• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një model i kalbur gjer në palcë/ Fajdetë që shiten si inovacion financiar

13:44 : 03/09/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga Klodian Tomorri

Kredo Financë është një kompani që e klasifikon veten në kategorinë e sipërmarrjeve fintech. Në botën moderne kjo kategori nënkupton firmat inovative, të cilat përdorin teknologjinë për përmirësuar shërbimet financiare tradicionale. Por pas fjalës fintech, në rastin e Kredos fshihet një model problematik biznesi. Dhe ky model është i thjeshtë.

Kompania ka një portofol parash, të siguruara nga aksionerët e saj apo përmes humarrjes nga investitorë të ndryshëm në disa platformave të caktuara si Mintos. Këto para ajo ja u jep hua qytetarëve apo bizneseve shqiptare në formën e mikrokredive të shpejta, pa kolateral. Shuma e tyre mund të arrijë deri në 600 mijë lekë, ose 5 mijë e 500 euro.  Ky është biznesi i Kredos dhe të ngjashmëve të saj.

Sipas të dhënave nga bilanci, në fund të vitit të kaluar stoku total i huave që Kredo Finance ka dhënë për qytetarët shqiptarë arriti në 3.3 miliardë lekë ose 30.5 milionë euro. Për këtë portofol kredish, kompania arkëtoi vitin e kaluar 2.5 miliardë lekë të ardhura nga interesat, gjobat, komisionet dhe tarifat e shtyrjes së kredive. Pra 76 për qind të ardhura mbi stokun e kredive.

Me pak fjalë, modeli i biznesit të Kredos është ky. Për cdo 100 lekë që kompania ka dhënë kredi, ajo gjeneron 76 lekë të ardhura në vit nga interesat dhe kostot e tjera që u ngarkohen kredimarrësve. Zyrtarisht quhet fintech. Në të vërtetë është kredidhënie grabitqare.

Lexo edhe:

Tomorri: Hetimet ndërkombëtare flasin për përfaqësues të qeverisë shqiptare në struktura mafioze

Tomorri: Lidhjet me kartelet e drogës, kanë bërë që SHBA t’i mbyllë derën Edi Ramës

BSH që rri e vështron

Debatet për normat e lartë të interesit dhe praktikat jo etike nga kompanitë e mikrokredive të shpejta e detyruan Bankën e Shqipërisë që në vitin 2021 të vendoste tavan mbi normat e interesit të tyre. Për kreditë me këste deri në shumën 200 mije lekë, interesi efektiv 1 vjeçar u kufizua në 118.96 për qind. Kredo lundron në limitet e këtij kufiri.

Sipas të dhënave që publikon BSH për muajin gusht të këtij viti, norma efektive e aplikuar nga Kredo ishte 115 për qind, 108, për qind, 103 për qind dhe 108 për qind në vit respektivisht për kredinë 1 vjeçare, atë 2 vjeçare, kredinë 3 vjeçare dhe atë 4 vjeçare.

Institucionet e specializuara dhe ekspertët ndërkombëtarë të financave kanë përcaktuar se norma maksimale e një kredie që të quhet e përballueshme duhet të jetë deri në 36 për qind në vit. Kredo po i ngarkon qytetarët shqiptarë mbi 3 herë më shumë se ky interes. Me pak fjalë, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në të vërtetë nuk ka zgjidhur asgjë.

Mikrokredia e shpejtë në Shqipëri realisht është “kredi grabitqare” e maskuar nën togëfjalëshin fintech. Dhe Banka e Shqipërisë rri e vështron. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse fajde e legalizuar me ligj. Dhë në fund pyetja që shtrohet natyrshëm është; kujt i duhet ky model biznesi?

Avokatët e mikrokredisë thonë se këto kompani shërbejnë një segment konsumatorësh, të cilët nuk kanë akses në banka. Ndërsa normat e larta me faktin se kreditë jepen pa garanci dhe kanë risk të lartë moskthimi. Sipas tyre, ky model biznesi i tillë është. Por Banka e Shqipërisë nuk ka asnjë studim, se cilët kategori konsumatorësh marrin kredi në institucione. Çfarë bëjnë ata me këto para dhe si preken financiarisht personat që hyjnë në sipiralen e borxheve të shpejta, që ofrojnë mikrokreditë?

Më tej akoma çfarë fiton ekonomia nga ky model biznesi, i cili është i kalbur gjer në palcë dhe që sot në Europë lejohet masivisht vetëm në 3 apo katër vende? Ato janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Moldavia dhe Bosnja. Askund në Bashkimin Europian. A ndihet Banka e Shqipërisë komode nga kjo që rri e vështron, teksa mijëra qytetarë zhyten në spiralen mjeruese të kredive grabitqare, që u shiten si inovacion financiar?/Oligarkia.al

Etiketa: fajdeinovacion financiarKlodian Tomorrikredo finance

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tomorri: Hetimet ndërkombëtare flasin për përfaqësues të qeverisë shqiptare në struktura mafioze

21:37 : 30/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Lidhjet me kartelet e drogës, kanë bërë që SHBA t’i mbyllë derën Edi Ramës

19:11 : 25/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Ja tre kriteret me të cilat Edi Rama zgjedh ministrat

18:50 : 11/09/2025
AKTUALITET

Zhdukja e Daniel Shimës, Tomorri: Nëse e kanë rrëmbyer, Shqipëria zyrtarisht është shtet mafioz

21:07 : 20/08/2025
AKTUALITET

Denoncimi: Nga borxhi i burrit te humbja e makinës. Skema e fajdes që më detyroi të largohem nga Shqipëria

20:54 : 28/07/2025
Para

Bardhi thërret në takim të gjithë deputetët e PD: Asgjë nuk duhet të na pengojë për t’u bashkuar

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com