Hëna e re në Virgjëreshë do të favorizojë më së shumti shenjat e tokës (Dem, Virgjëreshë, Bricjap) dhe të ujit (Gaforre, Akrep, Peshqit). Java do të çelë një periudhë ndryshimesh, personat që duan të bëjnë një punë tjetër do të kenë mundësi për të filluar diçka si dhe krijohen mundësitë për të realizuar planet.
Në parashikimin e horoskopit javor për “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Krisanthi Kallojeri thekson se karakteristikë e kësaj hëne të re është dalja në pah e të vërtetave dhe do të dëgjojmë shumë gjëra.
Dashi – Hëna e re tek ju zhvillohet në fushën që ka të bëjë me përditshmërinë, punën, karrierën dhe duhet të bëni një fillim të ri përmes ndryshimeve që duhet të jenë më novatore. Këto do të sjellin rritje të të ardhurave. Jeni njerëz të guximshëm, ndaj mos ngurroni të ndërmerrni iniciativa, lini mënjanë frikën sepse nuk ju karakterizon. Nëse shqetësoheni nga një çështje shëndetësore, merrni një mendje të dytë dhe do të gjeni zgjidhje. Është koha që të vendosni një program ditor më të organizuar që do ju ndryshojë mënyrën e jetesës dhe gjendjen tuaj të brendshme.
Demi – Kjo hënë e re për ju është shumë erotike dhe ju krijon mundësinë të përjetoni një dashuri me shikim të parë. Mund të keni një njohje të papritur dhe mos të kuptoni se si të fillojë një lidhje ose marrëdhënie dashurie. Për të tjerët, mund të sjellë gëzime nga fëmijët, të shfrytëzoni në maksimum talentet tuaja, të keni përfitime ekonomike. Nëse keni një marrëdhënie të tronditur, është momenti të keni një rikthim të personit që doni. Kujdes në një investim që mund të bëni. Kujdes nga miqtë e shokët që ju lavdërojnë sepse duan diçka nga ju dhe mos iu lejoni të ndërhyjnë përmes mendimeve sepse gjithmonë i dini ju më mirë gjërat. Më të ndikuarit jeni ju të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që janë përpara ndryshimeve që do t’i shkaktoni edhe ju sepse ndiheni të kufizuar dhe doni më tepër liri në jetën tuaj.
Binjakët – Hëna e re më 15 Shtator ju vë në ritme më të shpejta në jetën e përditshme, ju bën më praktikë dhe përfaqësuesi juaj, Mërkuri, më në fund kthehet në kurs të drejtë. Kjo hënë e re është shumë e rëndësishme për zhvillime në aksin familje-punë. Mund të keni një bashkëjetesë, fillim të ri përmes një zhvendosjeje ose ndryshime në punë. Në këtë të fundit jini sa më të kujdesshëm, të përpiktë dhe të vëmendshëm ndaj ‘dashamirësve’, kolegëve që duan të marrin nga lavdia juaj pa e kuptuar ju. Nëse keni një ndarje, bëhet për të mirën tuaj sepse është momenti të nxirrni nga jeta njerëzit dhe situatat toksike.
Gaforrja – Hëna e re për ju zhvillohet në aspektin e kontakteve, bisedave, aktivizimit nnë jetën e përditshme përmes të cilave do të realizoni qëllimet dhe synimet tuaja. Kjo do të bëhet përmes një pune kolektive. Do të keni mbështetje, ndoshta edhe nga ana ekonomike, të njerëzve të fuqishëm, të miqve dhe do të realizoni ëndrrat dhe qëllimet që keni. Sa më realiste të jenë këto, aq më afër suksesit jeni në këto momente me këtë hënë të re. Do të realizoni një udhëtim dhe nëse shqetësoheni nga çështje që lidhen me njerëzit që kanë të bëjnë me jetën e përditshme, do të gjeni zgjidhje. Mund të lindë ndonjë problem, por do keni mundësinë ta tejkaloni. Hëna e re është pozitive për ju, por të gjitha këto do tregojnë sa të realizueshme janë ato që kërkojmë.
Luani – Hëna e re zhvillohet në fushën financiare dhe premton zgjidhje në lidhje me të. Në disa raste mund të dalin në pah detyrime të tilla që do ju bëjnë të vendosni dorën thellë në xhep. Këto ndryshime mund të vijnë edhe nga ndryshime në punë sepse në anën profesionale do të keni ndryshime që mund t’i provokoni vetë, të lnii punën për të krijuar diçka tuajën ose të detyroheni nga vendimet që do të marrin të tjerët. Sfera profesionale do të përcaktojë të ardhruat tuaja. Nëse keni një ndryshim ekonomik që do ju shokojë, mos u shqetësoni sepse do të gjeni rrugën më pas. Sa i përket ndryshimeve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe punën janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës.
Virgjëresha – Hëna e re në shenjën tuaj është dinamike dhe ju jep mundësinë për fillime të reja në çdo aspekt në jetën tuaj. Për disa do të krijojë mundësinë të dalin nga një situatë ku duan të bëjnë hapa, të gjejnë zgjidhje dhe më parë pengoheshit. Hëna e re do ju udhëheqë në një rrugëzgjidhje. Do të keni mundësi për një bashkëpunim, marrëdhënie të re por këtu kini kujdes sepse premtimet nga të tjerët duhet t’i kaloni në një filtër dhe të jeni të përgatitur se ndoshta nuk do të merrni të gjitha ato që do ju premtojnë. Nëse jeni në një marrëdhënie ekzistuese, mund të keni një zhgënjim. Nëse njihni dikë, mos e vendosni në piedestal dhe prisni kohën për ta njohur. Favorizohen udhëtimet jashtë shtetit, studimet dhe njëkohësisht Mërkuri do të kthehet në kurs të drejtë në shenjën tuaj. Introspektiva që keni bërë dhe logjikën që përdorët periudhën e kaluar mund ta vendosni në zbatim.
Peshorja – Kjo hënë e re ju krijon mundësi për plane afatshkurtra që mund t’i zbatoni menjëherë pas datës 23 Shtator. Përpiquni të jeni më të tërhequr, takimet e bisedat t’i bëni në mënyrë më intime dhe s’ka nevojë të dinë të tjerët. Është momenti të mbyllni një kapitull, të çliroheni nga njerëz e situata toksike dhe nëse jeni të shqetësuar dhe doni qetësi shpirtërore, meditoni. Përgatituni për hapin e mëtejshëm.
Akrepi – Nën ndikimin e hënës së re do të bëni një fillim të ri që i përshtatet qëllimeve e synimeve tuaja. Ndoshta do të ketë të bëjë me një iniciativë, një punë kolektive, një punë të re në një ndërmarrje ndërkombëtare apo karrierë politike. Miqtë, bashkëpunëtorët dhe aleatët do mbështesin iniciativat tuaja. Këtu mund të kemi edhe antiteza, disa nga ju mund të përjetojnë një dashuri me shikim të parë, të tjerë një ndarje. Pra mund të keni një fillim të ri përmes ndryshimeve duke shkuar në anën tjetër. Dijeni se e vërteta del gjithnjë në pah, diçka që do ta shohim për të gjitha shenjat.
Shigjetari – Hëna e re në Virgjëreshë sjell fillime të reja dinamike në profesionin e karrierën tuaj. Këto do t’i bëni përmes një ndryshimi në biznesin tuaj që duhet të jetë novator, një teknologji më e lartë ose një investim. Nëse duhet të investoni, jini të kujdesshëm dhe mos nxitoni, shihni gërmat e vogla. Jeni njerëz hiperbolikë dhe entuziastë, ndaj bëni lehtë gabime por jeni me fat dhe kjo ju ndihmon të mos ju kushtojnë shumë këto gabime krahasuar me shenjat e tjera. Më të ndikuar në aspektin negativ janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që mund të kenë probleme në marrëdhëniet personale, familje apo bashkëpunime.
Bricjapi – Hëna e re në shenjën e Girgjëreshës ju sjell gjëra shumë të mira, hap horizonte të reja dhe shumë prej jush do të bëjnë një fillim të ri në jetën personale e profesionale. Do të keni zhvillime në jetën emocionale, takime të papritura, rikthime, persona të papritur që hyjnë në jetën tuaj dhe do të keni një dashuri të zjarrtë. Mund të keni një fillim të ri lidhur me jashtë shtetit ose studimet. Në përgjithësi, është një hënë e re shumë dinamike për shenjat e tokës dhe të ujit. Diçka që do ju shqetësojë ku mund të keni ndryshime e të befasoheni mund të ketë të bëjë me investimet tuaja prandaj kujdes me financat sepse duhet të shihni gjithë detajet përpara se të ndërmerrni një hap.
Ujori – Hëna e re sjell zhvillime në sferën financiare ku lidhet me paratë dhe të ardhurat e të tjerëve, investimet, bankat apo tatimet. Nëse doni të merrni një kredi për të bërë një investim duhet të jeni shumë të kujdesshëm se sa duhet t’i hidhni hapat sepse jeni në një fazë ku ndodheni përpara ndryshimeve që do transformojnë komplet jetën tuaj. Kjo ka filluar pak në 2023, por në vitet e ardhshme do të jetë shumë e theksuar. Hapat që do të bëni tani i gjeni përpara më vonë. Do të merrni zgjidhje për çështjet familjare, të pronësisë, zhvendosje. Funskionoi me kujdes e pa hiperboli.
Peshqit – Hëna e re përballë jush në Virgjëreshë ju krijon mundsi unike në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Kjo mund të jetë një lidhje e re afektive ose bashkëpunim profesional. Është në dorën tuaj që t’i çoni gjërat atje ku doni, nëse ato nuk dalin siç keni menduar është sepse i keni zmadhuar në kokën tuaj. Jini të vërtetë me veten pastaj me të tjerët, jini afër realitetit dhe të ndërgjegjshëm për situatat ku gjendeni ose ku mund të shkoni ju. Do të keni takime me njerëz të rinj, por edhe nga e kaluara. Është në dorën tuaj të bëni zgjedhjen e duhur, mjaft të mos idealizoni gjërat. Është momenti të largoheni nga njerëzit dhe situatat toksike.