• Kontakt
Friday, July 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i 233 spacciatorëve/ Pse munguan prokurorët në “Tempullin” e Rrumbullakut

12:28 : 15/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, hipi në “Tempullin” e suksesit gjatë një konference mediatike të zhvilluar në 14 Shtator 2023, ku raportoi për arrestimin e mbi 230 personave që shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave.

Rezultati i një operacioni të gjerë, të zhvilluar në Tiranë dhe disa rrethe të tjera njëkohësisht, duket premtues.

Megjithëse efikasiteti i arrestimeve masive mbetet për t’u parë gjatë ecurisë së procesit në gjykatë, kreu i uniformave blu u shfaq para vartësve të tij dhe në krah të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, duke folur me superlativa për atë që e konsideroi “super-operacion”.

Natyrisht, nuk la pa përmendur, disi shkarazi, bashkëpunimin me prokuroritë e rretheve, të cilët, sipas ligjit, udhëheqin hetimet. Por, ku ishin prokurorët? Në konferencën mediatike, nuk dukej asnjë përfaqësues i organit të Akuzës, as nga Tirana dhe as nga rrethet e tjera.

Lexo edhe:

Akuzat për shpërdorim detyre/ GJKKO pushon çështjen për Muhamet Rrumbullakun

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

Policia e Shtetit, në “traditën e saj” aspak normale, ka përherë një qasje të tillë-kur ka suksese, është vetë në krye të punëve. Kur ka dështime, përgjegjësinë e përcjell tek prokurorët, si “zotër të hetimit”.

Operacioni “Tempulli” për arrestimin e “spacciatorëve”-shpërndarësve të lëndës narkotike-u vlerësua si sukses dhe ndaj nuk duket se ka qenë e nevojshme prania e prokurorëve. Dafinat e fitores u duheshin vendosur mbi kokë punonjësve të policisë dhe askujt tjetër.

Ky lloj rivaliteti Polici-Prokurori për të marrë elozhet para reflektorëve të kamerave mediatike, e natyrisht për t’iu përcjellë edhe opinionit publik, thjesht është një “gangrenë”, e cila prej vitesh pengon bashkëpunimin e sinqertë mes institucioneve.

Nuk është një sjellje tipike dhe ekskluzive shqiptare. Edhe në vende të tjera, ky lloj rivaliteti për shoë ka qenë i pranishëm, derisa pikat janë vendosur mbi “i”, në funksion të luftës kundër kriminalitetit.

Vendet partnere që komunikojnë me autoritetet shqiptare, sidomos ato italiane, belge, hollandeze, gjermane, e të tjerë, kanë krijuar një model tejet efikas të prezantimit si duhet të rezultateve, i cili ka ndikuar edhe në bashkëpunimin mes tyre.

Hetimet zhvillohen nga prokurorët me bashkëpunimin e forcave policore. Rezultatet prezantohen në konferenca mediatike të drejtuara nga prokurorët, me pjesëmarrjen aktive të drejtuesve të forcave policore.

Një shembull i tillë konstatohet në konferencat mediatike të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), e cila ka përfituar praktikat më të mira nga partnerët e huaj, jo vetëm në hetim, por edhe në prezantimin e rezultateve.

Në shumë operacione, sidomos me partnerët e huaj, SPAK-u ka zhvilluar konferenca mediatike me praninë e të gjithë aktorëve të përfshirë në veprimet hetimore.

Megjithëse në një sallë jo-shumë komode, prokurorët dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit e, herë pas here, edhe zyrtarë të strukturave homologe, kanë qëndruar bashkërisht për t’i prezantuar opinionit konkluzionet e hetimeve. Është një praktikë e mirë, e cila minimizon një “rivalitet” pa lidhje mes institucioneve ligjzbatuese.

Por, për momentin, rezultatet e “Tempulli-t”, mesa duket, i duheshin vetëm drejtorit të Policisë, Rrumbullaku.

E, nëse ndodh që operacioni me 233 të arrestuar shfryhet në gjykatë për mungesë provash e faktesh, a do të dalë sërish Rrumbullaku në krye të “Tempullit” të dështimit?

Etiketa: muhamet rrumbullakutempulli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzat për shpërdorim detyre/ GJKKO pushon çështjen për Muhamet Rrumbullakun

12:31 : 23/01/2026
AKTUALITET

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

13:54 : 13/11/2025
AKTUALITET

Siguria në gjykata/ KLGJ ‘shuplakë’ qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit: U kërkuam ndihmë, na refuzuan

14:14 : 07/10/2025
AKTUALITET

Sa ka depërtuar krimi i organizuar në Policinë shqiptare?

17:03 : 04/10/2024
AKTUALITET

Si u ndërhy “me urdhër” në konkursin e gradave në Policinë e Shtetit

11:42 : 25/09/2024
AKTUALITET

A është gara e paracaktuar? Kush janë 12 kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit (EMRAT)

10:33 : 17/09/2024
Para

Berisha akuza Veliajt: Do t’i kalojë 600 mln lekë kompanisë së inceneratorit të Tiranës

TË GJITHA

Emri/ Dhunohet polici në Sarandë, disa të shoqëruar

09:42 : 17/07/2026

Mjegull e pazakontë mbulon Liqenin e Fierzës

09:34 : 17/07/2026

EPPO (Zyra e Prokurorit Publik Europian) në Tiranë si hap kuptimplotë

09:22 : 17/07/2026

Gjermani/ Kontrolle dhe konfiskime kundër evazionit fiskal

09:20 : 17/07/2026

Prindërit e Martin Canit ‘shuplakë’ Ramës: Mos e përdor emrin e djalit tonë për propagandë

09:07 : 17/07/2026

DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve

08:42 : 17/07/2026

Prestigjiozja amerikane “Wired”: Protestat 6-javore në Shqipëri po e çojnë Ramën drejt rrëzimit

08:29 : 17/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetlunabetjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş