• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Heroinë me Porche Cayenne/ Si u shkatërrua grupi i Nikolin Janinës së “Porcelanosa”

17:53 : 09/09/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në 26 Prill 2016, Policia Antidrogë e rajonit të Pontevedra, në Spanjë, shkatërroi një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike. Në bordin e një automjeti “Porche Cayenne”, të drejtuar nga shtetasi shqiptar, i identifikuar si Rinush G., u gjet rreth 54 kilogramë heroinë.

Në momentin e operacionit, sasia e heroinës së gjetur u konsiderua më e madhja e kapur për atë vit në të gjithë Europën.

Policia spanjolle arriti të arrestonte të paktën 6 persona, të përfshirë në këtë linjë trafiku nga Europa Qendrore drejt gadishullit iberik. Personi kyç, i konsideruar në mediat spanjolle edhe si “koka e grupit kriminal”, shqiptari Nikolin Janina, i shpëtoi operacionit.

Janina, një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri, i cili ka në pronësi kompaninë “Porcelanosa”, u arrestua në atë kohë në Shqipëri. Por, për shkak të mungesës së një Marrëveshjeje ekstradimi mes Spanjës dhe Shqipërisë, ai u la i lirë.

Lexo edhe:

Trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO çon për gjykim 5 të pandehur (EMRAT)

Trafik droge e prostitucion, goditet organizata kriminale italo-shqiptare, 7 të arrestuar

Pak javë më parë, në korrik 2023, Nikolin Janina u ekstradua përfundimisht drejt Spanjës, bazuar në një Marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Madridit, në prill të vitit 2022.

Ai është i vetmi që nuk është gjykuar për atë episod trafikimi. Gjashtë bashkëpunëtorët e tij-dy prej të cilëve shqiptarë dhe tre spanjollë-janë dënuar me nga 11 deri në 17 vjet, për një total prej 79 vitesh burgim, si edhe me gjobë që arrin deri në 9 milionë euro.

Si u zbulua grupi kriminal

“Boldnews.al” ka hulumtuar mbi raportimet e mediave spanjolle mbi arrestimin dhe ecurinë e hetimeve ndaj të ashtëquajturit “grup kriminal me Porche Cayenne”.

Grupi u emërtua në mënyrë të tillë pasi përdorte makinat e shtrenjta për trafikimin e heroinës nga vende të ndryshme të Europës drejt Spanjës.

Sipas dokumentave hetimore të Policisë dhe Prokurorisë spanjolle, rezulton se, më 24 shkurt 2016, shqiptari Rinush G. u nis me një Porsche Cayenne nga Barcelona në Gjermani. Më 18 mars ai lëvizi drejt Holandës për të siguruar lëndë narkotike heroinë.

Ajo lëndë narkotike-sipas hetimit-do t’i dorëzohej spanjollit Castor Manugel G.G dhe bashkëshortes së tij, Maria del Carmen C.D.

Vendi i dorëzimit ishte caktuar pranë një hoteli në qytetin Tui, ku shqiptari Rinush G. mbërriti më 19 mars.

Por, një ndërhyrje nga Policia Kombëtare Spanjolle prishi qëllimet e bandës, duke sekuestruar drogën e fshehur në një ndarje automjeti.

Në foto: Lënda narkotike Heroinë, e kapur në vitin 2016

Aty u gjetën 54 pako cilindrike që përmbanin 53 kilogramë e 771 gramë heroinë.

Pas arrestimit në flagrancë të tre personave, Policia spanjolle vijoi operacionin, duke arrestuar edhe tre shtetas të tjerë- shqiptarin Sokol R. i cili konsideroj si përgjegjës për mbajtjen e shumave të parave dhe dy spanjollët e tjerë, Jose R.R dhe Marcos Antonio G.B.

Roli i Nikolin Janinës

Në dosjen gjyqësore që Prokuroria e Ponteverde paraqiti para Gjykatës së Porrinos jepen të dhëna mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të grupit kriminal.

Prokuroria përshkruan se gjashtë të arrestuarit, së bashku me personin e arratisur (Nikolin Janina), ishin pjesë e “një organizate kriminale”, qëllimi i së cilës ishte “futja në Spanjë dhe më pas shitja mes konsumatorëve” e heroinës.

Në foto: Biznesmeni Nikolin Janina

Sipas prokurorisë, ata kishin “një strukturë hierarkike” me “ndarje rolesh dhe funksionesh”.

Nga njëra anë ishte dega shqiptare, me kryetar Janinën dhe dy anëtarë të tjerë: Sokol R., “përgjegjës për marrjen e dërgesave të rregullta të parave” nga shitja përfundimtare e drogës në provincën e Pontevedra; dhe Rinush G., i cili, sipas prokurorit, ka qenë ai që ka transportuar drogën me makinë nga Evropa Qendrore në Galicia.

Nga ana spanjolle, vlerësohet se personi kyç ishte Castor Manuel.

Funksioni i tij, sipas Prokurorisë, ishte të shpërndante heroinën që rrjeti i dërgoi në provincën e Pontevedras, për të mbledhur më vonë pagesën për drogën nga “shkallët e ulëta” dhe për t’i çuar paratë në Barcelonë, për t’i dorëzuar në “kupolë” të rrjetit.

Gruaja e tij e shoqëronte në takime. Roli i saj ishte gjithashtu të “krijonte një pamje të ligjshmërisë dhe normaliteti” në ato udhëtime dhe takime. Dy të pandehurit e tjerë shpërndanin heroinën “ndër shitësit e fundit me pakicë të substancës”.

Pamje nga aksioni i policisë spanjolle në vitin 2016

Porcelanosa spanjolle: Nuk kemi lidhje me Janinën

Nikolin Janina u arrestua fillimisht në Shqipëri në vitin 2016 për llogari të autoriteteve spanjolle dhe u la i lirë disa muaj më vonë, për shkak se ai nuk mund të ekstradohej në mungesë të një Marrëveshje dy-palëshe Shqipëri-Spanjë.

Në maj të vitit 2022, menjëherë sapo u miratua Marrëveshje e ekstradimit mes dy vendeve, Nikolin Janina u arrestua sërish për llogari të drejtësisë në Spanjë.

Ky arrestim i dytë i tij u raportua edhe në median spanjolle, të cilët e konsideruan si bosin e “Porcelanosa Albania”.

Por, kompania e mirënjohur spanjolle “Porcelanosa”, deklaroi se Nikolin Janina as nuk është pjesë e grupit financiar dhe as nuk është person i autorizuar apo filial i saj në Shqipëri.

Kompania e Nikolin Janinës në Shqipëri, megjithëse prezantohet me emrin tregtar “Porcelanosa”, në fakt emrin e vërtetë e ka “Alba Ceramica”.

Është e paqartë se përse Janina ka zgjedhur të përdor emrin e kompanisë së njohur spanjolle. Por, kjo e fundit, mohon çdo lidhje me biznesmenin shqiptar.

Në foto: Grupi spanjoll “Porcelanosa” mohon bashkëpunimin tregtar me Nikolin Janinën

Zv.presidenti i “Porcelanosa” në Spanjë, Silvestre Segarra, deklaroi në vitin 2022 për median e vendit të tij se “Janina, asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është pronar i Porcelanosa Albania” dhe “as nuk përfaqëson kompaninë apo mban ndonjë pozicion në të”.

Segarra citohet gjithashtu të ketë deklaruar se “personi i arrestuar ka blerë dhe shitur materiale të Porcelanosa në të shkuarën, por mes tyre nuk ka pasur marrëdhënie tregtare për të paktën 5 vitet e fundit.

Po ashtu, zv.presidenti i “Porcelanosa”, Segarra, ka deklaruar për median spanjolle se “djali i Nikolin Janinës, një rezident në qytetin Castellón të Almassora, blen pllaka nga marka të ndryshme, megjithëse ai nuk mban asnjë pozicion në firmën e tyre apo në të tjera”.

Etiketa: Nikolin janinaPorcelanosatrafik droge

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO çon për gjykim 5 të pandehur (EMRAT)

15:50 : 02/06/2026
AKTUALITET

Trafik droge e prostitucion, goditet organizata kriminale italo-shqiptare, 7 të arrestuar

17:36 : 29/05/2026
AKTUALITET

Akuzohen për trafik droge dhe kultivim narkotikësh, SPAK dërgon për gjykim 3 ish-policë/ EMRAT

13:19 : 29/05/2026
AKTUALITET

Nga vizat turistike te ‘delivery’, si rekrutoheshin ‘kuajt e drogës’?/ Goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Itali

16:08 : 27/05/2026
AKTUALITET

Në kërkim për laboratorin e kokainës në Frakull, arrestohet në Spanjë Kevin Margjoni

10:04 : 26/05/2026
AKTUALITET

Antimafia në Brescia godet rrjetin e kokainës, dhjetëra shqiptarë mes të akuzuarve (EMRAT)

20:13 : 25/05/2026
Para

Shqipëri-Poloni, Fernando Santos: Jemi me moralin lart, e dimë se çfarë na pret nesër

TË GJITHA

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom