• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Familjarët e personit të vrarë dorëzuan telefonat e tij në polici”/ Gazetaria flet për aplikacionin “Sky”

21:59 : 14/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga thyerja e aplikacionit SKY CC, i cili përdorej nga bota e krimit për të komunikuar në mënyrë të fshehtë.

Hoxha tha se ky aplikacion, por edhe një i mëparshëm me emrin Encrochat, përdoreshin në Shqipëri, jo vetëm nga bota e krimit por edhe nga politikanët.

Ai deklaroi se familjarët e një personi të rrëmbyer dhe të vrarë, kanë dorëzuar telefonat e tij tek autoritetet, ku janë kodet me emrat e personave që përdornin aplikacionin e fshehtë.

“Rreth 5 muaj më parë, një familjar i një personi të rrëmbyer dhe të asgjësuar, ka dorëzuar aparatet telefonike dhe ua ka dhënë autoritetet. Nga këto telefona të dorëzuar, janë me kode, emra, thuhet kodi filan është x, etj”, tha Hoxha.

“Unë para dy javësh kam qenë në policinë gjyqësore federale belge për këtë punë. Denoncimin e parë për Sky ECC e kam bërë unë. Shkrimi i gazetës britanike, nuk gjendet më, sepse kompania e ka detyruar gazetën ta heqë, duke e kërcënuar me padi. Unë kam qenë përdorues i SKY ECC.

Lexo edhe:

“Mesazhi i fundit për luanin”/ Gazetari: Vis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur

“Kryeministri u përfshi vetë”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm

Telefoni që përdorej për EncroChat ishte prodhim spanjoll me logo BQ mbrapa. Nëpër Tiranë, e dalloja kush e kishte sepse ai telefon kishte këtë logo. E kishin politikanë, drejtorë, ministra. Të gjithë kërkojnë rrjet komunikimi të sigurt. Në Shqipëri abonimi bëhej një herë në tre muaj, në varësi të programit.

Sky ECC përdorej në Iphone. Telefoni nuk përdorej më nëse vendosej ky aplikacion. Çfarë ishte ky program në vetëvete?

Trafikantët, grupet kriminale, politikanët, të korruptuarit, biznesmenët, duan rrugë të sigurta komunikimi. Si fillim ishte Encro, por u godit për shkak të sulmeve terroriste që ndodhën në Francë dhe në Belgjikë. Nga aty u thye sistemi. Kur u godit Encro, Scotland Yard, ndërtoi operacion dhe arrestoi 709 shqiptarë, trafikantë të drogës kryesisht, në pranverën e 2020. Në korrik 2020 më vijnë gazetarë britanikë që donin informacion. Unë i thashë nuk ka mafie, por krim të organizuar. I thashe me operaiconin që keni bërë ju nuk keni goditur trafikantët e mëdhenj por shpërndarësit.

Kur vijnë gazetarët, u them që trafikantët e nivelit të mesëm dhe të nivelit të lartë, kanë kohë që nuk përdorin EncroChat por përdorin SkyCC. Unë ua tregova. I thashë në Ekuador, ishalla është zgjuar filani nga gjumi. Më dha informacionin. E panë ata. I shkruajta njërit në Republikën Domenikane, e njëjta gje. Britanikët publikuan shkrimin tek Daily Express.

Nga personat që e përdornin më thanë çfarë na bëre se na more më qafë. E kanë patur edhe politikanët tanë këtë. Çfarë ndodh pas kësaj? Në vitin 2021, autoritetet belge ndërmarrin operacion, pasi kishin kapur disa përdorues të SKY CC. U gjetën kodet në Itali dhe u godit karteli i parë shqiptar, karteli Blanco, e hetuar nga anti-mafia e Firences.

Si funksiononte ky telefon? Ke një kod unik, që vendosje çdo emër si të duash. Kodin tënd nuk mund ta dijë gjithkush në rrjet, vetëm atyre që ua ke dhënë. Policia Federale belge ka 1 miliard mesazhe. Kanë 3 vjet që punojnë dhe nuk po i japin dum. Një miliardë mesazhe. Gjuha kryesore është anglishtja, gjuha e dytë është gjuha shqipe. Duke qenë gjuhë e veçantë, ka edhe problemin tjetër, nuk e kuptojnë dot edhe me përkthyes sepse fjalët i përdorim me shumë kuptime. Autoritetet belge nuk i kanë sjellë Shqipërisë të dhëna. Këtu kanë ardhur të dhëna nëpërmjet Europol.

Nga të dhënat që ka marrë, ka dy mënyra të identifikojnë. Ose personat e penduar si Nuredin Dumani, që ka përdorur edhe Matrix, që vjen pas SKY CC. Rreth 5 muaj më parë, një familjar i një personi të rrëmbyer dhe të asgjësuar, ka dorëzuar aparatet telefonike dhe ua ka dhënë autoritetet. Nga këto telefona të dorëzuar, janë me kode, emra, thuhet kodi filan është x, etj. Sa përdorej në Shqipëri? Po ta them, kam parë sidomos me Encro përshembull, persona të të gjithë nivelet. Në Shqipëri, me sa di unë janë gjashtë grupe të mëdha nën hetim, fillojnë nga veriu në jug. Brenda tyre ka nën ndarje të tjera”, tha ndër të tjera Hoxha.

Etiketa: aplikacioniartan hoxhabisedatfamiljareti vrarekriminelepersonpolitikaneSkytelefonat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mesazhi i fundit për luanin”/ Gazetari: Vis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur

22:10 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Kryeministri u përfshi vetë”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm

21:26 : 20/10/2025
AKTUALITET

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025
AKTUALITET

U gjet i varur në një tabelë/ Vëllai i Bekim Halilajt: Ishte në depresion, ja mesazhet që na dërgonte

20:40 : 03/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

23:00 : 02/10/2025
AKTUALITET

“Po negociohet me autorin”/ Artan Hoxha: Zona ku ndodhi vrasja e italianit, e mbushur me parcela kanabisi

22:30 : 30/09/2025
Para

Fredi Beleri flet "live" nga qelia e burgut: Një përgjigje edhe për Edi Ramën

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com