• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta “babai i Tilit”, aktori Lutfi Hoxha

12:03 : 10/09/2023
në AKTUALITET, KULTURE

Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar, “Mjeshtëri i Madh”, Lutfi Hoxha. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën89-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Teatri “Aleksandër Moisiu” ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së artë të teatrit “Aleksandër Moisiu”. Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka.” – njoftoi Teatri i Durrësit këtë të diel ndarjen nga jeta të mjeshtrit të skenës Lutfi Hoxha, homazhet për të cilin do të mbahen nesër në hollin e teatrit “A. Moisiu”.

Profesionalizmi, qytetaria dhe pasioni për aktrimin e mbajtën gjithë jetën të lidhur me skenën dhe qytetin e lindjes. Ai mbetet një nga kolosët e roleve dytësore në kinematografinë shqiptare dhe një nga aktorët themelues të teatrit profesionist të Durrësit. Portreti i tij nuk harrohet lehtë për shkak të profesionalizmit dhe mirësisë që gjeneron në secilin prej roleve të realizuara. Afro 7 dekada jetë skenike dhe i palodhur.

Publiku e ka mirëpritur me duartrokitje interpretimin dhe atë që përccon nga vetja ndërsa ngjitet në skenën e teatrit apo luan role kinematografike. Ai lindi në Durrës më 1 qershor të vitit 1934 ku dhe kreu mësimet e para për të vijuar liceun artistik “Jordan Misja” në degën e aktrimit. Nisi të merret me teatër që kur ishte amator në grupin e Kantierit Detar ku spikati talenti dhe aftësia e tij për të krijuar karaktere. Në estradën e ushtrisë u shqua sidomos për monologët e tij të realizuar me vërtetësi dhe plot humor.

Lexo edhe:

Nga presidenti te politikanët, reagime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Remo Girone, i njohur për rolin e “Tano Cariddi”

Mbi 100 role në teatër dhe afro 17 në kinematografi përbëjnë gamën e jetës së tij artistike. Disa prej filmave në të cilat ka interpretuar janë “Rrugicat që kërkonin diell”, “Detyrë e posaçme”, “Thirrja”, ”Shoku ynë Tili”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Nata e parë e lirisë”, “Ne dhe Lenini” etj. Dalja në pension nuk i solli apati profesionale, përkundrazi. Vijoi t’i përgjigjet ftesave të regjisorëve. Luajti në “Qytet pa dashuri” të Bashkim Hoxhës, “Trokitje në dyert e dhimbjes” nga Serafin Fanku, monologun e Edipit në “Edipi Mbret”, “Nuk paguajmë, nuk paguajmë” të nobelistit Dario Fo, në komendinë “Dy vëllezër e gjysmë”, si dhe në Teatrin Kombëtar “Korbi i bardhë”.

Etiketa: aktoriLutfi Hoxhandahet nga jetaShoku yne Tili

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga presidenti te politikanët, reagime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

16:24 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Remo Girone, i njohur për rolin e “Tano Cariddi”

22:13 : 03/10/2025
KULTURE

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur i serenatave korçare, Astrit Koçibelli

20:34 : 05/09/2025
BOTA

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur

16:02 : 24/08/2025
AKTUALITET

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari Artur Zheji

16:58 : 23/08/2025
BOTA

Ndahet nga jeta Pippo Baudo, ikona e televizionit italian

21:48 : 16/08/2025
Para

VIDEO/ Mrekullia në Marok, momenti kur foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat

TË GJITHA

Situatë alarmante nga reshjet në Lezhë/ Del nga shtrati Lumi Drojë, mbi 50 shtëpi të përmbytura

12:00 : 18/11/2025

Përmbytet nënkalimi i Mamurrasit, fundoset makina bashkë me shoferin/ VIDEO

11:59 : 18/11/2025

Balluku udhëtim sekret në SHBA, kërkon mbrojtje ekstraligjore përballë akuzave të SPAK!

11:49 : 18/11/2025

Shqiptari dhe 2 miqtë e tij rrahin për vdekje 58-vjeçarin në mes të Athinës, arrestohen

11:44 : 18/11/2025

Vijon skandali te Onkologjiku/ Mungesa e “Avastinës”, pezullon kimiot për pacientët me kancer

11:38 : 18/11/2025

PS-PD bien dakord, mocion me debat për situatën me krimin e organizuar në vend

11:32 : 18/11/2025

Kush e vrau Françesk Shkambin, si iu falën 27 vite burg nga administrata Biden?

11:24 : 18/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com