• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Biden thirrje kompanive të makinave që t’u japin më shumë punonjësve grevistë

21:01 : 15/09/2023
në Lajmet e Dites

Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten “askush nuk dëshiron të hidhet në grevë”, por se kompanitë e makinave kanë gëzuar fitime rekord në vitet e fundit pa i ndarë ato në mënyrë të drejtë me punëtorët, disa orë pasi Sindikata e Punonjësve të Industrisë së Makinave, filloi grevat në tre fabrikat e tre kompanive më të mëdha të automjeteve në Detroit.

Greva në tre fabrika në pronësi të kompanive General Motors, Ford dhe Chrysler të premten, nisi aksionin më ambicioz të punonjësve industrialë në Shtetet e Bashkuara në dekada.

Presidenti Biden tha se “fitimet rekord të korporatave” duhet të çojnë në “kontrata rekord” për anëtarët e Sindikatës së Punonjësve të Industrisë së Makinave, por se fitimet nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë me punëtorët.

“Askush nuk dëshiron një grevë, por unë respektoj të drejtën e punëtorëve për të përdorur opsionet e tyre bazuar në sistemin e negociatave kolektive”, tha Presidenti Biden. “Unë e kuptoj zhgënjimin e tyre.”

Deri më tani në negociatat për ndërprerjen e grevës, “kompanitë kanë bërë disa oferta të rëndësishme”, tha zoti Biden. “Por unë besoj se ata duhet të shkojnë më tej për të siguruar që fitimet rekord të korporatave të përkthehen në kontrata më të mira, rekord, pune për Unionin e Punonjësve të Industrisë së Makinave.”

Lexo edhe:

Taksistët në Greqi njoftojnë grevë 48 orëshe, transport vetëm për spitalet

Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet drejt Italisë 56-vjeçari shqiptar

Presidenti Biden tha se ai ka qenë në kontakt me të dyja palët në negociata dhe do të dërgojë dy anëtarë të ekipit të tij, Gene Sperling dhe Sekretaren e Punës Julie Su, në Detroit për të siguruar përfshirjen e administratës në bisedime dhe arritjen e një “marrëveshjeje të favorshme”.

Presidenti Biden, i cili parashikoi gjatë fundjavës së Ditës së Punës se sindikata nuk do të hidheshin në grevë, bisedoi me udhëheqësit e sindikatave dhe prodhuesve të automjeteve të enjten.

Administrata e Presidentit Biden po diskuton gjithashtu ndihmën urgjente për të mbrojtur firmat më të vogla që furnizojnë prodhuesit amerikanë të automjeteve, tha të enjten një burim që ka njohuri për këtë çështje.

Gjatë një vere trazirash të sindikatave të punëtorëve, Presidenti Biden ka përmendur politikat e tij në mbështetje të sindikatave, ndërsa administrata e tij në prapaskenë është përpjekur të lehtësojë rrugën për marrëveshjet me punëdhënësit për të shmangur grevat e kushtueshme, thanë udhëheqësit e sindikatave dhe zyrtarët e administratës.

Por në një kujtesë se sa e vështirë është të qetësosh punëtorët e organizuar në sindikata ndërkohë që reduktohen rritjet e çmimeve që shkaktojnë inflacion, Presidenti Biden dhe Unioni i Punonjësve të Industrisë së Makinave, e vetmja sindikatë e madhe që nuk e mbështeti kandidaturën e tij për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, nuk janë në të njëjtën linjë.

Sindikatat si Unioni i Punonjësve të Industrisë së Makinave, që përfaqëson 146000 punëtorë, janë çelësi i strategjisë së Presidentit Biden për të fituar një mandat të dytë në vitin 2024. Ai ka nevojë për mbështetjen e tyre për të fituar përsëri shtete kyçe si Pensilvania dhe Miçigani, të cilat do të vuajnë pasojat më të mëdha të grevave kundër prodhuesve të makinave.

Joe Biden, 80 vjeç, po përmend gjendjen e mirë të ekonomisë në fushatën për rizgjedhje në vitin 2024, duke theksuar shtimin e vendeve të punës, rritjen e pagave dhe zbehjen e frikës nga një rënie e mundshme ekonomike, dhe një grevë e zgjatur mund ta kërcënojë këtë strategji./VOA

Etiketa: Bidengrevemicigan

Lajme të lidhura

RAJONI

Taksistët në Greqi njoftojnë grevë 48 orëshe, transport vetëm për spitalet

18:54 : 07/09/2025
AKTUALITET

Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet drejt Italisë 56-vjeçari shqiptar

09:59 : 16/07/2025
BOTA

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025
RAJONI

Gazetarët grekë në grevë, kërkojnë paga dinjitoze dhe marrëveshje kolektive pas 17 vitesh pritje

09:23 : 05/06/2025
BOTA

Joe Biden pas diagnostikimit me kancer: Jam optimist, nuk pendohem për asgjë

20:31 : 30/05/2025
BOTA

Biden me kancer/ Trump: I trishtuar, i uroj Joe shërim të shpejtë

08:02 : 19/05/2025
Para

Skandal/ Këshilltarët e majtë votojnë “PRO”, Veliaj i jep 6 mln € të tjera inceneratorit fantazmë

TË GJITHA

Pas 12 vitesh në pushtet, Rama ‘kujtohet’ për Ministri të Brendshme me standarde europiane

13:34 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Plaurent Dervishi i jep mesazh të koduar ish-zv.drejtorit të Policisë së Durrësit

13:30 : 19/09/2025

PD kërkesë zyrtare për shkarkimin e kreut të Kuvendit, liston shkeljet e Niko Peleshit

13:14 : 19/09/2025

Trump: SHBA synon ta rimarrë bazën Bagram në Afganistan

12:58 : 19/09/2025

Problem teknik, helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente në aeroportin e Lutonit

12:54 : 19/09/2025

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

12:50 : 19/09/2025

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnje

12:45 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com