• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Studimi: Rastet e kancerit te moshat nën 50 vjeç në mbarë botën janë rritur gati 80%

16:54 : 06/09/2023
në SHENDETI

Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se numri i personave nën 50 vjeç në mbarë botën që janë diagnostikuar me kancer, është rritur me gati 80% në tre dekada.

Rastet globale të kancerit u rritën nga 1.82 milionë në 1990 në 3.26 milionë në 2019, ndërsa vdekjet nga kanceri të të rriturve në të 40-at, 30-at ose më të rinj u rritën me 27%. Më shumë se një milion persona nën moshën 50-vjeçare në vit po vdesin nga kanceri, zbulon hulumtimi.

Ekspertët janë ende në fazat e hershme për të kuptuar arsyet e rritjes së rasteve. Autorët e studimit, të publikuar në BMJ Oncology, thonë se dieta e dobët, përdorimi i alkoolit dhe duhanit, pasiviteti fizik dhe obeziteti mund të jenë faktorët që kanë ndikuar në rritjen e rasteve.

“Inkurajimi i një stili jetese të shëndetshëm, duke përfshirë një dietë të shëndetshme, kufizimin e konsumit të duhanit dhe alkoolit dhe aktivitetin e duhur në natyrë, mund të zvogëlojë barrën e kancerit të hershëm”, thuhet në studim.

Studimi i fundit, i udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut në Skoci dhe Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Zhejiang në Hangzhou, Kinë, ishte i pari i këtij lloji që shqyrtoi çështjen në një shkallë globale dhe faktorët e rrezikut për të rriturit më të rinj. Shumica e studimeve të mëparshme u fokusuan në dallimet rajonale dhe kombëtare. Në këtë studim global, studiuesit analizuan të dhëna nga 204 vende që mbulojnë 29 lloje të kancerit.

Lexo edhe:

Shkencëtarët: Të ndalohet menjëherë konsumi i proshutës, po shkakton kancer

Dezinfektuesit e duarve shkaktojnë kancer? BE shqyrton ndalimin e etanolit

Ata studiuan rastet e reja, vdekjet, pasojat shëndetësore dhe faktorët e rrezikut kontribuues për të gjithë ata të moshës 14 deri në 49 vjeç për të vlerësuar ndryshimet midis 1990 dhe 2019.

Në vitin 2019, diagnozat e reja të kancerit te moshat nën 50 vjeç arritën në 3.26 milionë, një rritje prej 79% në krahasim me shifrën e vitit 1990. Kanceri i gjirit përbën numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve të shoqëruara.

Një total prej 1.06 milionë nën-50 vjeç vdiqën nga kanceri në vitin 2019, një rritje prej 27% në krahasim me shifrën e vitit 1990. Pas kancerit të gjirit, numri më i lartë i vdekjeve ishte i lidhur me kancerin e mushkërive, stomakut dhe zorrëve.

Etiketa: kancersemundjestudim

Lajme të lidhura

SHENDETI

Shkencëtarët: Të ndalohet menjëherë konsumi i proshutës, po shkakton kancer

11:49 : 25/10/2025
AKTUALITET

Dezinfektuesit e duarve shkaktojnë kancer? BE shqyrton ndalimin e etanolit

10:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime

09:23 : 18/10/2025
AKTUALITET

ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri; Rastet rriten me 23% në një dekadë

13:16 : 07/10/2025
AKTUALITET

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025
AKTUALITET

Kanceri i gjirit, mbi 800 raste në vit në Shqipëri

17:56 : 01/10/2025
Para

E puthi pa dëshirën e saj, futbollistja spanjolle denoncon Rubialesin për sulm seksual

TË GJITHA

Referimet për veprat penale të pastrimit të parave, Çela i pakënaqur me punën e Drejtorisë së Tatimeve

14:24 : 27/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, dëshmia e Gjon Shkambit në Gjykatë: Nuk kisha dijeni për armën e nipit!

14:18 : 27/10/2025

Gjyqtarja Irena Gjoka e dënuar në Greqi? Çela: Po e verifikojmë! Deklarimi i rremë është vepër penale

14:17 : 27/10/2025

“U përdor administrata për zgjedhjet”/ Kryeprokurori Çela i përgjigjet deputetit të PD: Kanë nisur disa hetime

13:59 : 27/10/2025

Kryeprokurori Çela raporton në Parlament: Kemi pak prokurorë, 2024 ishte vit i vështirë

13:52 : 27/10/2025

Raportimi në Kuvend, kryeprokurori Çela: Kriminaliteti në Shqipëri është rritur

13:40 : 27/10/2025

Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen e Sali Berishës, arsyeja

13:38 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com