Në një letër që është dërguar te Ndihmës Sekretari Michele J. Sison, Byroja e Çështjeve të Organizatave Ndërkombëtare, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, ish- kongresmeni shqiptaro-amerikan Joseph DioGuardi, ringre temën e debatit për menaxhimin e Butrintit.
Letra e titulluar “Rikthimi i SHBA-së në UNESCO dhe çështje serioze shkeljeje në sitin e Trashëgimisë Botërore të Butrintit në Shqipëri të shkaktuar nga një ent amerikan” është publikuar në shqip nga gazeta DITA.
Më poshtë, teksti i plotë i saj:
“I nderuari ndihmës sekretar Sison,
Quhem Joseph J. DioGuardi dhe jam ish kongresmen amerikan, si dhe President e Themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane “AACL”, një organizatë jofitimprurëse që punon për forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.
Ju përgëzoj për rikthimin e SHBA-së në UNESCO. Kjo është padyshim një arritje domethënëse e administratës Biden dhe, ashtu si Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Dr. Audrey Azoulay deklaroi, “me këtë kthim, UNESCO do të jetë në një pozicion edhe më të qëndrueshëm për të kryer detyrat e veta”.
Rikthimi i SHBA-së në UNESCO është veçanërisht i rëndësishëm në lidhje me Shqipërinë, ku një fondacion i vendosur në SHBA, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit “AADF”, është duke u përpjekur që të marrë në zotërim, të kontrollojë, menaxhojë dhe të ketë në përdorim Parkun Kombëtar të Butrintit, i regjistruar si sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s me vlerë të jashtëzakonshme mbarëbotërore që nga viti 1992.
Përpjekjet e AADF shkojnë shumë përtej mandatit ligjor të organizatës dhe duhet të kufizohen.
Si mund të jeni në dijeni, korporata mëmë e AADF, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, u themelua në vitin 1996 në përputhje me Ligjin për Mbështetjen e Demokracisë në Europën Lindore të vitit 1989, i njohur si “Ligji SEED”. Siç thuhet shprehimisht në ligj, qëllimi i këtij ligji ishte të nxiste “zhvillimin e sektorit privat” dhe jo të uzurponte menaxhimin dhe operimin e parqeve kombëtare të një vendi tjetër sovran, edhe përmes mbështetjes së dyshimtë të palëve vendase të nxitura nga interesa personale.
Veprimet për të ardhur keq të AADF-së në lidhje me Butrintin kanë ndezur polemika të qenësishme në Shqipëri dhe, në vend që të rrisin reputacionin e SHBA-së për bujarinë e saj, kanë nxitur dyshime dhe pendim. Për më tepër, përveç se janë në shkelje të plotë të ligjit dhe politikave të SHBA-së, veprimet e AADF-së bien edhe në kundërshtim të plotë me Konventën e vitit 1972 të UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore – “Konventa e Parisit” – në lidhje me sovranitetin e shteteve palë.
Siç e dini, në SHBA, Shërbimi i Parqeve Kombëtare ushtron ekskluzivisht detyrën për të ruajtur, mbrojtur, menaxhuar, përdorur dhe kontrolluar parqet kombëtare, të cilat janë gjithashtu site të trashëgimisë botërore. Modeli ynë (amerikan) ka frymëzuar në mënyrë domethënëse modelin e Konventës së Parisit, sipas të cilës shtetet palë janë “parësor” në ushtrimin e detyrës për të identifikuar, mbrojtur, ruajtur, ekspozuar dhe transmetuar Sitet e Trashëgimisë Botërore tek brezat e ardhshëm.
Megjithatë, duke abuzuar me prestigjin dhe reputacionin e Shteteve të Bashkuara, AADF i ka bërë presion qeverisë shqiptare që të marrë përsipër zotërimin, kontrollin, menaxhimin dhe përdorimin e sitit të trashëgimisë botërore të Butrintit.
Sikur të mos mjaftonte kjo, AADF po e dëmton seriozisht integritetin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Me fjalë të tjera, (po prish) “tërësinë” dhe “paprekshmërinë” e tij duke e ndarë zonën dhe duke marrë nën kontroll parkun e paçmuar arkeologjik, ndërsa pjesa tjetër e parkut është lënë nën autoritetin aktual të Parqeve Kombëtare të Shqipërisë.
Në këmbim të kësaj, AADF është zotuar të ndërtojë një Qendër Vizitorësh në këtë sit. Mund të merret me mend se si do të ndiheshim ne në SHBA, nëse një fondacion i huaj do të ofronte ndërtimin e një qendre vizitorësh në Parkun Kombëtar Yellowstone dhe në këmbim të kësaj të merrte në zotërim, kontroll, përdorim dhe menaxhim të plotë thesarin kombëtar të SHBA-së.
Natyrisht, një lëvizje e tillë ka hasur rezistencë të ashpër në Shqipëri.
Për shembull, Presidenti i vendit vuri veton ndaj ligjit që lejonte AADF-në të menaxhonte Butrintin; Deputetja e qarkut të Sarandës, ku ndodhet Butrinti, ka dorëzuar legjislacionin që do mbyllte boshllëkut ligjor që bën të mundur një travesty të tillë; dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, aktualisht, po shqyrton këtë çështje.

Për shembull, Presidenti i vendit vuri veton ndaj ligjit që lejonte AADF-në të menaxhonte Butrintin; Deputetja e qarkut të Sarandës, ku ndodhet Butrinti, ka dorëzuar legjislacionin që do mbyllte boshllëkut ligjor që bën të mundur një travesty të tillë; dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, aktualisht, po shqyrton këtë çështje./DITA