai tha se Maqedonia e Veriut duhet të ndjekë shembullin e Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Cilat janë sfidat me të cilat përballet aktualisht komuniteti juaj në Maqedoninë e Veriut?

Arben Sulejmani: Së pari me lejoni t’u përshëndes juve për punën e madhe që e bëni për informimin ndaj popullit që ka nevojë për një demokraci më të qartë, ashtu siç dhe vetë komuniteti bektashi. Bektashizmi e praktion që njeriu duhet të jetë i lirë, ai lind lirë dhe këtë liri duhet ta shfrytëzojë dhe në jetën e përditshme.

Lexo edhe:

Aksident i trefishtë në rrugën Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Konfliktet në komunitet/ Në 3 muaj 5500 raste, nga çështjet banale te pronësia

Ne në Maqedoninë e Veriut jemi degë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Ju e dini se Kryegjyshata Botërore gjendet në Tiranë dhe duke patur dhe fatin që Kryegjyshi Botëror bektashi i sotëm Haxhi Dede Edmond Brahimaj, cili u zgjodh Kryegjysh pikërisht nga Gjyshata e Maqedonisë, që është një ndër Gjyshatat më të rëndësishme në histori bërjen, në vetë kulturën dhe gjithçka që lidhet me aspektin fetar.

Në Maqedoninë e Veriut ne kemi një tempull që është 485 vjeçar, i vjetër, (teqeja Arrabati Baba) tempull që ka lidhje të rëndësishme në historibërjen tonë, duke filluar nga viti 1844 kur bëhet kryengritja e Dervish Carës, që njihet kryengritja e parë më serioze, duke pasur shtabin e përgjithshëm në teqe.

Po ashtu, vazhdimi i po të njejtës punë që Gjyshata e Maqedonisë na jepte mundësinë e asokohe që t’i lidhte shqiptarët, intelektualët dhe kjo vazhdon me Dervish Himën që merr pjesë në kryengritjen e Kosovës, po ashtu në vetë shtetbërjen.

Në ato kohë, Shkupi ishte kryeqyteti i Kosovës dhe më pas, deri në shtetbërjen, që kemi ministrin e luftës që ështe i varrosur në atë teqe. Flasim për nje teqe që ka një rol të rëndësishmë në rajon, por edhe mbarë shqiptar.

Mbi të gjitha, ajo që na shqetëson sot është se shteti maqedonas duke bërë një diskriminim të vazhdueshëm që nga komunizmi dhe pastaj, vazhdoi të marrë peng lirinë e bektashijve. Në gjykimin e fundit që u bë në Strasburg, në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut më 2018 u vendos që Maqedonia e Veriut i ka shkelur të drejtat ndërkombëtare.

Maqedonia e Veriut ende prej 5 vitesh nuk e ka zbatuar këtë vendim, që është e detyruar në bazë të të gjitha të drejtave ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Për të qenë pak më të qartë, teqeja e njohur në Tetovë, “Arrabati Baba” në pronësi të kujt është?

Arben Sulejmani: Teqeja “Arrabati Baba” është një pronë që vetë emri e tregon, është realisht në pronë bektashiane, duke iu referuar dokumenteve të vjetra, dokumenteve osmane, të mbretërive dhe dokumenteve të Jugosllavisë komuniste.

Tani mbetet për t’i parë se çka ndodh brenda shtetit dhe brenda drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.

Zëri i Amerikës: Ju e përmendët, thatë pak më herët se jeni diskriminuar nga autoritetet vendase në Maqedoninë e Veriut, më herët keni ngritur shqetësime për kërcënime të anëtarëve të komunitetit tuaj. Megjithatë ka një shqetësim, ka një çështje që mbetet pezull që lidhet me regjistrimin e komunitetit tuaj. Mund të na thoni në çfarë faze jeni në këtë moment?

Arben Sulejmani: Regjistrimi i komunitetit bektashi në Maqedoninë e Veriut është dashur të realizohet sepse ne kemi qenë të regjistruar.

Zëri i Amerikës: Çfarë u pengon që të regjistroheni, pse nuk po regjistroheni. Çfarë shqetësimi keni?

Arben Sulejmani: Edhe me ndërrimin e qeverive në Maqedoninë e Veriut nuk ka ndryshuar asgjë. Ata nuk e riregjistrojnë komunitetin bektashian vetëm për shkak se komuniteti bektashi është nën Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, që është në Tiranë. Kjo është një nga arsyet. Mirëpo ne vazhdojmë gjithnjë me mjete ligjore, me drejtësinë, duke i marrë të gjitha instancat e drejtësisë dhe të gjitha instancat e drejtësisë na japin të drejtën që ne të jemi të barabartë, ashtu siç e meritojmë, të jemi të barabartë si komunitetet e tjera.

Zëri i Amerikës: Në fund do doja të ndaleshim tek dialogu ndërfetar në Maqedoninë e Veriut. Në çfarë niveli është bashkëpunimi juaj me komunitetet e tjera fetare dhe me Komisionin Shtetëror për Çështjet Fetare, i ngritur për të zgjidhur një sërë problemesh?

Arben Sulejmani: Maqedonia e Veriut mund të marrë shembull nga Shqipëria se si janë marrëdhëniet ndërfetare, sepse Shqipëria gëzon marrëdhënie ndërfetare dhe është shembull për botën.

Maqedonia e Veriut mund të marrë po të njëjtën shembull edhe këtu, sepse unë në Departamentin e Shtetit u takova me ambasadorin e posacëm, Rashad Hussain, i cili është mysliman dhe merret me çështjen e lirive fetare për gjithë botën. Ai mbulon 193 shtete. Kështu që e drejta e bektashive, nuk flitet për ndonjë moskuptim, është një tendencë e vazhdueshme që ata nuk e regjistrojnë për shkak se komuniteti bektashian në Maqedoni, në Kosovë dhe Shqipëri, është forca progresive, intelektuale, e barazisë gjinore, e arsimit, është një komunitet që i ka dhënë kombit tonë në të gjitha sferat, nga kultura, nga gjithë veprimet që janë konform sot me një shtet demokratik dhe atë e verteton edhe vetë Kryegjyshi botëror që çdo ditë merr nga një titull, njohje ndërkombëtare, që ditët e sotme është edhe unaza e tolerancës për gjithë Evropën, e dhënë nga Akademia e Shkencës e Evropës.

Popullit shqiptar i përcjellim mesazhin se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka liri fetare dhe do të ishte mirë që atë liri ta kemi edhe ne!/VOA

Etiketa: fetarkomunitetMaqedoni

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Aksident i trefishtë në rrugën Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

08:06 : 19/04/2025
AKTUALITET

Konfliktet në komunitet/ Në 3 muaj 5500 raste, nga çështjet banale te pronësia

17:11 : 08/04/2025
RAJONI

Nga mesi i prillit do të ketë kontrolle vetëm në hyrje në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut

22:14 : 31/03/2025
RAJONI

E rëndë në Shkup/ Qiramarrësi qëllon për vdekje me armë pronarin e banesës, më pas vret veten

12:23 : 24/03/2025
AKTUALITET

Filipinasit në Shqipëri, komuniteti ilegal që shfrytëzohet dhe abuzohet

10:03 : 22/03/2025
RAJONI

VIDEO/ Të rinjtë mes ulërimave shtyhen për t’i shpëtuar zjarrit, dalin pamjet e tragjedisë në Maqedoni

12:29 : 19/03/2025
Para

VIDEO/ Kameramani që goditi Cristiano Ronaldo përfundon në spital

TË GJITHA

Deputeti gjerman: Pasaportën Europiane ua garanton vetëm Sali Berisha!

20:41 : 09/05/2025

Chris LaCivita: Shqipëria nuk mund të lejojë më një mandat tjetër të Edi Ramës

20:37 : 09/05/2025

“Veliaj po më sheh nga qelia”/ Stresi në mitingun e PD: I thashë Noizyt je në partinë e gabuar

20:35 : 09/05/2025

Mbyllja e fushatës, deputeti britanik: Mbështeteni PD-në për një të ardhme të madhe

20:25 : 09/05/2025

Mbrojtësi i Kombëtares e mbyll me klubin portugez: Momenti të provoj një aventurë të re

20:16 : 09/05/2025

Avioni merr flakë në Londër, pasi piloti ngatërroi të majtën me të djathtën

20:09 : 09/05/2025

Partia Mundësia mbyll fushatën! Shehaj: Kemi filluar të shkundin politikën shqiptare

19:51 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com