• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vjedhja e të dhënave nga TIMS, Salianji kërkon raportim nga drejtuesja e SHISH dhe kreu i Policisë

12:30 : 12/09/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji kërkoi në Komisionin e Sigurisë, që për vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS të raportojnë drejtuesja e SHISH edhe Drejtori i Policisë së Shtetit.

Salianji ka ngritur disa shqetësime për mungesën e llogaridhënies nga këto institucione.

Teksa në komision raportonte zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, ai pyeti nëse kanë ndonjë përgjigje “për një prej ngjarjeve më të rënda të raportuar nga ndërkombëtarët, por edhe mediat shqiptare, siç është tentativa apo ndërhyrja në sistemin TIMS”.

“Institucionet që duhet të japin llogari para parlamentit, që janë nën monitorimin e këtij komisioni të japin llogari siç e parashikon kushtetuta dhe ligji. Këtu kam parasysh rrëshqitjen e kryetares së Shërbimit Informativ Shtetëror, e cila nuk raportoi siç parashikohet në Kushtetutë dhe ligj. Kam parasysh që ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë pavarësisht kërkesave të bëra konform rregullores së Kuvendit nuk morën pjesë për çështjet e kërkuara nga deputetët e opozitës dhe në një rast dhe me dakordësinë e deputetëve të maxhorancës dhe besoj që duhet të rikthehemi aty ku e kemi lënë për të rikthyer në shina të ligjshmërisë raportimin e këtyre institucioneve para Kuvendit”, tha Salianji.

“Së dyti, është me shumë shqetësim për të gjithë opinionin publik ashtu si për partnerët ndërkombëtarë dhe ndaj duhet të vinin këtu për të diskutuar dhe ne do të bëjmë kërkesë si fillim dhe pastaj edhe komision për më tej, është shqetësim thelbësor që në mbledhjen e parë të këtij komisioni ne të diskutojmë dhe nëse nga Ministria e Brendshme, përfaqësuesit e saj kanë ndonjë përgjigje për një prej ngjarjeve më të rënda të raportuar nga ndërkombëtarët, por edhe mediat shqiptare siç është tentativa apo ndërhyrja në sistemin TIMS për të fshirë gjurmë, apo për të marrë të dhëna, për t’i transferuar apo devijuar ato”, shtoi deputeti.

Lexo edhe:

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

Sipas tij, mbledhja duhet të niste për këtë çështje thelbësore qoftë për sigurinë e qytetarëve shqiptarë, qoftë për mbrojtjen e të dhënave personale, qoftë për ruajtjen e të dhënave të cilave mund të jenë objekt i punës hetimore të SPAK apo institucioneve të drejtësisë.

“Doja dakordësinë tuaj që të paraqiten në komision, drejtoresha e SHISH, ministri i Brendshëm, drejtori i Policisë për të marrë përgjigje për pyetjet që kemi bërë”, theksoi ai.

Më tej, Salianji ngriti shqetësimin e punësimit të personave me precedentë penalë për të njëjtën vepër penale në Policinë e Shtetit.

“Duke qenë se nuk kemi pasur mundësi të kemi pasur në komision, drejtorin e Policisë, drejtorin e AMP apo ministrin e Brendshëm pavarësisht dy kërkesave të bëra nga deputetët në përputhje me rregulloren, kam dy pyetje që është shqetësimi kryesor që ka të bëjë me sigurinë në vend për përfaqësuesin e Ministrisë së Brendshme dhe një shqetësim të shprehur nga ambasada e SHBA-ve për vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS; kemi ndonjë informacion nëse ka hetim nga AMP-ja, nëse janë gjetur përgjegjësit, deri në çfarë niveli është ndërhyrja në këtë sistem, a keni ju dhe a ka përgjegjës në atë ministri, njerëz që janë proceduar më parë për vepra të ngjashme penale, janë emëruar në sektorët kyç që kanë të bëjnë me këtë drejtori në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Lexova një investigim mediatik dje, bëhet fjalë për 8 persona të proceduar po për këtë vepër penale dhe të 8 janë marrë nga pozicione të tjera dhe janë çuar në Policinë e Shtetit. A kemi të bëjmë me vepër penale apo krim të organizuar? A ka hetim nga AMP, a ka marrë masa Policia e Shtetit për t’i larguar, pezulluar apo mbikëqyrur këta drejtues të lartë të policisë së Shtetit të akuzuar?”, deklaroi Salianji.

Etiketa: Ervin SalianjiTIMS

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

18:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

19:59 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i OSBE/ODIHR, Salianji: Protestat janë të domosdoshme, kjo situatë nuk mund të pranohet

14:45 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim

18:33 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025
Para

Sherr mes nuses dhe vjehërrve në Belsh, përfundojnë në polici

TË GJITHA

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com