• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e 2-vjeçarit në çerdhe, babai: Nuk ka patur vrimë në zemër, edukatorja më tha …

18:04 : 13/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Një fëmijë vetëm 2 vjeç ndërroi jetë mesditën e 11 shtatorit në spitalin e Burrelit.  I mituri kishte shfaqur probleme në çerdhe dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arritit dot të mbijetonte. Policia informon se i mituri ishte dërguar nga prindërit në ambientet e çerdhes publike nr 2, në Burrel “ku kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë u dërgua nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit”.

Në një intervistë televizive, Renato Hoti, babai i 2-vjeçarit, ka mohuar që fëmija i tij të ketë lindur me probleme në zemër, siç është artikuluar në disa medie. Ai ka treguar se edukatorja i ka thënë në telefon para se ta dërgonin me urgjencë në spital, se 2-vjeçarit është zgjuar me të vjella.

Intervista e plotë:

Odeta Dume: Zoti Hoti u tha të paktën që djali ka pasur probleme, ka lindur me probleme në zemër dhe ky ishte dhe shkaku që ndërroi jetë pikërisht në 11 Shtator, ditën që u hapën çerdhet dhe shkollat.

Babai i 2-vjeçarit: Djali me të vërtetë ka lindur para kohe, edhe ka ndenjur në inkubator një muaj, por unë i kam bërë dy herë analiza në Tiranë me skaner, me eko zemre. Doktorët nuk më kanë thënë asgjë, prandaj kjo është një gënjeshtër e madhe.

Lexo edhe:

Aksidenti në Burrel, policia: 6 të plagosur! Mes të plagosurve është një fëmijë

Aksident i rëndë, plagosen 4 persona në Burrel! Dy nisen drejt Traumës

Odeta Dume: E qartë, nga të gjitha vizitat që ju i keni bërë djalit që kur e keni sjellë në jetë, asnjëherë nuk keni mësuar nga mjekët se ai mund të kishte një problem shëndetësor të tillë.

Renato Hoti: Jo, jo!

Odeta Dume: Atë ditë e çuat në mëngjes në kopësht, si ka qenë gjendja e tij shëndetësore?

Renato Hoti: Po, gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e mirë njëherë, sepse e ka çuar nusja në 08:00 e disa minuta. Unë isha tek puna për vete, nuk kisha mundësi për ta çuar. Edhe unë kam marrë telefonatë nga drejtoresha e kopshtit nga ora 11:15, djali ka shkuar direkt në spital. Atje kur kam shkuar në spital, e kam gjetur pa jetë.

Odeta Dume: Nga deklaratat që kanë dhënë edukatoret mësuat se çfarë kishte ndodhur në atë kopësht, cfarë shqetësimesh kishin parë fillimisht te djali.

Renato Hoti: Me edukatoren që fola unë, po më thoshte që ka qenë duke fjetur gjumë edhe është çuar nga gjumi duke vjellë. E ka marrë ajo në krahë dhe më ka treguar të vjellat në bluzë.

Odeta Dume: Pra atë mëngjes kur nëna e ka dërguar në kopsht, ai nuk ka pasur as temperaturë, asgjë.

Renato Hoti: Ai nuk ka pasur as temperaturë, asnjë gjë. Ka qenë shumë aktiv, shumë në rregull. Ai para  tre-katër ditësh kaloi një temperaturë, edhe i plasi një dhëmballë. Pati edhe një diarre. Për fëmijët këto janë normale, por jo se ka pasur sëmundje tjetër. Këtë në qoftë se doni ta vërtetoni mund të shkoni te doktori në Burrel, që e ka vizituar herë pas here, e ka kuruar për virozat me ndonjë shurup. Jo që ta kurojnë nga zemra, siç thonë gazetarët.

Odeta Dume: Ekspertiza mjeko-ligjore çafrë nxorri në fund? Çfarë iu thanë mjekët, cili ishte shkaku i vdekjes?

Tenato Hoti: Ata e kanë bërë ekspertizën, edhe nuk kemi parë asnjë gjë jashtë normales. I ka të gjitha në rregull. Tani do presin shkaqet, por tani më thanë që vonon një muaj, një muaj e gjysëm.

Odeta Dume: Pra ende nuk ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore?

Renato Hoti: Jo, Akoma nuk ka dalë, por parametrat fizike i kishte në rregull.

Odeta Dume: Është një ngjarje vërtet e rëndë, unë jam prekur shumë, jo vetëm unë por besoj të gjithë janë prekur kur e kanë dëgjuar si lajm.

Renato Hoti: Tani mua po më shtohet dhimbja kur dëgjoj këto fjalët, më kupton? Po më shtohet dhimbja pa fund sepse gazetari duhet të bëj kontakt me prindin njëherë sepse prindi e njeh fëmijën.

Odeta Dume: Jeni prekur nga mediat?

Renato Hoti: Jam prekur pra sepse del njëri dhe thotë ka vrimë në zemër pa pyetur babin dhe nënën. Ku e ka marrë këtë informacion njëherë?

Ideta Dume: Unë uroj që të dalë sa më shpejt ekspertiza Zoti Hoti, të mësohet e vërteta dhe shkaku i vdekjes.

Renato Hoti: Ishallah, çuni mua më ka ikur, ekspertiza të bëhët çfarë të bëhet. S’di çfarë të them. Tani ai nuk kthehet më në jetë.

Etiketa: 2 vjecariburrelcerdheedukatorjaRenato Hotivdekja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti në Burrel, policia: 6 të plagosur! Mes të plagosurve është një fëmijë

20:36 : 05/06/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë, plagosen 4 persona në Burrel! Dy nisen drejt Traumës

19:46 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna merr djalin me shenja të nxira në fytyrë (DENONCIMI)

18:07 : 04/06/2025
AKTUALITET

Qershori çel regjistrimet në kopshte, 20 ditë afat! Procedurat që duhet të ndiqen hap pas hapi

09:12 : 03/06/2025
NDRYSHE

“U ndava nga trupi fizik/ Klinikisht e vdekur për 8 minuta, gruaja përshkruan jetën e përtejme

18:25 : 02/06/2025
AKTUALITET

Dogjën automjetin në Burrel, arrestohet një nga autorët, shpallet në kërkim tjetri/ EMRAT

11:26 : 02/06/2025
Para

7 gola në Rrogozhinë, Egnatia triumfon në përballjen spektakolare kundër Erzenit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com