• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Peqin/ Vit i ri shkollor në shkolla të rrënuara, pastrimi me kontributet e nxënësve

20:44 : 14/09/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Me fillimin e vitit të ri shkollor filluan edhe problemet. Emisioni “Fiks Fare” u përqendrua në një problematikë që ngritën disa prindër nga shkolla 9-vjeçare Bishqem në Peqin.

Ata dërguan pranë redaksisë një formular, ku prindërve u kërkohej të bënin donacione për shkollën. Këto lekë do të shkonin për rregullimin dhe saldimin e bankave të shkollës, detergjente për larjen e shkollës, mjete didaktike si dhe pagesë për sanitaren.

Fiksi kontaktoi me këta prindër të cilët deshën të mbeteshin anonime dhe pohuan se u kishin kërkuar nga 2000-2500 lekë të reja.

Fiksi u drejtua drejt kësaj shkolle publike ku takoi dhe pyeti drejtpërdrejt drejtorin e saj Kelmend Cani, i cili pohoi se formulari është bërë si kërkesë e bordit të prindërve të shkollës. Ai shtroi se problem kryesor shkolla që ai drejton prej disa vitesh ka pastrimin e saj.

Pra duhet të paguajnë një sanitare si dhe paketën higjienike ( ku përfshihen detergjentet).  Ai shprehet se lista është formuluar gabim pasi nuk kanë nevojë për rregullim bankash apo saldime. Për sa i përket pikës së blerjeve të mjeteve didaktike ai i kërkon gazetares së Fiksit ta ndjekë në një prej klasave ku i tregon se lekët duhen për të blerë letra, bojëra për nxënësit që vizatojnë, si dhe mjete për nxënësit me aftësi të kufizuara.

Ai në video shprehet i keq ardhur për ankesën që kanë bërë prindërit dhe thotë se ‘nuk e di kujt i paska ardh kaq keq për 300 -400 lekë t’i jap për shkollë’. Ndërkohë që gazetarja e Fiksit ndërhyn dhe i thotë se prindërit i kanë përmendur të tjera shifra që variojnë nga 2000-2500 lekë.

Lexo edhe:

Shpopullimi i Shqipërisë! Në 4 vite u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

Arsimi në fshat/ Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit

“Ne nuk marrim lekë kush do të kontribuojë le ta bëj, ne me to paguajmë pastruesen”, thekson drejtori. Ai shpjegon se ka bërë kërkesë në bashki për një sanitare por ende nuk është bërë asgjë. Gjithashtu ai tregon se vjet janë mbledhur nga nxënësit rreth 700 e ca mijë lekë të vjetra plus edhe kontributet që kanë dhënë vetë mësuesit, të cilat kanë shkuar për pagesën vjetore të sanitares.

Fiksi iu drejtua Bashkisë Peqin ku Genci Gripshi, drejtor i Arsimit Sportit tha se nuk ka ndonjë kërkesë të tillë të depozituar nga drejtori i shkollës në fjalë, por gjithsesi në gjitha shkollat kështu funksionon.

“Asnjë shkollë nuk ka sanitare, pasi këtë sistem kemi marrë edhe nga ministria. I kemi lënë ashtu siç na u dorëzuan.” Për sa i përket paketës së higjienës ai pohoi se ende nuk janë bërë shpërndarjet nëpër shkolla pasi ende nuk është miratuar buxheti.

Por Fiksi pa nga afër edhe kushtet e shkollës më të vjetër në këtë qytet. Shkolla “Adem Bedalli”  me 400 fëmijë është në kushte skandaloze dhe nga pamjet e transmetuara në emision dukej se në këtë shkollë kishte kohë që nuk ishte vënë dorë.

Suva të rëna, mure të plasaritura, tavolina dhe karrige të shkatërruara. Klasa pa dyer e dritare dhe tualetet jashtë shkollës dhe pa ujë, në gjendje të mjerueshme.  Fiksi telefonoi drejtoreshën e kësaj shkolle për të mësuar se çfarë investimi ishte bërë në të për këtë vit të ri shkollor, por kjo e fundit kërkoi pyetjet me e-mail.

Ndërsa drejtori Gripshi i pyetur edhe për kushtet e kësaj shkolle pohoi se është një shkollë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga fillimi pasi godina është tejet e amortizuar. Por edhe pse kjo shkollë ka mirëpritur këtë vit të ri shkollor plot 400 nxënës nuk është marrë asnjë masë për të dhe arsyeja është “Nuk ka buxhet”.

Etiketa: peqinshkollate rrenuara

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë! Në 4 vite u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

08:14 : 07/10/2025
AKTUALITET

Arsimi në fshat/ Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit

09:08 : 04/10/2025
AKTUALITET

PD: Gjimnazet po kthehen në fole dhune, sistemi arsimor në kolaps

14:28 : 03/10/2025
AKTUALITET

Premtime me lugën bosh: Shkollat e reja të ndërtuara në Tiranë nuk kanë mensa

11:41 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Për vrasjen e Talos bëja pakt edhe me Djallin”/ Erion Alibej: Suel Çela fshihet në Peqin

17:46 : 30/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Peqin, arrestohen dy persona

08:33 : 26/09/2025
Para

Rusia rekruton emigrantë për të luftuar në Ukrainë

TË GJITHA

Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, Kurti: Ndërtojmë një ushtri me zhvillimet e reja teknologjike

17:37 : 08/10/2025

Me 23 mijë euro cash dhe dokumente false, 6 persona ndalohen në aeroportin e Rinasit

17:31 : 08/10/2025

Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme: Ja si do ndikojë AI në jetën tonë

17:19 : 08/10/2025

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com