• Kontakt
Thursday, September 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Anglezja e mbytur në Sarandë, i ati zbulon detaje të reja nga tragjedia

22:20 : 27/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Me zemër të thyer, anglezi George Gannon 61-vjeç, babai i Rebecca Gannon e cila humbi jetën 11 muaj më parë duke u zhytur në Sarandë, tregon për “Top Channel”, kalvarin e gjatë në gjetjen drejtësi për vajzën.

Ai sjell për herë të parë detaje të panjohura për mbytjen e së bijës, duke theksuar se gjithçka ndodhi nga neglizhenca e kompanisë ku kishte rezervuar për Scuba Diving.

George Gannon: Siç edhe mund ta imagjinoni, ne jemi të shkatërruar nga kjo, si unë me bashkëshorten dhe fëmijët tanë. Në tetorin e vitit të shkuar erdha në Sarandë, në kërkim të së vërtetës, se çfarë i ndodhi vajzës tonë dhe motrës të fëmijëve tanë. Jemi të shkatërruar, njësoj si gjithë-kush tjetër kur humb një fëmijë. Asnjë prind, nuk e meriton të jetë në funeralin e fëmijës së vet. Paçka se jemi të shkatërruar, nuk do ta ndalim betejën për të ditur çfarë i ndodhi asaj.

Muhamed Veliu: Cila është pikëpamja juaj për prokurorinë e Sarandës, e cila nuk i është përgjigjur ende kërkesës suaj për të mësuar në çfarë faze është hetimi?

Lexo edhe:

Vdes tragjikisht 28-vjeçari në Sarandë! Ja çfarë dyshohet

Vdekja e Zhejit/Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

George Gannon: Kam shpenzuar shumë muaj në Shqipëri pas funeralit të vajzës. Larg familjes, për t’i përcjellë atyre e shumë miqve të Rebekës që kishte në të gjithë botën, lajme se çfarë realisht kishte ndodhur. Unë besoj se policia, prokuroria dhe Mjekësia Ligjore në Shqipëri, po mundohen të fshehin diçka, duke mos na u përgjigjur e treguar për rrethanat si humbi jetën vajza jonë. Pas gjithë këtyre muajve, unë mendoj se ata mbas mendojnë ta vendosin këtë çështje nën tapet dhe sa më shumë ta vonojnë problemi do të shuhet. Por s’ka për t’u shuar. Unë do ta vijoj betejën.

Muhamed Veliu: Ju jeni zhvendosur nga Anglia për në Sarandë. Çfarë keni mundur të mësoni gjatë kësaj kohe?

George Gannon: Gjatë të gjithë dimrit qëndrova në Sarandë për të gjetur drejtësi për vajzën time. Askush nuk fliste me mua por munda të lidhem me një oficer policie, i cili ishte në dijeni të asaj çfarë i ndodhi vajzës sime. Pas shumë muajsh ai u vendos në anën e përpjekjeve të mia,  por u transferua në një qytet tjetër. Kam humbur kontaktet. Nuk e kam parë më, pas disa muajsh punë bashkërisht. Ai u zhduk nga jeta ime. Nga qëndrimi im në Shqipëri mund t’ju them, se vërejta një tendencë për t’i vënë kapak asaj që ndodhi me Rebekën.

Muhamed Veliu: Nga kërkimet tuaja për rrethanat e humbjes së jetës të Rebekës, kjo tragjedi mund të evitohej?

George Gannon: Absolutisht! Vajza ime dhe partneri rezervuan Scuba Diving, që kur ishin në Angli. Rebecca ishte një zhytëse profesioniste bashkë më partnerin. Kishin bërë zhytje në Zelandën e Re, Australi, dhe Amerikën e Jugut. Janë profesionistë. Por a mund të ishte evituar kjo? Kompania që përgatiti zhytjen e vajzës Sime reklamonte në të gjithë botën përmes rrjeteve sociale, se ishte e vetmja kompani në Shqipëri e licencuar nga qeveria. Kjo kompani reklamonte duke thënë, mos i besoni zhytje kompanive të tjera. Bazuar në këtë, vajza ime bëri rezervimin por humbi jetën nga neglizhenca e kësaj kompanie. Nuk po sugjeroj se donin ta vrisnin atë por humbi jetën, prej neglizhencës së tyre.

Muhamed Veliu: Çfarë kemi parasysh kur flisni për neglizhencë?

George Gannon: Flas për pajisje me defekt. Kur Rebecca ishte mbi anije përpara se të humbte jetën zbuloi se jeleku me oksigjen që vishet në zhytje dhe kur jeni në rrezik shtypet një buton nuk fryhej. Ajo ia tha këtë të pronarit të kompanisë, se jeleku nuk punonte. Ai e tundi jelekun dhe tha se punonte. Pra, u zhyt më pas me një jelek me probleme. Besoj se kishte probleme edhe bombola e oksigjenit. Një ditë më parë zhytja ishte anuluar pasi në det vizibiliteti nën ujë ishte 30%. Ditën kur Rebecca humbi jetën paçka se vizibiliteti nën ujë ishte prapë 30%, u lejua zhytja. Ishin dy instruktorë. Një në fillim e një në fund, duke zhytur dyfishin e numrit të njerëzve.

Muhamed Veliu: Krahas të bërit drejtësi për vajzën tuaj, doni të ndryshoni edhe ligjin në Shqipëri për zhytjet. Si do ta bëni këtë?

George Gannon: Qëllimi im, është gjetja e disa përgjigjeve për vajzën që humbëm. Krahas kësaj do të kontaktoj ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, për të kuptuar se përse në Shqipëri ndodhin të tilla gjëra. Këto nuk ndodhin në Evropë pasi ka rregulla strikte sigurie, legjislacion i duhur e shumë masa siguruese. Falë këtyre rregullave vajzës sime nuk i ndodhi asnjë, në shumë vende të botës, ku ka qenë për zhytje. Në Shqipëri ka mungesë legjislacioni për këtë. Kushdo me një anije merr njerëz e i çon për Scuba Diving. Unë dua që ata të tjerë turistë që do të vinë në Shqipëri,  të mos i ndodhë ajo që i ndodhi si pasojë e neglizhencës. Dua të ndryshoj gjërat për ata, që në ardhmen do të vizitojnë Shqipërinë. /Burimi i lajmit Top Channel

Etiketa: britanikjambytursarande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vdes tragjikisht 28-vjeçari në Sarandë! Ja çfarë dyshohet

10:29 : 02/09/2025
AKTUALITET

Vdekja e Zhejit/Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

15:40 : 29/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet pronarja e një marketi në Sarandë! Sekuestrohen produkte kozmetike dhe qindra artikuj të tjerë

13:55 : 29/08/2025
AKTUALITET

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025
AKTUALITET

I mituri u gjet i vetëvarur në banesën e dajës në Sarandë, policia: Kishte shkuar me pushime. Nisin hetimet

11:10 : 25/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025
Para

Vrau 3 persona me ngjyrë e më pas vetën, Policia e Floridas: I riu i urrente zezakët

TË GJITHA

Sulmi ndaj gjyqtarëve, si e përgatiti Rama terrenin për burgosjen e “fakirëve të ujit”

11:26 : 04/09/2025

Egli Tako rikthehet në televizion, ja ku do ta shohim

11:21 : 04/09/2025

Kodi i ri Penal/ Manja shmang përgjegjësitë: Ne jemi vetëm porositësit, e hartuan ekspertët!

11:09 : 04/09/2025

Pjeshkët me nikel të bllokuara në Kroaci/ AKU: U asgjësuan, eksportuesit nuk kishte më në magazinë

10:56 : 04/09/2025

Tiranë/ I riu kapet i armatosur me pistoletë, tenton të arratiset sapo sheh Policinë (EMRI-VIDEO)

10:37 : 04/09/2025

Shpërthen bombola e gazit në Has, plagoset pronarja e banesës

10:24 : 04/09/2025
Foto ilustruese

Adoleshenti përplas me motor 22-vjeçaren në Shkodër, plagosen të dy

10:13 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com